Eduard Selami përballë Eduard Selamit, dhe një sofizëm i tij për t’mos u harruar

Eduard Selami ka bërë gati valixhet për t’u kthyer njëherë e mirë në Tiranë, dhe Arben Xhixho i Zërit të Amerikës i ka marrë intervistën e fundit si rezident në SHBA. Intervista është e dystë, monotone, e mbushur me fraza të llojit “unë jam krenar për PD-në, kam pranuar me kënaqësi të kandidoj për PD-në, nëse fiton PD-ja fitojnë të gjithë shqiptarët, PD-ja ka bërë aq shumë për Shqipërinë, etj, etj”. Po ka një moment që të tërheq vëmendjen. Është momenti kur gazetari kërkon ta vërë përballë qëndrimeve të tij në të shkuarën. Ja çfarë ka thënë Selami në vitin 2010: “Për mendimin tim personal, anëtarësimi në NATO i Shqipërisë, që unë kisha shpresë se do të përshpejtonte funksionimin e demokracisë, më provoi të kundërtën. ….Unë jam dakort me analizën që Partia Demokratike e ka humbur, si të thuash, të drejtën e saj morale në luftën kundër korrupsionit dhe në këtë pikë, pa dyshim, faji është i elitës drejtuese.”
Pasi Selami vihet të dëgjojë këtë opinion të vetin, vjen pyetja: “Kur i dëgjoni këto komente tuaja të para dy vjetëve, cili është reflektimi juaj sot?” Dhe përgjigjja ëhshtë e natyrës “antologjike: “Reflektimi im është që unë kam folur për një kohë të caktuar, për një moment të caktuar; unë për nga natyra dua që gjërat të ecin më shpejt, dhe gjithmonë ka vend për më shpejt… Nuk jam me mendimin tuaj që sot problemi i korrupsionit është më i acaruar se sa më përpara. Nga informacionet dhe statistikat që unë kam është që është më mirë... Unë mendoj se atëherë atë kritikë e kam shprehur për të përmirësuar e për të shpejtuar punën; unë mendoj që është në rrugë të drejtë dhe sot situata është më e mirë se çka qenë; ka vend për përmirësime dhe këto përmirësime do të vazhdojnë.”
“Re.Pu.
Comments
Thjesht ndyresire, maskara

Thjesht ndyresire, maskara dhe plehre e felliqur!

dhe shiko vitin, 1989! Goxha

dhe shiko vitin, 1989! Goxha etje per demokraci duhet te kete pasur!

Unë nuk dua të mbroj E.S. se

Unë nuk dua të mbroj E.S. se as nuk e kam qejf personalisht, por argument e quan këtë ti?

Të mos bëhemi qesharakë... Vetëm të jesh shkolluar pas 90, se para 90 të gjithë ata që mbaronin shkollën e lartë nuk mund të kishin kurrsesi asnjë njollë në biografi. Atëhere thjesht edhe gjyshi të kishte patur toka para komunizmit e ta përmendnin kleçkën orë e sekondë, e jo që universitetin nuk e bëje, po edhe shkollën e mesme e kishe me rrezik.

Këta, janë komplet klasa komuniste, minimalisht janë të shkolluar, pastaj interesi e ideologjia, përgjegjësia kriminale e morale është puna tjetër, që kombi ynë i madhërishëm s'ka ditur e nuk do të dijë si t'i trajtojë e ga të cilat të pastrohet.

Njeri dhe "politikan" pa

Njeri dhe "politikan" pa bindje morale, me formim të përkohshëm e të ndryshueshëm, pa shtyllë kurrizore që përkulet si kallam nga fryn era. Zot na ruaj nga këta, sepse nesër "përfaqësojnë" popullin si deputet dhe se kjo skotë sundon sot politikën dhe ekonominë shqiptare. Kjo racë ndjehet më mirë si skllave.

Po ti dale i nderuar, se ata

Po ti dale i nderuar, se ata akoma nuk e kanë qitur në listë.

