Profili i Ramës në fushatë, mes batutave e historisë

Postuar në 17 Mars, 2013 02:34

 

Vizita e Kryetarit të Opozitës dje në Dibër, na sjell një Ramë që i gjan pak atij të vjetrit, të paktën në metafora e batuta. Në takimin për të cilin Shqip raporton se i janë “marrë” 200 militantë PD-së, Rama sipas Balkanweb u ka thënë dibranëve:

“Një pyetje kam unë për të gjithë ata që votojnë PD, se që kur shikon hartën e varfërisë, pjesa më e rënduar është Veriu, ai që ia jep i pakushtëzuar votën PD. A nuk është sot dita për t’ju thënë të gjithë demokratëve që partia nuk është si skuadra e futbollit, pasi në fund të fundit skuadra luan ditën e dielë kurse partia luan çdo ditë me jetën tënde”.

GSH, citon se Rama ka bërë dhe një koment mbi “fansin” e ri të Zogut, duke thënë se “Berisha e admiron Zogun sepse vrau kundërshtarët e tij”.

k.c.

Comments

Submitted by Edi (not verified) on

<p>humor i holle shume, u shkrime se qeshuri me shakate e kripura te Duçes. A mavria ky, kshu do beje politike ky, me barsaleta???</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.