“Gratë intelektuale” të Kosovës ngrihen kundër futjes së lëndëve fetare në shkolla

Postuar në 15 Mars, 2013 05:04

Në një lajm të Kohës Ditore thuhet, se “gratë intelektuale të Kosovës janë kundër përdorimit të simboleve fetare në jetën e mjediset publike e kundër futjes së lëndëve fetare në shkolla”.  Këto gra, ndër të cilat janë dhe Afërdita Saraçini Kelmendi, Edita Tahiri, Vlora Çitaku, etj, i kanë kërkuar Kuvendit të Kosovës, nëpërmjet një letre, të mos pranojnë futjen e mësimit të fesë nëpër shkolla.

“Në bazë të informacionit të publikuar në media, jemi njoftuar se janë bërë dy propozim-amendamente, të mbështetura nga 27 deputetë të Kuvendit të Kosovës, [të cilat] janë të karakterit fetar dhe synojnë legalizimin e përdorimit të shamive në shkolla si dhe futjen e lëndës së Edukatës Fetare dhe Morale në plan-programet mësimore”, thuhet në letrën dërguar kryetarit të Kuvendit, Krasniqi.

Dhe shpjegojnë shqetësimin e tyre: “Duke u nisur nga fakti se Kosova është shtet laik i përkufizuar me kushtetutë si dhe duke marrë parasysh se kombi shqiptar me tri religjione është mbajtur unik duke i dhënë rëndësi kombit para fesë, ne intelektualet dhe aktivistet për të drejtat e grave kërkojmë nga ju si përfaqësues të popullit që t`i mbroni me vendosmëri vlerat shtetërore dhe kombëtare duke votuar kundër amendamenteve të propozuara”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

E duam Kosoven...Islamike! Kjo eshte thirrja e fundit me te cilin partite kosovare do dalin ne zgjedhje! Le ta provojne, pas nja 30-50 viteve do ta kuptojne cfare i kane bere vetes. Keta jane ata garipat qe i shkerdheu serbi vite te tera rrjesht dhe vetem me USA-n pas bythe ia dolen mbane. Keta jane ata qe merren me kurva e droge ne Zvicer e Gjermani. Dhe tani, largpamesia e tyre po i shpie tek zemra turke. I dalte prej hundesh!

Submitted by Anonim (not verified) on

Edukata fetare dhe morale nuk ka pse shihen si armiq. Jane pjese e jetes se njeriut dhe eshte detyre e shkolles te njohe nxenesit me jeten per rreth tij, ashti sic e meson me edukaten seksuale, me edukaten e kuzhines dhe mirembajtjes se shtepise, me edukaten fizike, me edukaten artizanale (punen e dores). Ndoshta deputetet ne fjale duhet te ridimensionojne ne koken e tyre rolin e shkolles.

Se dyti, eshte fatkeqesi qe jane pikerisht gra, e madje nga ato qe i kushtojne rendesi vetevendosjes, qe e quajne veten te emancipuara (vetevendosja eshte nje element i kesaj) ato qe u heqin mudnesine disa femrave te tjera te edukohen, thjesht sepse ato kane vetevendosur per veten e tyre dicka te ndryshme. Shkolla eshte per te gjithe, pavaresisht perkatesise lokale, partiake, kulture e fetare; pavaresisht se me cfare simbole e dekorojne identitetin e tyre - per sa kohe qe simbolet nuk jane fashiste, naziste etj, etj. Keto gra kerkojne t'i imponohen ca te tjerave se cfare duhet te veshin e besojne - kjo eshte ufte per pushtet, jo per emancipim. Emancipimi fillon kur respekton ekzistencen dhe nevojat identitare te tjetrit.

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Si mer nuk ka pse te shihen si armiq?!

Edukata fetare bazohet ne librat "e shenjte" te shkruara ne kohen e qepes. Ne kto libra thuhet qe eshte normale te djegesh rob ne furre nese nuk besojn tek "zoti" jot. Eshte normale te godasesh femra me gure derisa te vdesin, nese ecin ne rruge me meshkuj qe nuk jane pjestar te familjes. Keto jane vlerat qe ti do te mesohen ne shkolla?! Te gjithe ata prinder qe kane keto vlera, ti fusin femijet ne shkolla fetare. Por jo budallalliqe te tilla te detyrohet ti msojne te gjithe.

Feja ne shkolle ka vend vetem tek lenda e historise, nje kapitull ne fund.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Mëse e drejtë kërkesa e gave intelektuale për mos futjen e fesë në lëndën mësimore dhe do ishte më e drejtë që këta deputetë me mentalitet të tillë do jetë mirë që shoqëria Kosovare të hedhi në koshin e plerave se skanë asgjë të mirë për ti sjellë shoqërisë

Submitted by a.b's (not verified) on

Nqs neper shkolla mesohet Darvini jo thjesht si teori, por si e vertete, pse te mos mesohet edhe per fene? Kjo nuk e kthen shkollen laike ne nje shkolle fetare.

suksese Kosoves me kete nisme

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Evolucioni eshte teori e bazuar ne fakte. Fete jane te bazuara ne halucinacione.

Nese le te mesohen fete, pse jo dhe kultet e ndryshme?! I vetmi ndryshim ndermjet kulteve dhe feve eshte numri i ndjekesve.

Submitted by Pirro (not verified) on

Humbja e LAICITETIT per nje shtet eshte si humbja e orientimit, per t'u futur ne nje tunel pa drite fundin e te cilit nuk e sheh me. NE ASNJE MENYRE TE MOS LEJOHET FEJA NE ARSIM, NE SHTET, NE JETE SOCIALE, sepse feja si pjelle e injorances, pjelle vetem injorance, perçarje, sherr e zi!

Kosova laike me çdo kusht, te fuqizohet mesimi i shkencave dhe filozofise neper shkolla e universitete - te vetmet vaksina kunder zgjebes fetare!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.