Ty të presim të komentoç këta gazetarët e pavarur... tip Marin Mema e Peza.

Ja të ta ilustroj mendimin tënd, të kundërpasqyruar:

Njeri dhe "depuutet" pa bindje morale, me formim të përkohshëm e të ndryshueshëm, pa shtyllë kurrizore që përkulet si kallam nga fryn era. Zot na ruaj nga këta, sepse nesër "përfaqësojnë" popullin si deputet dhe se kjo skotë sundon sot politikën dhe ekonominë shqiptare. Kjo racë ndjehet më mirë si skllave.

Une mendoj qe kurva te tilla

Une mendoj qe kurva te tilla si ky selamiqe ka deshtuar te perballoje ritmin amerikan bejne shume mire qe kthehen tek PD (partia e deleve) sepse do t'a diskreditojne akoma edhe me shume PD e krimbur nga kriminelet e hajdutet ordinere dhe do t'a cojne ate (PD-ne), ne vendin qe meriton, paryi e horrave, krimineleve, deshtakeve dhe maskarenjeve, rrjedhumisht populli do t'a klasifikoje te fundit...megjithe vjedhjen dhe manipulimin e madh te votave qe do te beje krimineli pronar i PD sali berisha.

2 + 2 = 5 thote ...

2 + 2 = 5 thote ...

Njeriu ne pergjithesi

Njeriu ne pergjithesi ndryshon pikpamje ne varesi te realitetit...te syve...te vesheve...e shqisave te tjera...

Duke kaluar mosha te lene syte, te lene veshet,te lene dhe shqisat e tjera...boll qe pensioni te jete i kuvecem...per te ngrene e jetuar sa me gjate si 'krimb mendafshi' !

te dashur gazetare te majte e

te dashur gazetare te majte e te djathte qe memorja nuk ju funksionon mire! Eduard Selamin e krijuat ju sepse ju dukej me i pershtatshmi ne PD per t'u lavderuar, si kundershtar i mundshem i Meksit ne vitin e vone 1994 dhe me pas ne fillimin e 1995. Ketu e kam fjalen ne vecanti per Zaloshnjen i cili ka qene nje prej atyre qe me shume ka zgjedhur Selamin. Selami ne dy vite kryesi PD nuk la asnje shenje. Nuk kreu asnje reforme, risstrukturim, perpjekje per demokraci. Ishte thjeshte nje "yes man" i Berishes. Te cilit i duhej nje i tille ne PD ne momentin qe ai iku ne Presidence. Ne vitin 1994 ne kohen kur grupi i disidenteve (Dash Shehi, Serreqi, Hajdari, Ngjela, Kola etj) menduan se per te hedhur Berisha duhej hedhur njehere Meksi filluan te mbeshtesnin idene e bashkimit te roleve te kryeministrit dhe atij te kryetarit te Partise. Dhe menduan se ne kete menyre do te fitonte Selami mbi Meksin duke qene se kishte partine. I bene gabim hesapet sepse mbivleresuan njeriun e gabuar. Dhe ne kete lufte per pushtet e hengri Selami, i cili jo vetem qe humbi ndaj Meksit, por ne rruge e siper beri hasem edhe Berishen. Ne fund Selami, nga stresi psikologjik i madh, iu desh te ikte ne USA...

Keta miqte e PD-se (Dash Shehi, Ngjela, Hajdari, Serreqi, Kola etj) e provuan kete lloj beteje edhe ne fundin e 1996 dhe ne fillimin e 1997. Perseri me idene per te hedhur Berishen kerkuan koken e Meksit. Kesaj rradhe ia arriten te merrnin Meksin por Berishes i rrujten trapin... Madje u kthyen tek Berisha vite me vone te tere ne rrjesht per nje cope deputetllek... Eshte shume kurioze qe te tere keta luftuan te vetmin njeri qe Berishes nuk iu perkul kurre, Meksin, i cili edhe tani ngelet i vetmi qe i ka kthyer kurrizin PD-se dhe Berishes (se bashku me Shinasi Ramen per te qene te sakte).

