Berisha i shkruan letër Çilit: “obligimet e mia nuk më lejojnë të jem disponibël aq sa do të doja në faqet e gazetave dhe ekranet e TV”!

Nga të gjithë gjërat që shkruhen për të, Kryeministri është ngacmuar vetëm nga një editorial, ai i Henri Çilit, te MAPO. Prandaj Kryeministri ka kapur penën e i ka shkruar gazetës, dmth Çilit. Pikërisht atij.
Letra fillon me “I dashur Zotëri...” dhe vazhdon: ”Në editorialin tuaj dhe në hapje të gazetës suaj, me germa kapitale por tituj të ndryshëm, shkruani se Berisha heziton të dalë në ekrane, dhe….po ju drejtohet vetëm mediave sociale apo masave. Madje fiksoni një datë të fillimit të hezitimit, Janarin e vitit 2012.”
Pasi shpjegon se raporti i tij me to është “qëndrimi i hapur si dhe pavarësia ime nga mediat”, shpjegon se “nuk hezitoj aspak ekranet. Ato janë pasioni im i tepërt dhe kjo është periudha që unë kam qenë në media më shumë se kurrë, por dhe më i hapur se kurrë në karrierën time ndaj tyre dhe për të ka statistika.”
Dhe flet për “Town hall-et” që “për mua si kryeministër, janë një tjetër formë e shkëlqyer e komunikimit me mediat dhe qytetaret. Ato janë një detyrim moral dhe ligjor i imi ndaj qytetarëve të këtij vendi pas 8 vitesh në pushtet. Në këto Town hall-e, pas një ekspozeje të shkurtër, unë i përgjigjem çdo qytetari, për çdo problem dhe dëgjoj mendimet, kritikat, propozimet e të pranishmeve për programin e PD, gjë që realisht më intereson shumë. Gjate dy muajve të fundit unë kam bërë një seri Town hall-esh dhe kam kërkesa të shumta për to saqë e kam të vështirë ti përballoj. Për mua qytetarët janë të parët! Unë jam një dashnor i fjalës së lirë, për rrjedhojë dhe i mediave të shkruara dhe atyre elektronike, por natyrisht obligimet e mia nuk më lejojnë asnjëherë të jem disponibël aq sa do të doja në faqet dhe ekranet e tyre”, i shkruan Kryeministri Henri Çilit.
k.c.
Comments
Akoma do te dale ne TV ky?
Akoma do te dale ne TV ky? Pak e shofim 3 here ne dite, cdo dite te javes????
Bollë më se po tëmbni fëmijët

Bollë më se po tëmbni fëmijët duke e parë tër ditën nëpër tv

2- Unë nuk hezitoj aspak

2- Unë nuk hezitoj aspak ekranet. Ato janë pasioni im i tepërt...

C'fare do me thene ? Albanglisht? Nuk injoroj, nenvlresoj ekranet...?Hezitim , nuk do te thote medyshje?

Pasioni im i tepert, Delir me sensin e fajit ? Egocentrik i penduar?

Pasion , dashuri jo racionale, teper,e tepert pertej normes...Rrefim freudian ?!?

Kush di mire shqip, te kete miresine ta spiegoj.

kjo eshte si estrada e

kjo eshte si estrada e ballshit..ja di zemren katunari katunarit

Add new comment