Mund të lindë një Grillo “i mirë e goxha burrë” në Shqipëri?

Pyetjen e bën Mustafa Nano në opinionin e tij të sotëm në të përditshmen SHQIP. Pasi analizon anën e dukshme dhe anën e errët të Beppe Grillos në Itali, Nano ngre pyetjen nëse mund të flitet për ndonjë “Grillo” në Shqipëri. Dhe shkruan ndër të tjera:
“Sipas meje, jo. Absolutisht jo. Grilloja “i mirë e goxha burrë” ka lindur atje ku establishmentit, - edhe pse është i korruptuar dhe i paaftë për të bërë reforma, - nuk i shkon kurrë në mendje për të bllokuar afirmimin e nismave e aksioneve politike që janë alternative me të. Madje, duhet thënë se establishmenti në Itali nuk ka asgjë në dorë për të bllokuar lëvizje të tilla. Grillo ka injoruar ftesat që i janë bërë për të qenë nëpër studio televizive, por për të është folur pa fund edhe në këto studio, edhe gjatë edicioneve informative, edhe në programe të tjera, edhe në gazeta, dhe kjo është një provë se sistemi italian, të paktën në terma të demokracisë, ka nevojë të përsoset, por jo të përmbyset. Shkurt, në Itali ekzistojnë hapësirat, mjetet e resurset, që bëjnë të mundur lindjen e inkurajimin e një aksioni të fortë e të bujshëm politik nga hiçi, edhe në rastet pra kur ky aksion synon zhbërjen e establishmentit në veçanti apo të sistemit në përgjithësi. Ndërsa Shqipëria është një tjetër planet. Këtu te ne sistemi është ngritur i tillë, me synimin që së pari të mbrojë establishmentin, e së dyti të shkurajojë e të luftojë çdo alternativë të ndryshme prej establishmentit (le ta provojë ndokush që t’u japë munxët gazetarëve, pronarëve, programeve, gazetave, televizioneve, dhe të denoncojë lidhjet korruptive të gazetarisë me politikën, dhe është e sigurt që për të, dhe me të, s’ka për t’u folur kurrë në media). Me një fjalë, këtu te ne nuk është vetëm establishmenti që është i korruptuar, madje tërësisht i korruptuar, por është i tillë dhe vetë sistemi, rendi i gjërave, morali publik dhe etosi kolektiv, media, shoqëria civile, institucionet e strukturat shtetërore, gara politike e jopolitike. E meqenëse jemi te gara, këtu te ne ende vidhen votat e manipulohen zgjedhjet. Për ç’Grillo mund të flitet në këto rrethana?...” A.N.
Nano i plotë:
http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/03/06/nje-grillo-i-dobish...
Comments
Po, une besoj se mund te

Po, une besoj se mund te flitet per urgjencen dhe mundesine e nje Grillo-je ne politiken shqiptare. Por Grillon nuk mund ta bejne ata qe varen nga establishmenti per t'u ushqyer, qe ushqyerjen e çdo forme e vendosin mbi integritetin moral dhe deshiren per t'i sherbyer se perbashketes; Nuk mund ta bejne Grillon ata qe jane sterpikur nga kjo fekale qe prodhon sistemi çdo dite; Nuk mund ta bejne Grillon ata qe kane dhene kontributin e tyre ne felliqesine e ketij sistemi; Grillo eshte asket, dhe asketizmi kesaj ane eshte nje virtut qe u atribuohet budallenjve. Cka eshte me e rendesishme: Nuk mund ta bejne Grillon ata qe kane kaluar rinine e tyre ne sistemin komunist; jane te gjithe te infektuar(me prinder e halla e teze e me kuç e me maç),dhe meqe nuk i dergojme dot te gjithe ne karantine, te pakten duhet te perpiqemi ti largojme njerin pas tjetrit nga politika. Ca do i therrase Perendia vete se kane mbushur moshen, ca do shkojne ne burg se atje e kane vendin, ca do largohen vete se kane bere leke boll sa per tre breza, dhe keshtu, brenda 20-30 viteve me ne fund do te çlirohemi nga kjo flame. Deri atehere, le te presim Grillon. Ose Godonë...

Patjeter qe vidhen votat, si

Patjeter qe vidhen votat, si ato me Maqo Byrekun kandidat alternativ per kryetar partie..

Shume mire Muco, ke te drejte ne vija te trasha, ketu sistemi eshte shume me i mbyllur. Pyetje nga salla: si i behet per tu hapur, kush jane elementet e sistemit qe jane te mbyllura? Kodi elektoral, demokracia partiake, zgjedhjet, punesimet ne administrate? Hajde flasim per keto ne faqen tende atehere.

Jam gati te hedh bast qe ky

Jam gati te hedh bast qe ky Albi eshte anal-isti Artan Hoxha :) Keta mbahen si ata qe "ia kan fut sistemit" dhe per kete e kujtojne veten te mencur shume. AA pika mu ne koke, se do shume mend e kalem me "ja fut sistemit" ketu. Hap njecik vend me bryla, te bytha e Saliut, nxirre gjuhen jashte deh prit te vij rradha sa te heqin te tjeret gjuhen nga vrima e Sales. Apo jo mo Tani, shoku Kacit? :) Ikni mer dreqer vidhni rehat ato parate qe ju jep "sistemi" po te pakten mos u merrni "certifikatat" e ndershmerise e pavaresise atyre qe sistemit nuk i binden dhe miliona nuk kane por kane blere ate qe ju nuk do ta keni kurre: thone ate qe ju do mendja e zemra, jane te LIRE or taj te LIRE. Po ku merrni gje vesh nga kjo pune e lirise, ju skllever e bij sklleverish te Tiranes

Me Artan Hoxhen keni te beni

Me Artan Hoxhen keni te beni me shume zara si puna e juajsh, ai i lepin b*** Sales, ju ja lepini Rames. Njesoj jeni, mos ju rrej mendja kot.

Mustafa. Ketu mungon brumi,

Mustafa. Ketu mungon brumi, per te mos thene mielli, uji, kripa etj., e ti zotei i nderuar na flet per buken! Per ta shtyre me tej mendimin tend do te thesha se: Grillo duhet qe te futet tek e majta italiane me qellim per ta sjelle ate ne shinat e "5 yjeve". Ne te kundert misioni i Levizjes sot dhe mbas nje viti - po te kete zgjedhje te reja - do te percaktohet si anarkik, antikombetar etj. Bota, sot, dhe ne shqiperi, nuk ka nevoje per surpriza elektorale, por per zgjidhje konkrete qe e forcojne demokracine dhe mireqenien e popullit.

Add new comment