Absurditete Gazetareske

Postuar në 09 Mars, 2013 05:18
Ardian Ndreca

Kur lexon në mediat shqiptare disa formulime lajmesh apo edhe ma keq, analiza të vjen me mendue se për disa asht ma mirë që të mbesin analfabetë të pastër, ose ma së shumti të mësojnë vetëm këndim, por kurrsesi shkrim. Do artikuj ndër gazeta të bajnë me parafytyrue se ai apo ajo që i ka shkrue ka qenë në ato momente frymzimi po aq i qartë dhe i orientuem si ajo pula kur ia presin kryet dhe e lanë me kcye sa andej këtej për pak minuta. Në gazetarinë shqiptare kemi nji kategori mjaft të gjanë gazetarësh bihude që nuk pushojnë së shpalosuni injorancë, banalitete, naivitet, topitje shpirtnore… dhe kur janë lodhë me gjithë këto mrekullina, atëherë jepen mbas spiritizmit e thërrasin të vdekunit prej botës tjetër me i ndihmue me ndonji marri ende të pandieme.

E kam fjalën për atë fenomenin që pat lind fillimisht si kuriozitet i keq e mandej u ba modë e tue qenë se kanë kalue dy dekada që vijon s’asht ma as modë por vetëm nji ves i keq, vesi i atyne që pritojnë me arsyetue dhe i rrasen së kaluemes, pa dijtë as me i drejtue pyetje e as me marrë përgjegje prej saj.

E kam fjalën për qindra e qindra faqe me kinse kujtime e rrëfime që janë botue në këto vite për dhe nga ish-krenët e kohës së komunizmit. Kujtime e rrëfime të Nexhmijes, Ramizit, Hekuranit, Muhos, Lenkës, Aranitit e do kërmave tjera vetëlëvizëse që shprazin rrena pafund; mandej kujtime për Enverin, Mehmetin, Kadriun, Beqirin, Hiton e nji pafundsi figurash tjera, mekanizma e vegla të verbta të nji diktature që rinovohej tue brejt vetveten; mandej kujtime kuzhinierash, dentistash, berberësh, centralistash, shoferash, hetuesish, pilotësh, oficerash, ish-kryetarë kooperativash, pedagogësh, saldatorësh, mjekësh të udhëheqjes (këtu mungojnë vetëm kujtimet e Sali Berishës, i cili asht i vetmi që nuk e kujton atë kohë!).

I gjithë ky teatër pulcinelash përfundon thjesht tue e rijetue atë epokë, ma së shumti tue nxjerrë në pah gjoja detaje prekëse për nji masë sentimentalistash pa kujtesë historike, ose për me mbarue në trionfalizma, sikur ajo kohë të kishte perëndue nji herë e mirë!

Koha e komunizmit do të kalojë atëherë kur njerëzit e asaj periudhë do të reshtin së marruni frymë e së lëshuemi hije mbi tokë, deri atëherë ajo kohë do të na ndjekin mbrapa në politikë, në ekonomi, në arsim e kudo.

Kohët e fundit nji shkrimtar i talentuem, e njikohsisht nji njohës i mirë i asaj kohe, Bashkim Shehu, në nji intervistë të tijën fliste për “kureshtjen obsesive” të mediave për kohën e komunizmit dhe sidomos për përuljen e tyne përpara ish-krenëve të nomenklaturës komuniste që në këto vite janë intervistue ndër gazeta apo janë ftue papushim në programe televizive. Ndaj tyne mediat nuk kanë tregue asnji qëndrim profesional kritik, por thjesht kanë mbledhë e ripërtri rrenat e mistifikimet e pafundme që ish-udhëheqësit komunista apo bashkëpuntorët e tyne kanë dashtë me lëshue në eter.

Shembulli ma i fundit asht lajmi se nji historian rus, njifarë Artjom Ulunjam, na paska zbulue se Enver Hoxha paska mendue me sulmue Jugosllavinë mbas vdekjes së Titos.

Në lajm nuk jepet burimi i saktë i Ulunjamit, mbasi mjaft shpesh gazetat tona mjaftohet me nji copy/paste e nji përkthim të përafërt, pa asnji vullnet investigativ, pa sens kritik e pa logjikë. Para pak vitesh këtë budallallek me brina e pat hedhë në tabaken e mediave shqiptare nji ish ushtarak i naltë enverist fanatik i asaj periudhe.

Absurditeti i nji lajmi të tillë që mbërrin me qarkullue në Shqipni asht mbresëlanës. Vetëm po të kihet parasysh forca ushtarake dhe koncentrimi i armëve taktike të ish-Jugosllavisë, e cila preokuponte seriozisht Italinë, dhe nji pohim si ai i masipërmi do të tingëllonte i pangjashëm, madje komplet idiot.

