Fevziu shpjegon pse Berisha nuk shkon në Opinion, dhe pse ai nuk mund të shkojë në studio dosido

Postuar në 13 Mars, 2013 04:08

Moderatori i programit Opinion në TV Klan, Blendi Fevziu, ka dhënë një intervistë të gjatë për Mapon. Është një intervistë dhënë kryeredaktorit Arion Sulo, dhe në fokus ka letrën e hapur që Berisha i ka dërguar Çilit, në të cilin na bën me dije se, në rrethanat e dashurisë së sapozbuluar me rrjetet sociale, ka rënë interesi i tij për studiot televizive; qoftë dhe për studion e Fevziut, të cilën e ka pasur të preferuarën e vet.

Ka një moment, ku Fevziu, në përpjekje për të hedhur poshtë idenë se kryeministri “ka më shumë xhan” atë se sa të tjerët, zë e legjitimon sjelljen e Berishës, duke marrë si pa dashje rolin e zëdhënësit të tij. Ja çfarë thotë Fevziu:

“Me përjashtim të Top-channel-it, me të cilin kryeministri ka një moment të pakapërcyer provokimi të bërë nga televizioni në fjalë, ai ka qenë në të gjitha ekranet e tjerë. Ka dhënë intervista për Pezën, për Babaramon, për Pekën, për Patrik Sadikajn, për Vizion Plusin, për Ora News-in, për Klan Kosovën, për ABC-në, për RTK-në. Por nëse ju mendoni se kryeministri duhet të jetë në çdo ekran, edhe me një për qind shikueshmwri, thjesht për gjeografi televizive, unë mendoj se kjo është e gabuar. Një njeri politik me ndikim bën një zgjedhje. Nëse juve do t’ju ftonin si kryeredaktor në një seri emisionesh, a do kishit një filtër? A ka emisione ku do të çonit dikë tjetër nga gazeta? Përse kryeministrit i kërkohet të bëjë atë që ne të tjerët s’e bëjmë në jetën e përditshme?”

Në po të njëjtën intervistë, bën disa pohime interesante:

• Dy ditë para se të intervistoja Ramën, kisha Haradinajn, i cili doli nga studioja i djersitur. “S’e kam ndeshur kurrë me gazetarë të tjerë ritmin që ka intervista me ty”, më tha.
• Berisha nuk m’i ka kërkuar kurrë pyetjet e intervistës gjatë 15 viteve që e bëj këtë punë.
• Për intervistën me Ramën jam përgatitur për pesë ditë rresht, duke punuar nga 10 orë në ditë.
• Me sa di unë, Berisha nuk e ka ndjekur intervistën që i bëra Ramës.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

"Për intervistën me Ramën jam përgatitur për pesë ditë rresht, duke punuar nga 10 orë në ditë".

dhe prap me turp dole...

Submitted by hapi (not verified) on

Desha te shkruaj diçka por nuk ja vlen të lodh gishtat.

Submitted by kot per muhabet (not verified) on

Me përjashtim të Top-channel-it, me të cilin kryeministri ka një moment të pakapërcyer provokimi të bërë nga televizioni në fjalë.... Hahahaaaa. I madh Fevziu. Sa i pavarur ne gjykime :). Ti dhe Edison Ypi o Fevzo, beni gjetjet me te rafinuara per te mbrojt Saliun

Submitted by f.d. (not verified) on

Mesa lexova m'u duk si autointerviste e porositur per te legjitimuar justifikimin kryeministror pse nuk perballet ,te pakten, per te dhene llogari lidhur me realizimin e programit qeverises per keto kater vjet qe po shkojne me 'kercitje dhembesh'.

Le te shkoje dhe tek Fevzo e le te lodhet Fevzo ndonje muaj per te pergatitur pyetjet per 'zgalemin' tone e le te krahasoj rritjen ekonomike tek blloku i Tiranes e tek postblloku i Thanes...

Megjithate, lumsi mesuesit e do marrin 700 $, burre grua 1400 $ ne muaj ose 13 800 $ per nje vit...pra per nja tre vjet blen vile buze detit ne Qerret, do kete dhe kojshi Fevzon.

Pse tallen kaq shume keta 'zejtaret' e medias ?!

Submitted by Anonim (not verified) on

Ky Fevziu, njesoj si  B. Haxhiu ne Klan KS jane dy pallavraxhinj qe nuk e meritojne te zihen ne goje fare nga mediat e tjera, natyrisht perpos nga ato qe i zoteron shefi i tyre Sandri, i cili nga ana tjeter zoterohet nga shefi i madh, Saliu.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Se kemi gazetarë të tillë niveli ndodhet në këtë gjëndje gazetaria jonë për faqe të zezë

Submitted by Anonim (not verified) on

Po sepse Sali Berisha ka Fevzon dhe Fevzot, po e ben çorap kete vend dhe po e çon perfundimisht ne gremine. Jo se PS do beje diçka me shume, por midis PD dhe PS ka nje dallim te madh. Ne PS tremben qeveritaret, me PD ne qeverisje, tmerri i ka hyre popullit. Pra....?

Submitted by ILIRET (not verified) on

Nuk e ka ndjekur intervisten e Rames, thote Fevzo. E ka ndjekur qe cke me te. Sepse filloi komentet diten tjeter. Rama, tha Saliu, nuk kerkoi ballafaqim ne televizion me mua, por me Laureshen. Po lere, o Fevzo ... [deleted]

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.