Dom Gjergji “ndjen keqardhje” për mbulimin e dobët dhe të kursyer të zgjedhjes së Papës së ri

Postuar në 15 Mars, 2013 04:50

Gjergj Metës, alias Dom Gjergjit, nuk i ka rënë në sy për mirë mbulimi që mediat shqiptare i kanë bërë ngjarjes së zgjedhjes së Papës së ri, Françeskut I. Më saktë, ai ndjen keqardhje si për cilësinë e mbulimit, ashtu dhe për hapësirën që i është lënë lajmit. “Cilësia ishte shumë e dobët, sidomos në mbulimet live, me gazetarë të papërgatitur për përkthim, që nuk i njihnin termat e duhur e që kalonin nga një argument në tjetrin, duke u marrë më shumë me marritë e ‘profecive’ që gjenin aty-këtu nëpër internet, sesa me çështjet serioze dhe të aktualitetit që zgjedhja e një Pape mbart në vetvete. Nuk pretendon kush që ata të dinë latinisht, apo rregullat e zgjedhjes, por ata kanë në dorë ta vlerësojnë si duhet ngjarjen, duke ftuar në studio dikë që i njeh këto gjëra për t’i shpjeguar për publikun e gjerë.”, thotë Gjergj Meta në një shkrim të publikuar në Mapo.

Dhe më pas bëhet më konkret: “Prisja një Opinion të Blendi Fevziut, një Top Story të Sokol Ballës apo një Top Shoë të Dudushit, një Tonight të Ilva Tares apo një Shqip të Rudina Xhungës, një shërbim të gjatë të MAPO-s apo të Panoramës, të cilat në mëngjesin e datës 14 mars kishin çdo lajm tjetër në faqet e tyre të para, përveçse zgjedhjes së Papës, ndërkohë që të gjitha mediat e shkruara në gjithë botën e kishin lajm kryesor.”

Cila është arsyeja e këtij qëndrimi të medias? Autori i shkrimit bën një aluzion, të cilit nuk i shkon deri në fund: “Nuk dua të besoj se arsyeja është ajo që më tha një miku im pasi lexoi reagimet e disa personave në wall-in e facebook-ut të Kryeministrit, i cili uronte Papën për zgjedhjen e tij.” Siç shihet, nuk e thotë atë arsye, të cilën ai vetë “nuk do ta besojë”.

Shkrimin e plotë mund ta ndiqni në linkun http://www.mapo.al/2013/03/15/papa-u-zgjodh-mediat-nuk-zgjod...

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

ore, a ka dijeni ky qe ne jemi vend mik me turqit? Papa, kush eshte Papa?

Submitted by Dardan (not verified) on

Po ti or Dom Dud Perdomi, nuk e kupton qe nuk e rruan njeri ne bote per klerin sepse nje pjese e tyre ne mos shumica kurdoher kane kryer krime ndaj gjithe njerzimit. Te besosh ne zot eshte nje gje e mire dhe eshte ashtu sic do besonte cdo njeri ne nje ideal, ndersa te shfrytezosh analfabetizmin e njerzve dhe te gjenjesh me dokrra perdokrra eshte vertete pengesa me gjigante qe ka krijuar I ligu per te mos lene ecjen perpara te kesaj bote., Kot nuk thoshte Volteri se me zorret e priftit do ti varja te gjithe papet imorale deri ne palcen e kockave te tyre plakarruqe. Edhe pordhet e jezuitit na ngelen per tu sjelle ne skenat televizive se nuk mjaftojen helmet e kancerrozeve politike.

Submitted by Rrofeshate (not verified) on

PO ska lidhje me ke je mik por ka lidhje sa i lidhur me fene je.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Shume shqiptar ose jane turkofila ose jane komunista. Te dy ketyne grupeve u ka ba barrjere te forte papati qyshe ne shekullin e XV e deri ne periudhen komuniste te shekullit XX, prandej asht konseguence logjike qendrimi i tyne. Te dy keto grupe kan deshtue ndaj papatit, i cili asht nji force e madhe botnore. Prandej bota mbar e ka ndjeke zgjedhjen e Papa Françeskut.

Submitted by Anonim (not verified) on

O prift Pavli, Vatikanit i ka dale boja nga skandalet me te medha boterore, nga shfarrosja e paganeve, kryqezatat, inkuizicioni e deri tek perdhenimi i femijeve. Ke te drejte kur thua qe eshte fuqi botnore sepse eshte shnderruar ne parajsen fiskale te mafjeve me te medhaja botnore. Eshte e lehte te kesh besimtare ne Ameriken Latine ku po ha njeriu njeriun (po ashtu dhe ne Shqiperi, fukarallek maskarallek ka then populli) por nuk po pjerdh me njeri per Vatikan dhe per Pape ne perenfimin modern ooooooo Tedeskin

Submitted by Te ka lali shpirt (not verified) on

Papati, pervec turkofilise dhe pedofilise, e ka luftu komunizmin qe ne shekullin XV, bile e ka luftu qe ne shekulin XV para e Krishtit. Nuk ka si papati

Submitted by raimondi (not verified) on

Ky Don Gjergji  qenka shume  prapa me boten _

-Ketu ne USA benin humor me zgjedhjen e Ppaes se ri, Biles kishin veshur njerin sikur ishte Papa i ri i veshur me te bardha dhe me kapele te bardhe _-Dukej origjinal si Papa dhe ai i hypur ne  kale shetiste nper Manhattan --ndersa mileti qeshnin me te madhe __Ne fakt kete numer e kishte bere nje nga keta komiket e ne NBC -tv , David Letterman dhe ai tallte trapin  me Papen hahahahahaha __U shkulen mileti se qeshuri --Se ky Papa , gjasme papa i ri , rinte shume serioz ne maj te kalit nderkaq qe kaleronte neper ruget e Manhattanit --hahahahahah Ishte shume funny----Pastaj ky David Letterman tallej me identietin latin te Papes, ....  dhe me moshen e madhe te ti

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.