8 pikat e Braçes që praktikisht do ta linin LSI-në jashtë koalicionit me PS

Erion Braçe ka komentuar slloganin e LSI “Me ne (LSI) nuk humb kërkush!” duke komentuar se kjo do të thotë se “në çdo rast ne do jemi në pushtet!! Është e rëndë ta dëgjosh! Është manipulim skandaloz para zgjedhjeve! Kur them këtë nuk kam parasysh rastin aktual, marrëdhënien e tyre me Sali Berishën. Kur them këtë kam parasysh rastin kur fiton PS”
Në këtë rast, Braçe, ka renditur 8 pika që teorikisht do ta linin LSI jashtë qeverisjes së PS, nqs do të zbatoheshin:
1. në një rast të tillë së pari është PS që duhet të vendosë për qeverisjen.
2. Së dyti, është PS që duhet t’i japë fund ndarjes së shtetit me përqindje;
3. është PS që duhet t’i japë fund ndarjes së Qeverisë me ministri, madje në ministri me lekë e ministri thjesht për hall.
4. është PS që duhet t’i japë fund rekrutimit në administratë mbi baza partiake, nepotike, shoqërie, miqësie, korruptive-pra me lekë.
5. është PS që duhet të bëjë një spastrim ekstrem nga të gjithë ata nëpunës të kapur në shkelje të ligjit, akte abuzimi e korrupsioni që janë në detyrë për shkak të marrëveshjes politike.
6. është PS që duhet ta nisë nga ligji e të kthejë në detyrë cilin do nëpunës të hequr padrejtësisht-të vërtetuar nga gjykata-nga puna.
7. është PS që duhet të rikthejë menjëherë në rekrutim, meritën, konkurencën mbi baze dije, aftësije, vizioni, ndershmërie.
8. është PS që duhet të favorizojë në rekrutim një gjeneratë të re shërbyesish, pas 23 vitesh kjo gjeneratë është e aftë t’i shërbejë një Shqipërie të re!
k.c.
Comments
Bravo Erion. nuk e di sa e

Bravo Erion. nuk e di sa e mundur do te ishte kjo ne real politik , por nga kjo liste duhej filluar per te mberritur ate Rilindje aq te perfolur... Uroj te mos bjere ne vesh te shurdhet dhe te diskutohet pike per pike ne forumet tuaja partiake...

Pika të rëndësishme për të

Pika të rëndësishme për të ecur përpara me një mentalitet të vërtet europien nga ngelet vetëm ta shikojmë në qoftëse ja arijnë athere mund të themi se po vihet në rugë të drejtë një RILINDJE SHQIPËTARE

Dhe ne fund te fundit, pika e

Dhe ne fund te fundit, pika e nente, eshte ps qe duhet t'i tregoje 'gishtin e mesit lsi-s' dhe jo 'gishtin tregues' se c'te beje per koalicion.

Pushtetofagus duhet te rremihin dheun me pas, pasi hunbet pjesa morale e partise se Braces.

Lsi-ja le te vazhdoje me pd, gje e zakonshme, mund dhe jo vetem te dashurohesh por dhe te martohesh me gjaksin tend, dhe te besh prokopi.

Votat e blera te lsi-s jane masturbim i vetkenaqesise ne nevojtoren publike ku pastruesja nuk te kerkon shperblim por vetem shkeljen e butonit te shkarkimit te kazanit te saj.

Te gjitha kot. Sali Berisha

Te gjitha kot. Sali Berisha nuk e leshon pushtetin pa u derdhur gjaku lume.

po nga 97 -2005 kush PS ishte

po nga 97 -2005 kush PS ishte ne pushtet apo ajo e Kines??? Boll me brockullisje o Brace

6. është PS që duhet ta nisë

6. është PS që duhet ta nisë nga ligji e të kthejë në detyrë cilin do nëpunës të hequr padrejtësisht-të vërtetuar nga gjykata-nga puna.

Po mo po! Haha, ky do të jetë justifikimi juaj për heqjet nga puna... dhe emërimet politike? Çfarë absurdi!!

Me kete mendje qe keni edhe

Me kete mendje qe keni edhe kater vjet ne opozite keni per te qene

Add new comment