Zaloshnja, per kur e ke ndermend nje mea culpa mbi Selamin?

:) kete e kam pare qe ate

:) kete e kam pare qe ate nate te famshme (ishte e famshem se ne nje nate edhe Dashi edhe Selami u kthyen ne PD). Por nuk i referohesha kesaj. Kaq e prisnim te gjithe dhe ishte normale. I referohem piketimit te njerezve te gabuar per inate te momentit. Pak a shume sic ndodh sot ne PS. Ku plot zgjedhje behen te gabuara dhe konformizmi i detyruar ndaj Liderit na ben te mosvleresojme edhe persona si Brace qe me duket i vetmi qe flet dhe perpiqet per kauzar e PS-se . Ne PD pati nje lufte te brendshme qe zgjati vite rrjesht. Mjafton te lexosh artikullin e djeshem te Mero Bazes te perbere nga fragmente te librit te tij per te kuptuar sa keq i pasqyroni. Jeni gazetare, jeni ne kushte te veshtira, ne si te informuar per ngjarjet (por qe s'jemi gazetare) ju lutemi te jeni me te plote ne analizat e juaja. Perpiquni te thoni historite e plota te ngjerjeve qe keni jetuar, jo thjesht nga kendveshtrimi i juaj i momentit (nuk po them nga interesi sepse i njoh kushtet e juaja dhe kam respekt per perpjekjet e juaja). Sidomos tani qe vete partizanet qe ju perkrahet po ju kthejne kurrizin, juve dhe ideve te juaja!

Pak me origjinal ju lutem. :P

Pak me origjinal ju lutem. :P

Analize shume e sakte, aspak

Analize shume e sakte, aspak partiake dhe shume e besueshme. Edhe une i mbaj mend ato vite, isha nje djathtiste jo berishiste qe me 1992-1993 dhe keto qe thote ky zotnia jan 100% te verteta!

Po mirmo shpëtimtar na the me

Po mirmo shpëtimtar na the me fitoren e PD fitojnë gjithë shqipëtarët po nuk na the se kush humbetë po na humbi PD mos vallë Serbët

Eshte e cuditshme se si ju te

Eshte e cuditshme se si ju te majtet, e perjetoni pushtetin e PD me keq se nje pushtim i huaj. Per ju Selami eshte i mire vetem kur ju jepet mundesia ta perdorni per sulme ndaj PD dhe pushtetit te Berishes. Edhe Meta eshte i mire per ju, nese bashkohet me PS kunder Berishes. Pra ju keni vetem hall, ardhjen ne pushtet. Dreqi ta haje, cfare kerkoni nga Selami, te dal kunder PD-se? Po ai eshte nje nder themeluesit e saj, si ka mundesi ti bjere me shkelm godines qe bashke me te tjere ka ndertuar? Ore vellezer, na thoni, a duhet te kete parti tjeter ne kete vend, vec PS? Dhe nese PD do te kete sa me shume individ si Selami, ku qendron e keqja per ju si kundershtar politik? I doni te tere si Paloka dhe Balla? Tek e fundit, ju duhet t'na beni te qarte: nese ne PD ka horra dhe njerz pa moral, nuk kane te drejte njerez te ndershem te militojne ne kete force politike? Dhe se fundi, kaq e paster qenka kjo e flamosur PS, sa nuk ka ne gjirin e saj asnje individ pa moral? Spaska te drejte askush me moral te jete kunder PS politikisht? Te mjeret Ju, jene vite drite larg edhe nga demokracia qe Mao Ce Dun pretendonte me shume se gjysem shekulli me pare, kur deklaronte se duhet 'te lulezojne 100 lule'., jo me me shoqerine perendimore ku duam te shkojme.

