Vetëvrasjet shtohen kur gazetat i raportojnë ato?

Postuar në 11 Mars, 2013 15:37

Ka më shumë se 100 studime ndërkombëtare që tregojnë se ekziston një lidhje mes raportimit të vetëvrasjes nga media dhe sjelljes vetëvrasëse. Një studim kritik “Vetëvrasja në lajme dhe informimi i medias”, i cili u zhvillua në 2010-n rivërtetoi edhe një herë qëndrimin dhe sjelljen e komunitetit në rastet kur lexojnë apo shikojnë raportimin e një rasti vetëvrasjeje.

Rezulton se ka një lidhje të fortë mes raportimit në media të rasteve të vetëvrasjeve dhe rritjes së rasteve të vetëvrasjeve apo tentativave të vetëvrasjeve.

Për shembull, një studim i 2005-s me gazetat australiane tregoi se rastet e vetëvrasjes së meshkujve rriteshin pas raportimeve për vetëvrasje, dhe shumë meshkuj tentonin të vetëvriteshin rreth tre ditë pasi historia e parë publikohej.

Mënyra se si raportohet një vetëvrasje duket se ka një rëndësi të veçantë. Ka raste të izoluara që tregojnë se mënyra se si raportohet një vetëvrasje ndikon në rënien e këtyre rasteve. Për shembull, një studim australian i vitit 1997 për raportimin e vetëvrasjes së Kurt Kobeinit në media zbuloi se rastet e vetëvrasjeve mes moshave 15-24 vjeç ranë gjatë muajve në vijim të raportimit të vdekjes së Kobeinit. Mendohet se kjo kishte lidhje me faktin se nga ana e medias u mbajt një qëndrim kritik ndaj vendim të Kobeinit. A.Gjypi

Comments

Submitted by Mister Green (not verified) on

<p>Këto janë gjërat e para që mëson studenti univeristar në fakultete ku bëhet kursi i statistikës apo epidemiologjisë. &nbsp;Për sa i përket analizës, e kam llafin.</p><p>Po ashtu në lidhje me këto tema, me influencën e medias, me hiperbolizimin efenomeneve, me gjysëm informimin, keqinformimin duhet të njihen edhe gazetarët.&nbsp;</p><p>U vetvra x sot, y nesër... po sa e sa janë vrarë në të shkuarën? Mos vallë edhe thjesht raportimi nga medja rrit vetvrasjen e perceptuar, sikundër ndodh me fenomenin e korrupsionit? Po natyrisht që po. Këtu në Shqipëri, ka ca media që e kanë punë mekanike procedurale hedhjen e titujve nga kronika e zezë përdita në faqe të parë. E kjo e ka një arsye, po duhet ruajtur masa gjithnjë.&nbsp;</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.