Kur trainerët dhe futbollistët janë të helmuar me politikë

Në një shkrim pa autor të numrit të sotëm të gazetës Mapo (në faqen 2), zbulohet deri në fund ngjarja në Kavajë, ku u përfshinë dhe kryebashkiaku Elvis Roshi dhe trainer Nevil Dede. Fillimisht ka qenë një futbollist i Kavajës, Sokol Cikalleshi, që pas shënimit të golit në portën e Tiranës, ka ngritur bluzën, dhe në kanotieren e tij është lexuar fraza: Parid Cara gol. Emri Parid Cara është i panjohur për të shumtit, por ata që merren me politikë e dinë se ky është emri i kandidatit kavajas për deputet i Partisë Socialiste, dhe me këtë Cikalleshi ka bërë një gjest jo fort të zakontë për botën e futbollit. Kudo do ta kishin qortuar këtë veprim.
Por traineri i Tiranës, Nevil Dede (shih foton) është pickuar më shumë se të gjithë në këtë rrethanë; me sa duket, duhet të jetë votues i Partisë Demokratike. Ai nuk ka pritur që të mbyllet ndeshja, e të bëjë kritikën publike të çalltisjes militante të Cikalleshit në një fushë futbolli, por ka bërë aty për aty një gjest edhe më militant, duke u bërë karshillëk tifozëve që kishin mbushur shkallët e stadiumit. Ai është kthyer nga ata dhe ka nderuar me grusht. Kuptohet, në mënyrë ironike.
Kjo nakatosje e futbollit me politikën është shenjë e politizimit të skajshëm të shoqërisë shqiptare, por edhe e një talebanizimi të sportistëve dhe trainerëve që adoptojnë sjellje të tilla, si e Cikalleshit dhe e Dedes. Federata i ka ndëshkuar me një e dy ndeshje, por s’do ishin keq të merrnin, që të dy, dënime më domethënëse.
M. Nano
Comments
Ca eshte ku justifikim idiot

Ca eshte ku justifikim idiot aman?

Ne fushe trajnere e lojtare provokojne njeri tjetrin ne menyre te vazhdueshme. Ka raste pa fund, nga Materrazi te Busquets te Mourinho etj etj.

Historia shqiptare ndryshon atehere kur kryetari i bashkise shkon te "veje nderin ne vend" duke u perballur me trajnerin vete. Kaq! Pike! Stop! Ky eshte elementi shqiptar qe ja vlen te vecohet, e jo se si ngacmojne njeri tjetrin lojtare e trajnere ne fushe.

Klubi i Tiranes ne keto vite

Klubi i Tiranes ne keto vite te tranzicionit ka qene e ekipi me i pa politizuar ne kampionat,por nje dite te bukur presidenti i ekipit L.Basha gjate ketyre dy viteve duke futur ne pune militante te PD dhe te vetet e beri kete ekip te politizuar.Tani ekipi i Tiranes me duket si streh per vende pune,si dikur ndermarja e Konsumit te Gjere.Ndjej keqardhje ku e cuan ca militante partie kete ekip te njohur per Qytetaret e Tiranes.I bej thirje te gjithe ata qe kane ne dore dhe duan klubin te punojne per ta kthyer klubin ne eliten e futbollit dhe larg duarve te pista te politikes.

FSHF eshte e korruptuar dhe e

FSHF eshte e korruptuar dhe e paafte, Duka e ka shkaterruar futbollin ne Shqiperi, ata duhet te denoheshin maksimalisht dhe jo me 1 ndeshje, cfare turpi!

dhe ti z. Nano e quan te
dhe ti z. Nano e quan te arsyeshme dhe te justifikueshme ate qe beri kryebashkiaku bazuar ne keto rrethana?? perkundrazie kete gjest ai tregon shembullin me te mire per komunitetin e tij duke i dhene zemer si te bejne ne situata te tilla!! Qofte te djegin stadiumin apo qytetin!
Pas sqarimit tuaj dhe pas
Pas sqarimit tuaj dhe pas rileximit te artikullit ne mapo.al vura re se artikulli i mapo-s nuk merret me "e lagu, s'e lagu-t" e c'ndodhi ne Kavaje fundjaven e kaluar, por analizon fenomenin e mpleksjes se politikes me futbollin dhe si rrjedhim problemin e dhunes ne stadiume. Referenca ndaj asaj alize ne kete shkrim eshte e pakuptimte. Edhe dicka: Nje analize si ajo e mapo-s publiku e priste nga gazetare te njohur si ju. Ne te vertete, analistet e njohur u humben edhe njehere ne "sqarime".
ne fakt ti berti qe flet per

ne fakt ti berti qe flet per politizim klubi nuk te kujtohet depolitizimi qe i beri SK Tiranes ai sulltani yt Rama ne 2000 kur me dare dentisti ja shkuli klubin(plot me rezultate te suksesshme) El Sajedit dhe ua dha ca donatoreve te pavarur por qe e katandisen Tironen ne kete fare "derexheje" pa trofe dhe me lojtare medioker

O vike i thuaj lulit te

O vike i thuaj lulit te kerkoje ndihme te El Sajedit dhe pastaj do te shihni Tiranen.

Add new comment