Umberto Eco flet për Beppe Grillon, dhe nuk e fsheh se ka dyshime

Postuar në 09 Mars, 2013 06:33

Intelektuali i njohur italian, semiologu Umberto Eco ka folur për herë të parë pas zgjedhjeve mbi fenomenin “Grillo”. Në një intervistë të shkurtër për të përditshmen la Repubblica, ai shprehet se “ka hezitimet e veta lidhur me Grillon, por ka një farë shprese tek grillinët [kështu quhen mbështetësit e tij] që janë zgjedhur si përfaqësues të Lëvizjes në Parlament, s’ka gjë se ende nuk dimë kush janë e si janë; dimë të paktën që janë ende të pakorruptuar”.

Dhe pak më pas: “Grillo duhet të zgjedhë midis demokracisë parlamentare (që ekziston, e që Grillo vetë e ka pranuar, përderisa ka marrë pjesë në një garë elektorale) dhe Agorës [shesh i qyteteve të Greqisë antike, ku mblidheshin Asambletë Popullore e ku praktikohej demokracia e drejtëpërdrejtë], që nuk ekziston më”.

Në fund, bën një koment dhe lidhur me vendimin e Grillos për t’mos shkuar asnjëherë në TV, ndonëse shfaqet gjithë ditën në TV. “Grillo po aplikon atë që kam thënë unë ca kohë më parë: çelësi i suksesit është të mos shfaqesh kurrë në TV. Ja, unë dhe sot e kësaj dite nuk kam profil në facebook e në twitter, e prapëseprapë, çfarëdo që them, qoftë dhe në një seminar universitar në fund të botës, del aty për aty në Youtube, apo publikohet në site të ndryshme online”, thotë Umberto Eco.

Duket se ka dyshime e pasigurira; prandaj i vjen vërdallë argumentit e nuk vë pika mbi “i”. Fenomeni “Grillo” është ende i paqartë.

Për ata që dinë italisht, intervista e plotë mund të gjendet në linkun http://www.giornalettismo.com/archives/811497/umberto-eco-pa...

M.N.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Mendim i drejtë</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

Kjo tregon qe artistet smund te behen kurre politikane, alias i paster per z. Edi Rama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.