Retrospektivë: A janë aktualë këta rreshta të Nolit sot?

Si sot 87 vjet, Fan Noli botoi në gazetën “Immigranti” të Worcester-it një replikë të gjatë me gazetën “Dielli”, që botohej në Boston. Ndër të tjera, në këtë replikë ai shkruan:
“Kusarë lart, kusarë poshtë, kusarë kudo. Dhe puna do të vazhdonjë kështu, sa kohë qëndron në fuqi Ahmet Zogu, i cili nuk munt të çlirohet nga bazhibozukët. Dibrani plak kishte fare të drejtë kur i tha një korrespondenti të ‘Diellit’: “Ahmet begu nuk bën dot pa ne!” Një gjë të këtillë thotë edhe Makiaveli për ata që rrëmbejnë fuqinë [pushtetin] me shokë, dhe Argondica [Konica] do të bënte mirë ta thellonte edhe këtë pikë. Tani, a munt të rronjë Shqipëria si çiflik ministrësh kusarë dhe si fushë plaçkitje hajdutësh të maleve?”
Re.Pu.
Comments
A i ka shkrue keto rreshta

A i ka shkrue keto rreshta per Zogun Noli para se ti lypte ata 5000 dollar per te vazhdue konservatorin, apo mbrapa kur Zogu nuk ia dha ?!? Ha,ha,ha.

Per çka botoi Jorgaqi rreth letrave te Nolit me Zogun, as Noli s'na doli siç e menduem, aqe ma teper qe kishte pase ba vili vili edhe me sovjetiket, qe e kunorzuen kryeprift te ortodoksise shqiptare, dhe ma vone edhe me Enver Hoxhen.

Paraja i ndyen kollaj njerzit: Vetem ministri Luigj Gurakuqi nuk kishte asnji lek ne xhep kur e vrau Zogu.

Paul mos u bej qesharak!

Paul mos u bej qesharak! Noli i Madh pranoi te perulej me mire tek kundershtari i tij me i madh, por shqiptar, dhe nuk shkoi te lypte tek te huajt, qe po te donte e blinin greket kur te donte, biles e peshonin me florinj, ashtu sic peshuar Zogu nga serbet dhe italianet per pretendimet e tyre. Perdor llogjiken, se nuk je kalama. Plus po te shikosh perse ai i kerkoi, jane te shkruara, per te marre shkollime dhe klasa, jo per veten e vet, por per ti vene ne sherbim te komunitetit amerikano-shqiptar, te cilen e beri deri ne fund te jetes.

E vertete! Madie, ate dite qe

E vertete!

Madie, ate dite qe Italia sulmoi Shqiperine, rreth ores 5 te mengjesit te dt 7 prill 1939, shqiptaret e Amerikes i vajten menjehere Fan Nolit tek shtepia (qe i bie ora 23 e dt 6 prill, me oren e Amerikes) duke i thirrur:" o uratë, o uratë"!

"Ca dreqin keni kaq vonë", ua kthen Noli

"I ra flaka Shqipnise, e sulmoi Italia!"

"Flaka e daltë kur nuk më deshti mua", ua ktheu Noli dhe mbylli deren e fjeti gjumë.

Paul, mos u merr me njerezit

Paul, mos u merr me njerezit por me ate qe thone. Sigurisht qe jane aktuale edhe ne kohen e sotme dhe kjo deshmon per faktin se sa mbrapa kemi mbetur dhe sa te pazhvilluar e ka bere Shqiperine kjo qeveri.

Sa per dijeni me aktuale jane

Sa per dijeni me aktuale jane vargjet e Ali Asllanit tek poema Hakerrim e shkruar ne vitin 1942 :

Hani,pini dhe rrembeni,mbushni xhepe,mbushni arka

te pabrek ju gjeti dreka,milioner ju gjeti darka

hani pini dhe rrembeni,mbushni arka,mbushni xhepe,gjersa populli bujar

t'ju pergjigjet:peqe, lepe.

dhe vazhdon me poshte:

dallavera neper zyra,dallavera ne pazar,

dallavera me te huaj,dallavera me shqiptar,

vetem,vetem dallavera dhe ne deem te ketij vendi,

qe ju rriti,qe ju ngriti,qe ju ngopi, qe ju dendi.

A nuk po e jetojme ne kete kohe?????!!!!!kohen e maskarenjve???

Paul, mos u merr me njerezit

Paul, mos u merr me njerezit por me ate qe thone.

Sqarim: Njerzit thone.

Sa nuk kupton o zoti Paul! Ti

Sa nuk kupton o zoti Paul! Ti merresh me personin dhe biografine e tij ndersa ne rastin aktual artikulli kerkonte qe te vije ne pune logjiken dhe te krijoje nje opinion nese fjalet e thena atehere nga Noli jane aktuale edhe sot, por ndoshta eshte shume per ty qe ta kuptosh kete gje.

Fjala e nji persona ka vlere,

Fjala e nji persona ka vlere, ne qofte se edhe vete personi ka vlere. Prandej mvaret se kush i ka thnae fjalet. Po i pat thane fjalet nji dallkauk, fjala e tij nuk ka aspak vler. Per kete arsye fjalet e Nolit per mue nuk kan vlere. Fjala asht mendimi i shprehun nga njeriu, asht produkt i njeriut, asht brumi i njeriut, asht qendrimi i njeriut.

Një e vërtet e pa lujshëme

Një e vërtet e pa lujshëme dhe një fotografi e përkryer për të treguar për kusarët

Add new comment