Analiza ne fakt eshte e

Analiza ne fakt eshte e sakte, pavaresisht se une personalisht e kam perceptuar negativisht kthimin e Selamit ne PD(dhe disa prej arsyetimeve te tij akoma i gjej te pajustifikuara). Gjithesi, duhet kuptuar qe gjithe balta qe u hodh mbi te tregon qe nje pjese e madhe e kritizereve te tij ishin me te interesuar qe ta poshteronin publikisht, sesa per moralin e ketij kthimi(me vijne ne mendje paçavuret mediatike qe pretendonin qe ai s'kish paguar faturat e dentistit, qe punonte taxist, shites makinash e te tjera histori qe s'kane lidhje me thelbin e çeshtjes). Diskutimi qe duhej bere ne fakt eshte ky: Si ka mundesi qe nje ze opozitar si Selami nuk gjen arsye as motivim as hapesire qe t'i bashkangjitet forcave qe duan ta rrezojne Berishen nga pushteti? Mos valle PS e aleatet jane "teper te moralshem" per te perfshire ne opozitarizmin e tyre zerin e Selamit, dhe ne vend te figurave si ai preferojne te angazhojne kopuke elektorale qe veç ideologji e moral s'kane? Mos valle, kthimi i Selamit ne PD, tregon qe opozitarizmi i mirefillte ka vdekur, dhe e vetmja forme e te berit politike eshte pragmatizmi si ai i Selamit, per te mos lejuar qe kopuket e te dy kraheve te drejtojne gishtin me tallje duke te treguar faturat e papaguara te dentistit? Kemi hyre ne nje kapitull te ri, ku maskarenjte bertasin "kapeni hajdutin", por edhe kjo periudhe do kaloje avash-avash. Fundja, pse te ngutemi, ne gjithnje njeqind vjet mbrapa te tjereve kemi qene.

Xha Teme, Une per vetem time

Xha Teme, Une per vetem time e sulmoj Selamin nga pozita te djathta dhe jo te majta, nga pozita te ndershmerise, jo konjukturale. Per mua, e gjithe kjo klase poltike eshte e deshtuar, si politikanet qe jane ne PD ashtu edhe ata ne PS e LSI. Mendoj se duhet te dalin njerez te rinj per te drejtuar kete vend, duhet te permbysim kete klase dhe, nese nuk kane dale te tjere me te mire, te votojme per FRD e AK, te pakten ofrojne ndryshim. Nuk mund te votojme per te njejtet njerez dhe pastaj, si me fryme te shenjte, te presim ndryshimin.

Nuk mund te votojme per te

Nuk mund te votojme per te njejtet njerez dhe pastaj, si me fryme te shenjte, te presim ndryshimin.

Plotësisht dakord. Edhe pse nga të voglat duhet të votojmë më fort atë që premton zhbërjen e ndryshimeve të 2008, Sali gërdallës me Ed piktorin.

Aha tani e nxorre koken o

Aha tani e nxorre koken o Elvina, qenka cupa e Bamces o goce :)

Ta gjesh ndryshimin tek Spahiu e Topi qe kane qene vasale te Berishes, qe Berisha i mori nga hici dhe i beri Nenkryetar te KLD dhe president, eshte hipokrizi ose idiotesi ose te dyja bashke.

Klasa politike ka te meta thelbesore, por mund te themi qe perfaqeson me se miri popullin tone. Sigurisht nuk duhet te behen eksperimente duke zgjedhur ca sharlatane politike si ato qe permend ti,qe te godasim koken me grushta pastaj jo me shume se pas 1-2 vjetesh.

Per momentin ka vetem 2 alternativa te pranueshme, PS ose PD.

