Lamtumirë Trebicka

Vete Trebicka e ka rrefyer historine e semundjes se tij para vdekjes:
"Më besoni, unë jam një njeri që nuk e kam njohur kurrë sëmundjen. Më kujtohet kam marrë vetëm 9 ditë raport, kur isha 23 vjeç dhe po luaja në pjesën “Shtëpia në bulevard”. Teksa po trukohesha, pashë se isha mbushur me njolla të kuqe dhe kisha ethe. Më kishte zënë fruthi. Dhe prej asaj kohe unë nuk mbaj mend të kem marrë më raport. Nuk kishim nisur ende me shfaqjen “Tabloja absurde”, kur nisa të ndihesha jo fort mirë. Një ditë kur u ktheva në shtëpi, ndjeva ethe dhe kisha kollë. Mendova të lë duhanin. Kisha tentuar kaq herë dhe thashë, përse të mos e lë tani. Kam pirë kaq shumë duhan! Po puna jonë e tillë është, sidomos në proces tavoline, kur je nën tension, kur je në kërkim të vazhdueshëm… Por ishte një gjendje që nuk më pëlqente dhe vendosa të vizitohem. Duke qenë që nuk jam kuruar kurrë, as e dija se ku të drejtohesha dhe me një mikun tim të teatrit shkuam në dispanseri. Më thanë se ishte diçka e vjetër, jo shqetësuese dhe mora disa mjekime. Ndërkohë nisëm “Tablonë absurde” të Ferdiand Hysit, madje do të shkonim në Indi. Ishte udhëtim i gjatë dhe i lodhshëm. Kur u ktheva, u drejtova tek një mjek tjetër që qëlloi një shok fëmijërie. E kuptova menjëherë se ç’kisha sa pashë fytyrat e tyre..." a.n.
Comments
Ngushellime

Ngushellime familjareve.
Respekte dhe nderime per punen e babait, vellait apo bashkeshortin !

Iu prefte shpirti ne paqe

I paharruar qofte kujtimi i

I paharruar qofte kujtimi i tij. Gjynah qe njerez te tille me vlera per shoqerine shkeputen kaq shpejt nga jeta…Ti ngrene nje bust tek teatri kombetar Roland Trebickes dhe jo plerave si Sabri Godo

Shpresoj qe TV publike ti

Shpresoj qe TV publike ti bejne ndonje emision special ROLAND TREBICKES. Psh Dudushi tek TCH mund ta beje nje gje te tille pse jo dhe Fevziu tek KLAN

Ngushellimet me te sinçerta

Ngushellimet me te sinçerta familjes per te madhin dhe te paharrueshmin Roland Trebicka. Na pikelloi largimi i tij.

Ngushellime familjes se te
Ngushellime familjes se te madhit Trebicka. E priti vdekjen si nje burre i vertete. I paharruar qofte kujtimi i tij.
Një aktor i madh ngushëllime

Një aktor i madh ngushëllime familjarëve

Add new comment