A kemi nevojë për Ambasadë në ShBA? Atje kemi Podestën...

Postuar në 09 Mars, 2013 05:27

Ka qenë Panorama që ka dhënë alarmin se Ambasada Shqiptare në Amerikë po falimenton. Ajo i referohet një letre të Ambasadorit  Gilbert Galaxhi, që shpjegon se Ambasada mbahet me shumë pak para, dhe tani i kanë hequr dhe shoferin dhe pastruesen. Mbase presin që Ambasadën ta lajë e shoqja e Ambasadorit dhe makinës t’i japë atasheu kulturor. Në të njëjtën kohë kur Podesta merr shuma nga qeveria shqiptare që i kalojnë fondet e kësaj ambasade disa herë.

Pjesë nga letra:

“Pasi kam analizuar buxhetin e vitit 2013 për ambasadën, mund t’ju them me bindje që në fillim se ky buxhet është fiktiv dhe i parealizueshëm. E thënë ndryshe, është ngecje e përgjegjësisë nga ju tek ambasadori. Është ‘larje duarsh si Ponc Pilati’, në një farë mënyre duke na thënë: ‘Këto fonde keni, vrafshi veten tani atje ku jeni’”, shkruan ambasadori shqiptar në SHBA. Gilanxhi shprehet më tej se Ambasada jonë në SHBA, e cila është një nga më të rëndësishmet që ka Tirana zyrtare, është lënë pa shofer, pa sekretar teknik dhe pa pastrues. Sipas tij, ky është një rast unikal kur një ambasadë në Uashington mbetet pa shofer. “Në mënyrë të pakuptueshme, politikisht e diplomatikisht të pajustifikuar, ‘është vënë karroca përpara kalit’. Fatkeqësisht është harruar fare se pse kemi ambasadë në SHBA??? Për të paguar faturat e detyrueshme (edhe për këto, veprimet aritmetikore nuk dalin)??? apo për të punuar e përfaqësuar interesat e Shqipërisë në SHBA? Praktikisht, ambasadat janë kthyer në funksion të zgjidhjes së ‘halleve’ tuaja apo të Drejtorisë së Financës, kur duhet të jetë krejtësisht e kundërta”, shton ambasadori Galanxhi. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, për vitin 2013 buxheti i Ambasadës në SHBA për qiratë është 176 mijë dollarë. Por ambasadori thotë se pagesat faktike për qiranë e zyrave dhe banesës së tij dhe të tre diplomatëve janë 15 437 dollarë në muaj, ose 185 mijë USD në vit. Në fund ai e mbyll letrën e tij duke thënë: “Ju lutem, më autorizoni me shkrim, z. sekretar i Përgjithshëm, që të mos dal nga zyra, ose më saktë, të mos dal nga rezidenca, pasi në jetën reale, me minus një mijë dollarë, nuk mund të bëhet asgjë”.

k.c.

Comments

Submitted by a. (not verified) on

I kujt eshte ky ambasador ? I Pd-se apo I Lsi-se ? Pse pyes, do thoni ju; sepse nuk ka rrojtur si ne rrethim, qe e konceptoje si nen unazen e perskuqur shtrenguese te krizes ekonomike para fushates politike, ku taksapaguesit presin tu kthehen ca taksa ne forme bakshishi per faljen e votes qe do te thote zgjatje mandati. Le te shpenzoje ca pare dhe nga te vetat per interesat e kombit ! Ha ha haaa!

"Podestat' jane te domosdoshme, pasi ndonjehere ato kryejne me shume pune sesa ambasadat, vecse eshte e domosdoshme qe te perdoren per aresye madhore te kombit e jo per aresye madhore partiake. Ky eshte ndryshimi.

Ambasadori, sa inat me vjen qe nuk e njoh, le te gjej rezidenca me te lira e me me pak luks e tangerllek , dhe e shoqja le te beje pastruesen se nuk u be qameti e nuk e sheh kush, dhe nje nga punonjesit si dhendri i Jozefines le te beje dhe shoferi se nuk u keputen ne bythe nga puna e shumte. Le t'a mendoje si neve kur na ka rene halli i parave se do ta gjeje zgjidhjen e te mos na beje publike ca letra konfidenciale per te na prekur qe te marrim ndonje derkuc kursimesh e te hedhim qindarkat atje.

Ambasada koti, podesta koti, transparence koti, opozite koti dhe taksapagues koti.

Kot ne mes te kotit.

Submitted by Genti (not verified) on

Ambasadori eshte i PD-se, por me sa duket tani ne prag te zgjedhjeve kerkon te behet simpatik edhe per krahun tjeter.

Submitted by Zapbone (not verified) on

Dhe ka nga ju qe thone   duhet te permbahemi ne komente! ne mungese per ta vene tritolin ne kete palo shtet, te pakten ta veme ne komente.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.