Idiotik - thotë Mustafa Nano për reagimin e Panaritit dhe shton për Berishën: Shyqyr që është kaq i marrë

Mediat bënë publike këto ditë një letër që diplomati i karrierës Gilbert Galanxhi, ambasador i yni në SHBA, i ka dërguar eprorit të tij në Ministrinë e Jashtme, për dijeni dhe kryeministrit të vendit. “Bëhet fjalë për një skandal në kuptimin e plotë të fjalës – thotë Mustafa Nano në Shqipin e sotëm, ku shkruan edhe për qëndrimin e Ministrisë së Jashtme pas publikimit:
“Ky qëndrim ishte një skandal më vete. Ishte telegrafik, me fare pak fjalë; ishte dhe arrogant, deri në kufijtë e pacipësisë. “Është çështje e brendshme financiare e Ministrisë së Jashtme, për të cilën nuk mund të japim hollësi e llogari për mediat (marrë nga ‘Vizion Plus’)”, thuhet në deklaratën që ata nxorën me këtë rast. E vini re? U besoni syve e veshëve? “Çështje e brendshme”, thonë. Ç’don të thotë “çështje e brendshme”? Ç’është ky formulim në gjuhën orwell-iane “Newspeak”? Kishim kohë që s’e kishim dëgjuar një formulim të tillë idiotik, që komunistët e Enver Hoxhës e përdornin në kontekstin e karshillëkut me fuqi të huaja. Ndërsa Edmond Panariti e përdor për t’i thënë medias së Tiranës, se “nuk ka punë të zhbirilojë atë që ndodh brenda Ministrisë së Jashtme”. Hm!”
Nano bën më pas edhe krahasimin e pashmangshëm që dikton rasti: atë mes falimentimit të Ambasadës dhe parave të taksapaguesve që shkojnë lumë për lobistët e Podesta-s në Uashington.
“Janë me qindra mijëra dollarë të shpenzuara nga qeveria “Berisha” (për të mos folur për miliona dollarë të tjera që kanë shkuar në xhepa lobistësh, apo miqsh të tyre, në formën e investimeve publike dhënë ndonjë kompanie. Janë të gjitha pará të taksapaguesve shqiptarë, të cilat Berisha i përdor për të trukuar imazhin e tij ndërkombëtar, e për të krijuar idenë se ai është mik i Perëndimit. Dhe e bukura është se zullumet e kryera prej tij janë aq të mëdha sa edhe këto pará nuk i kanë bërë punë. Janë pará të harxhuara për një qëllim të pistë, por të çuara dëm për fatin tonë të mirë. Podesta, Ridge, Daul, Grossruck, etj., nuk ia kanë dalë të hapin dyert e kancelarive për Berishën” – shkruan Nano dhe e mbyll me një batutë që ka gjasa të mbahet mend gjatë: “Shyqyr që është kaq i marrë. Ndryshe, do na duhej të harxhonim shumë energji për t’u përballur me “mikun e ndërkombëtarëve”…”
Opinioni i plotë:
http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/03/11/diplomacia-shqiptar...
Comments
Theuj çka te duesh ti

Theuj çka te duesh ti Mustafa, por njashtu i MARRE Berisha i futi te gjithe shqiptart perseri nen Turkì dhe te gjith rrijne sus.

Njeriu i marre Berisha te

Njeriu i marre Berisha te beri ty ta shkruash shqipen si te teket.

Ti nxjeresh bojen

Ti nxjeresh bojen Shqiperise ne bote e te diskreditosh ate ne ShBA, Ministri e quan ceshtje te brendeshme? Te tallesh menderen me Shqiperine, qenka ceshtje e brendeshme? Ku shkuan keta patriote te medhenj qe kerkojne te mbrojne e e qajne per shqiperine natyrale dhe lene ne harrese nje teritor shqiptar dhe nje ceshjte te madhe shqiptare si ajo e ambasades sone ne SHBA? Llapaqen jane qe nga llapa llapa kryetar i tyre...

Nuk e kuptoj perse Mustafa

Nuk e kuptoj perse Mustafa Nano keqinformon lexuesit duke e cilesuar Gilbert Galanxhiun si diplomat karriere. Galanxhiu u katapultua ne vitin 2007 ambasador prane OSBE (Vjene) dhe me pas ne vitin 2010 ne Washington fale lidhjeve te tij me pushtetaret. Ndersa diplomat karriere konsiderohet dikush qe ben karriere graduale, punon gjate ne Ministrine e Jashtme dhe neper ambasada (te pakten 10 vjet) dhe VETEM ME PAS behet ambasador.

Gilbert galanxhi ka qene

Gilbert galanxhi ka qene gjithe kohen ne ministrine e jashtme

E nderuar respublica.
E nderuar respublica. Galanxhi ka qene ne aparatin e Pd deri ne vitiin 1995 kur T. Shehu e mori ne Mpj dhe e caktoi sekretar te dyte ne Argjentie. Me "rebelimin komunist", kerkoi shtetesi ne Kanada dhe pas mospranimit filloi pune si shofer tek PAMECA. Pas fitores se 2005, u rimor ne pune nga Berisha. Se cfare eshte nje diplomat i karieres, lexoni ligjin per sherbimin e jashtem tek mfa.gov.al
Ju lutemi mos beni pohime kur nuk keni referenca
Jeni gabim, Galanxhiu ka

Jeni gabim, Galanxhiu ka gjithe-gjithe 8 vite ne sherbimin e jashtem, nga te cilat 6 vitet e fundit ambasador ne Vjene dhe Uashington. Ne kohen e emerimit si ambasador ne Vjene (viti 2007) Z. Galanxhi ne baze te Nenit 38 te Ligjit per Sherbimin e Jashtem nuk kualifikohej as per Sekretar te Trete. Edhe po ta leme menjane legjislacionin shqiptar dhe gradat diplomatike, ne gjithe boten e qyteteruar te konsiderohesh diplomat karriere do te thote te kesh bere karriere graduale, ndersa te konsiderohesh ambasador karriere duhet te kesh punuar me vite te tera ne sherbimin e jashtem (minimalisht 10-15 vjet). Perpara se te me kundershtonit duke shkruar gjera te paqena duhet te kishit marre ne telefon Galanxhiun dhe ta kishit pyetur sa vite kishte ne sherbimin e jashtem ne vitin 2007 kur u emerua ambasador dhe a kishte ndonje grade diplomatike ate kohe.

Po se na drejtojnë të tillë

Po se na drejtojnë të tillë idjotë dhe të marë jemi këtu ku jemi

Add new comment