Nji pohim i tillë kur del nga goja e enveristave shqiptarë ka për qëllim për me naltue figurën e Enver Hoxhës, kur del nga goja e nji historiani rus sigurisht që ka për qëllim me paraqitë Shqipninë si potencialisht dhe vijimisht destabilizuese në Ballkan, tue qenë se në histori nji distancë kohore prej 30 vitesh nuk asht asgja.

Dokumenti kryesor strategjik shqiptar i asaj kohe i quejtun “Arti ushtarak i luftës popullore” pohonte se “Qëllimi i operacionit kundërmësymës (mësymës) është rrethimi dhe asgjësimi i forcave kryesore të armikut që kanë mundur të futen në sistemin tonë të mbrojtjes, rivendosja e gjendjes në kufirin shtetëror”.

Pra, bahej fjalë për nji luftë që asokohe RPSSH doktrinalisht e kontemplonte vetëm mbrenda kufijve kombtare, pa dalë asnji metër përtej. Nji doktrinë e tillë sot ngjan shumë absurde pse asht nji garanci për anmiqtë e vendit, (mjafton të kujtojmë luftën e parë të Gjiut Persik dhe rimëkambjen e Sadam Huseinit). Megjithë megalomaninë e Enver Hoxhës me shokë, kurrkujt nuk i shkonte mendja me sulmue Jugosllavinë, e cila mbas vitit 1968 kishte shpikë teorinë e “mbrojtjes kombtare totale” me gati 2 milion efektiva, kishte përqendrue forca në kufijtë veriperëndimorë dhe juglindorë e ishte gati me bllokue ngushticën e Otrantos në rast konflikti.

Prania e këtyne absurditeteve në faqet e shtypit shpjegohet vetëm me idhujtarinë e çmendun ndaj së kaluemes komuniste dhe ndaj përgjegjësve të asaj tragjedie, tregon nji përulje shpirtnore dhe nji mungesë sensi historik. Nji popull që dorëzohet përpara së kaluemes, edhe kur kjo paraqitet si nji absurditet i mirëfilltë, nuk mendon seriozisht për të ardhmen. Historia e nji kombi asht e lidhun ngusht me lirinë e tij, e këto banalitete e mashtrime janë shenja të nji robnie shpirtnore të stërzgjatun. Që jena të dorzuem përpara së kaluemes e tregon fakti se ende në politikën shqiptare e bajnë ligjin njerëz të farkës komuniste, të cilët kanë formue me të njejtat metoda edhe bashkëpuntorët e tyne të ngushtë. Kur islamikët e sotëm të maskuem si historianë pohojnë se pushtimi osman ishte thjesht nji administrim, ata nxjerrin në pah shkaqet e degradimit moral të nji populli dhe flirtin pesëshekullor të nji pjese të tij me pushtuesin. Kur kryetarja e kuvendit pohon se “Sali Berisha asht partia”, dallimi mes saj dhe Lenka Çukos asht thjesht anagrafik.

Njohja e historisë na çliron prej së kaluemes, madje i jep kuptim edhe së tashmes, e cila gjithnji e shumë po ngjason me nji teatër absurd.

MAPO

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

Ju, arritet te kuptonit shkrimin? Pse doni te beni si gore gjithmone?

Submitted by a. (not verified) on

Nuk e lexova o mik, por kujdes mos thyen vezet.

Submitted by Edi (not verified) on

Ardian, gegërishtja jote dhe stili që ke janë vërtet të mërzitshme; në mërzi, ta kalon vetëm një farë z. Ndreca, që shkruan ndonjëherë te gazeta Mapo. Do ishte më mirë të shkruaje në gjuhën letrare.

Submitted by Zapbone (not verified) on

Ai eshte shkrim i mrekullueshem me nje gjuhe te mrekullueshme. Klase shkrim.

Submitted by Dardan (not verified) on

Zoti artikullshkrues,

E lexova shkrimin tuaj po me aq veshtiresi sa te lexoja Buzukun: Tu pamun se gluha jone osht e bdarun dhe e bastrdume etj etj etj ose po aq veshtire sa te degjosh krahinarizma te tilla si "A tu ra shaj"   (eshte duke rene shi).

