Eksodi drejt perëndimit, 75 mijë shqiptarë non grata!

Postuar në 16 Mars, 2013 09:51

 

75 mijë shqiptarë janë persona të padëshiruar në vendet e Bashkimit Europian, siç deklaron vetë drejtori i Kufirit dhe Emigracionit, Pëllumb Nako, në një tryezë për lëvizjen e lirë, organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim.

Nako sqaron se fakti që numri i shqiptarëve “non grata” është kaq i lartë, ka lidhje me veprimtarinë e tyre të paligjshme, duke përfshirë edhe shkeljet e rregullave të lëvizjes. “Në momentin që ka filluar liberalizimi i vizave në mënyrë informale, ka qenë rreth 75 mijë numri i personave të cilët kanë qenë të padëshirueshëm në hapësirën Shengen, pra, 75 mijë persona të cilët ishin kandidatë për emigracion ilegal, 75 mijë persona që nuk plotësonin më kushtet për të hyrë në zonën Shengen”, citon GSH drejtorin Nako.

Pse ikin shqiptarët, mu në mes të mrekullisë ekonomike dhe të teknologjisë?

k.c.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.