Hungari: lamtumirë shtet juridik?

Megjithë protestat masive në vend dhe jashtë vendit, Hungaria i ka miratuar ndryshimet kushtetuese. Gjykatës kushtetuese i është marrë pushteti. Ajo ishte institucioni i fundit që i kundërvihej qeverisë.
Demonstrata dhe protesta të opozitës demokratike, kritika nga vendi dhe jashtë vendit, në fund edhe një apel personal i komisionerit të BE-së, Jose Manuel Barroso i dërguar kryeministrit Viktor Orbán. Presioni ndaj pushtetmbajtësve në Hungari ishte i madh, por në fund nuk dha kurfarë rezultatesh. Me dy të tretat e votave të deputetëve u votuan në parlament ndryshimet kushtetuese. Partia në pushtet Fidesz ka kumtuar se ajo nuk do të lejojë që dikush nga jashtë të përcaktojë se çfarë do të ndodhë në Hungari.
Ishte ky ndryshimi i katërt dhe më i madhi i Kushtetutës, brenda një viti. Ndërkohë që vet Kushtetuta kontestuese është futur në fuqi në vitin 2012. Opozita demokratike dhe ekspertët e quajnë këtë novelë si goditje të rëndë ndaj të drejtave demokratike të shtetit juridik. Ish-presidenti i Hungarisë László Sólyom, flet për "fundin e ndarjes së pushtetit", në Hungari.
Gjykata në të ardhmen mund të jap vetëm vlerësime formale juridike dhe nuk mund të përcaktohet ndaj përmbajtjes së ligjeve apo rregullave. Gjykatësit kushtetues kanë humbur të drejtën t'i referohen edhe vendimeve që janë marrë më parë, sipas kushtetutës që është futur në fuqi në janar të vitit 2012. (DW)
http://www.dw.de/hungari-lamtumir%C3%AB-shtet-juridik/a-16665529
Comments
ky eshte nje lajm shume i
<p>ky eshte nje lajm shume i mire per te tere ata trapa qe presin se Berishen do te na e heqin qafe te huajt! Shikoni e mesoni! Duhet te levizim vete, dhe duhet ta nisim levizjen nga opozita!</p>
Add new comment