Kiço Blushi: Edhe Hitleri (si Berisha) rekrutoi fëmijë kur i erdhi fundi...

Postuar në 17 Mars, 2013 10:22

Kiço Blushi tek Gazeta Shqiptare analizon thirrjen për votime të 16-vjeçarëve nga ana e Kryeministrit.

Blushi kujton se “sipas “Save the Children” shumë fëmijë sirianë janë rekrutuar nga grupet e armatosura të të dy palëve në konfliktin e Sirisë...” madje, në lidhje me fëmijët që përdoren si mish për top, risjell edhe rastin kur Hitleri në ditët e fundit, para se të kapitullonte rekruronte fëmijë. Për të, “Rekrutimi i fëmijëve në luftë, përveç mizorisë, dëshmon edhe për tehun e krizës dhe sidomos për përmasën e panikut që buron prej rrezikut e frikës së humbjes së pushtetit...Vështruar me këtë sy, edhe thirrja e Berishës për të përfshirë fëmijët në zgjedhje dëshmon, përveç sa më sipër, edhe  për tensionet që na presin, për shkak të nevojës së tij të padiskutueshme e të panegociueshme për të fituar, për të mos e lëshuar pushtetin, gjë që do të thotë, e shqipëruar: Kjo është “këmisha e forcës” e njëkohësisht edhe mënyra dhe rruga e vetme për t’i shpëtuar një ndëshkimi të nesërm!”

A ka shanse që Kryeministri të mos e pranojë humbjen? Sipas Blushit: “...Ai është i dënuar, njëlloj si faraonët, të cilët varroseshin bashkë me shërbëtorët e gjallë,  të mos e pranojë humbjen, pasi e di që ndjekësit e sotëm kanë për ta ndëshkuar, braktisur e poshtëruar më shumë e më rëndë se kundërshtarët e tij të sotëm...Ali Pashë Tepelenën, të cilit dëshiron t’ia sjellë kokën e balsamosur në atdhe, e tradhtuan dhe e lanë në baltë dhe djemtë, kur atij po i  afrohej fundi...”

Duke qenë se ky nuk është hall i vogël që mund të mos përfillet, “është pikërisht ky hall mbi hall që e shtyn atë të rekrutojë e miklojë lloj lloj mercenarësh, por edhe fëmijësh në votime...”
k.c.

http://www.balkanweb.com/analiza/2689/perpara---te-rekrutohen-edhe-femijet--124345.html

Comments

Submitted by Elsa Nikolla (not verified) on

Te madhe e ke kulturën politike o Kiço. E tregon edhe  kur krahason kryeministrin e një vendi demokratik, qe ti vet e shan dhe e pështyn si te duash, ditën me diell dhe Hitlerin. Nuk e di ku e ke mësuar kete, ate dite qe dole ne miting per refugjatet ?

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Edhe islamistat i perdorin femijt si kamikaxe.

Submitted by aliu (not verified) on

Njoh disa mercenare idiote te Saliut ,Si RAMY,SAFETI,BEN CHICAGO ,RAYMOND  e disa kokra te tjera injorante e idiote ,shume prej tyr jane o kosovare e maloke injorante o hajdute te SALIUT

Submitted by Leonardo (not verified) on

Ndryshimi është vetëm mustaqet se mënyra e fjalimeve është i njëjtë

Submitted by Anonim (not verified) on

Autori ka hapur nje teme delikate per te analizuar por duke qene se ai ka huazuar thenie ose tregime ska treguar gje tjeter vecse kush jane militantet e PS.
Njerez qe urrejne kundershtarin, njerez qe bejne cdo gje per ta degraduar ate ne format me unikale qe as nga PD nuk i kam degjuar ndonjehere, njerez qe te perndjekin dhe ne endrrat e tua me te kqija.
Valle keta njerez qe mbjellin urrejtje do na qeverisin ne 4 vitet e ardhshme? Valle ne duam t'ja japim pushtetin ketyre ujqerve te etur per karrige?

Submitted by Gjin (not verified) on

Ore cfare eshte kjo Urrejtje kaq e madhe dhe nga njerez qe medojne se jane dhe Intelektuale.

Po cfare jane keto lloji krhasimesh me Hitlerin, Ali Pashen ect. Po cfare mund te ndodh po humbi Berisha? Asgje e vecantenuk mund te ndodhi pervec nderrim Qeverie. Keto lloji Intelektualesh ne (popullin)na kujtojne turme na mundohen te na mbushin mendjen sikur jemi ne gjendje lufte, sikur po humbi Berisha do te beje hatane, do te filloji luften. O te ashtuquajtur Intelektuale asgje nuk mund te ndodh pasi populli eshte pjekur dhe maturuar sa te kuptoji se pushteti ne ditet esotme merret me vote dhe mbrohet po me vote. Nuk mund te ndodh me qe te rrezohet pushteti me revolucion por as te mbahet me dhune. Dhe ne vitin 91 me renjen e rregjimit pushteti erdhi me vote si ne 31 Marsin e 91 ashtu dhe ne ate te 22 Marsit 92. Lereni popullin ne hallet e veta se dine vete si te votoji dhe si te mbroji voten, nuk ka nevoji per keshilla nga njerez qe vetem vjellin vrere per ket vend pasi nuk kan lene gje pa bere kunder kitij populli ne regjimin e kaluar.

Submitted by Dardan (not verified) on

Nuk e di a i ka permendur edhe organizimin e femijeve ne kryqezaten e fundit te krishtereve, ai Kico Blushi, me qe kishte shkuar deri tek Faraonet. Por nuk ka rendesi fort shetitja mbi majat e historise njerzore, rendesi ka qe te mos shprehet urrejtje fetare dhe rracore midis blogistave, apo jo Paul Tedeschini?   Shihet prej te gjiheve se tradhetarit Sale i doli tradhetia sheshit dhe duke e ditur fundin e palavdishem te efialteve antike dhe xhuvelisteve moderne me siguri qe ky do te beje gjera te padegjuara. Do ti beje sepse ka shume ne dore, nuk egziston ndonje kryetar shteti me ndonje vend qe te kete bere kaq tradheti kolosale ndaj popullit te vet sac ka bere fshatai kopuk qe na e solli Hoxha (mire beri Ramiz qe ja hoqi bustin) qe nga shpellat e Alpeve mu ne mes te Tiranes.

Ndersa Ilir Kryemadhi erdhi nga Cepani i krahines se trimave, duket  i sigurte ne shetitjet e tij ne Bruksel dhe i ngjeshur mire ne kostumin e tij ngjyre deti me penje qe i dukeshin nga shterngimi i llokmave dhjamore. Po te tjeret c'bejne valle? C'ben ai gjigandi i xhuxhmaxhuxheve?

Submitted by Gjon (not verified) on

Meqe Kico Blushi identifikon Sali Berishen me Hitlerin, me ke mund te identifikoje Enver Hoxhen apo Ramiz Aline ?

Hiperbolizimi i disa ceshtjeve nganjehere te ben te humbasesh sensin e mases.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.