U tu befsha moj Elvina

U tu befsha moj Elvina me fal qe po te pergjigjem ne emer te xha Temes por kur thua qe te votojme per FRD dhe AKZ dhe thua qe ata te pakten ofrojne ndryshim a se kupton qe ja ke futur kot? Po deri dje a sishin keta ne poste drejtuese dhe cfare ndryshimi sollen? Te gjithe jane plehra dhe kur thua qe duhet te votojme per njerez qe sjellin dryshim dhe qe une jam dakort me ty mos kerko kete ndryshim nga keto figura politikanesh qe jane por nga figura te tjera te cilet jane te pa perlyer me pushtetin. Njeriu qe sjell ndryshim nuk varet nga mosha por nga cfare ofron dhe tek ne per fat te keq akoma nuk i kemi keto figura qe mund te ofrojne ndryshimin qe ti dhe une dhe shume te tjere si puna jone e kerkojne.Sot te gjithe pa perjashtim nga keta politikane qe kemi dhe nga te dyja krahet nuk kerkojne ndryshim por pushtet. Sa per komentuesit e tjere qe shajne E.S sikur ai te ishte e keqja me e madhe e ketij vendi e vetem e vetem se iu bashkua PD do tju thoshja qe e keqja me e madhe tek ne jane keta politikane qe kemi te te dyja kraheve qe po na genjejne dhe akoma e keqja me e madhe jemi vete ne qe u besojme atyre dhe qe i votojme akoma.

O xha Teme,mos u hiq kaq

O xha Teme,mos u hiq kaq shume i mencem. Te gjithe e dine se nuk ka asnje parti apo lider qe te mos kete te meta e dobesi,por nuk ka as individ te mos e kete ketye defekt.Shume analiste e komentues ndalen pak tek PS-ja e forcat opozitare,jo se ata nuk kane mangesi e verejtje per tu bere,por sot e shohin e kuptojne edhe femijet,se e keqja me e madhe per mbare shqiptaret kudo qe jane,eshte Sali Berisha.Ai ka vene nen thunder dhe shperfytyruar jo vetem partine (kopesht)te tijen ,por mbare inteligjencen,ekonomine,historine me vlerat e saj dhe gjithecka qe eshte shqiptare. Edhe ti,zoteri e kupton mire kete,por me siguri do te jesh nga ata qe ka lidhur Saliu per rreth stanit te tij dhe ke gjetur kete menyre per " te lehur".

Zoteri! Nese ju keni bindjen

Zoteri! Nese ju keni bindjen se 'e keqja me e madhe per mbare shqiptaret kudo qe jane, eshte Sali Berisha', lutem t'me thuash, ku hyn ketu Eduard Selami? Ju mendoni se Selami me aktivizimin e tij ne kete prag zgjedhjesh eshte si nje komerdare shpetimi per Sali Berishen? Pse, cfare e ka gjetur Sali Berishen qe duhet pa tjeter ta shpetoje Eduard Selami? Ai eshte Kryeminister dhe nese humbet zgjedhjet ne 23 Qershor do te vazhdoj te jete deputet i opozites. Pse i zmadhoni gjerat deri ne kufij dramatik, sikur po nuk u largua Berisha, kjo eshte gjeme dhe shkuar gjemes. Gjepura. Une pi kafe me miqt e mi, me dhimbsen nese ju ndodh dicka. Por nese ata jetojne nen udheheqjen e Berishes apo te Rames, une jam aq ne gjendje te kuptoj se per ta ky ndryshim nuk mund te jete qellimi i vetem i jetes se tyre. Dhe se fundi ju qe shani Eduardin thjesht se ju duket se po ndihmon Berishen, vertet jeni te bindur se mbeshtetja e Selamit ka per ta shpetuar Berishen nga largimi? S'ka zot qe e shpeton Berishen po qe e thene qe do te largohet. Dhe te jeni te bindur, se Berishen as qe e ha meraku aq shume sa mendoni ju, nese largohet apo jo. Qetesohuni vellezer dhe merruni me hallet e shtepise tuaj...

Sa i poshter ky Selami. Po

Sa i poshter ky Selami. Po lepin ate qe ka peshtyre. Ndryshe komplet nga marrdhenia Rama-Meta-Prifti, ata kane qene perhere parimor me njeri tjetrin.

Hahahahahahah o Albi

Hahahahahahah o Albi marredhenia Rama-Meta-Prifti parimore? Po kush ka qene parimi apo secili te vjedh sa me shume dhe tja fusi njeri tjetrit?Mos do te thuash qe edhe ngrenia e ngjalave eshte parimore?

Add new comment