Qendra e re Botërore Tregtare ngrihet nga hiri

Postuar në 14 Mars, 2013 07:08

Ditën kur ranë Kullat Binjake, prefekti i New York-ut, Rudy Giuliani, pati deklaruar se ato do të ngrihen përsëri. “Ne do t’i rindërtojmë”, pati deklaruar Giuliani, pas sulmeve terroriste që përmbysën rrokaqiejt ikonë të Qendrës Botërore më 11 shtator të 2001. “Ne do të dalim më të fortë sesa më parë, më të fuqishëm politikisht dhe ekonomikisht. Rrokaqielli do të ngrihet i tëri sërish”. Më shumë se një dekadë më vonë, një Qendër e re Tregtare ose “Kulla e Lirisë” është kompletuar pothuajse.
Ndërtesa kolosale, që ngrihet mbi horizontin në Manhattan, së shpejti do të kurorëzohet me një majë, që do ta bëjë atë ndërtesën më të lartë në hemisferën perëndimore. Pjesa përfundimtare e majës 124-metërshe pritet të dërgohet në vendin ku ka qenë Qendra Botërore Tregtare. Atje ajo do të vendoset në tokë, derisa të mbajë kohë e mirë, për ta ngjitur lart.
Pas përfundimit të Qendrës Tregtare Botërore, ajo do të qëndrojë në lartësinë prej 1.776 këmbë (541 metra) - masë kjo që simbolizon vitin kur Amerika shpalli pavarësinë. Dizajni gjeometrik i rrokaqiellit u zgjodh nga më shumë se 2 mijë oferta dhe për shumë simbolizon kapacitetin e Nju Jorkut për t’u rimëkëmbur nga sulmet e 11 shtatorit. (REL)

 

Foto AFP: Qendra e re mbi gërmadhat e dikur Kullave Binjake

  

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>Madheshtia e nje vendi nuk matet nga lartesia e pallateve apo qendrave tregtare.</p><p>&nbsp;</p>

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>Dhe pikerisht nga keto qiej gervishtes, dalin te keqijat e kesaj bote.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.