Zoteri, ti nuk e njeh gjuhen shqipe. Zoteri, ti nuk e njeh historin e Shqiperise.  Zoteri, ti nuk njeh dashurine per shqiptaret dhe Shqiperine dhe nga mendja, trupi dhe zemra jote e thare si nje kocke fosilesh rrjedhin helmin vrasetar kur thuaj se "Koha e komunizmit do të kalojë atëherë kur njerëzit e asaj periudhë do të reshtin së marruni frymë e së lëshuemi hije mbi tokë, deri atëherë ajo kohë do të na ndjekin mbrapa në politikë, në ekonomi, në arsim e kudo."  Pastaj me poshte flet per nje njeri te asaj periudhe te cilin e lavderon, Bashkim Shehun.   A nuk te duket vetja nje hipokrit i peshtire?

Submitted by Huana (not verified) on

Si zakonisht nji analize shume e vlefshme e periudhes se kalueme.

Asht ma se e vertete se pa vdeke idhtaret e periudhes komuniste na nuk kena me nderrue mendesine se si i shofim gjanat, nuk kena me dijte se kush asht i miri dhe i keqi per sa kohe i bahet tehmena shkolles qe asaj periudhe, edhe "teknicienve" te asaj periudhe. Pasojat e atij shkollimi dhe edukimi jane keto vite tranzicioni. 22 vite e me tane perpjekjet e botes se zhvillueme, me miliarda investime nder keto vite dhe shif se ku jena!!!!

Submitted by Anonim (not verified) on

Pritem 50 vjet te zhdukeshin mbeturinat borgjeze e otomane, hiç asgje u ringjallen, tani presim te zhduken mbeturinat komuniste. Kalon koha e mbeturinat veç  behen kapice siper kokes sone.

Sa vjeç eshte Ndreca, se keshtu nga foto me duket si moshe mbeturine komuniste?

Submitted by Meti (not verified) on

Po sikur te gjithe ne te shkruanim ne te folmen tone, ku do te ktheheshim? Mendo sikur tropojani te shkruaj ne te veten, ç'do te thoshte çami? Po tironsi, elbasanlliu, peqinasi, shkodrani, durrsaku, kosovari etj. etj se s'po dua t'i permend te gjithe, secili daulle me vete,  kujt do t'i sherbenim? Nje percarje totale! Burrat mblidhen ne kuvend, vendosin dhe zbatojne!

Nuk dua, refuzoj ta lexoj shkrimin tend, ai eshte shkruar sipas deshires tende, jashte rregullave te shqipes se unifikuar!

Submitted by Gjergj (not verified) on

Ja psh, ky Meti eshte komunist ne mentalitet. Refuzues, mendjembyllur dhe unitar! Nuk ka aq shpipe sa rreshton or zotni Met! Ato qe thua ti, jane dialekte. Shqipja ka 2 koine, vetem Gegnisht dhe Toskerisht, sikurse ka (dhe i njeh zyrtarisht) psh Suedia! Shko o Met dhe merru me zanatin tend!

Submitted by sinan hibro (not verified) on

Gjithe shkrimet e A.Ndreca i kam lexuar me kenaqesi ... Kete radhe nuk eshte keshtu ; gegnishtja ne disa raste eshte perdorur pa vend p.sh. si mund te thuhet " priton" per " perton " etj. Edhe alergjia e tepruar ndaj shkrimeve /kujtimeve te njerezve qe kane jetuar ne periudhen komuniste eshte e pavend ; edhe mua nuk me pelqejne sepse  shumica e tyre jane botuar nje here ne dhjetvjetshin e pare pas viteve 90 ... nuk kam nevoje ti lexoj per se dyti.  Nderkohe i pa informuar , madje i ceket shfaqet autori ne kritiken per "lajmin " e historianit rus se "... Enveri mund te sulmonte Jugosllavine ". Konteksti i nje fakti te tille, te cilin Ndreca nuk merr mundimin ta analizoj eshte krejt tjeter ... Tito pritej te vdiste dhe rreziku i shperberjes se Jugosllavise ishte ashiqare i qarte ( gje qe ndodhi disa vite me pas ). Ne keto kushte Enveri me planin e tij eshte per tu lavderuar qe mendonte per te nderhyre ushtarakisht ne Kosove  dhe jo ne Jugosllavi ... dhe kete nuk do ta pranoj A. Ndreca - Enveri me ushtrine shqiptare do te hynte ne Kosove ne kushtet ku Sllovenia, Kroacia, Maqedonia do te shpallnin pavaresine , sic edhe e bene  . Armata Jugosllave do te duhej te perballonte nje front te trete, ate te Kosoves , krahas fronteve te Bosnjes dhe Kroacise . Pra strategji e menduar  mire qe nuk ka pse te kritikohet apo me keq te ironizohet !

Nuk po them " ...jepi Qezarit ate qe i takon ... " por me thjesht ... " ...inat ta kesh por jepi hakun " !

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.