Përpara për mbrojtjen e atdheut nga… opozita!

Postuar në 03 Mars, 2013 04:08
Pëllumb Kulla

Për luftë të vërtetë, nuk është fjala,  për egërsi  të pakufishme po!

Qeveria e sheh Opozitën me formatin enverian, si kontigjent armik të popullit mbarë. Është trashëgimia ogurzezë e Hoxhës, që  armiqtë e brendshëm i shihte gjithmonë më të rrezikshëm se ata të jashtmit. Dhe në fakt, sa qe gjallë, ai vetëm kundër tyre luftoi.

Opozita tek ne nuk shihet si një alternativë, si një gjysmë tjetër e shoqërisë në një vend të përbashkët gjeografik, me të cilën jo domosdo je gjithmonë në harmoni. Opozita nuk është veçse një grupim  shemër, me të cilën jemi në garë. Por në këtë hise të dheut, nuk na ze gjumi, si e si ta mundim atë, jo duke ia kaluar por duke e asgjësuar. Tamam sikur në një pistë vrapimi ta siguronim fitoren duke i  vrarë që të shtatë atletët e tjerë që rendin bri nesh.

Opozita për ne është e rrezikshme, ngaqë  përbën shpresë më shumë se ne, që tashmë e kemi shfaqur se sa të zotët dhe sa të ndershëm jemi. Dhe kur jemi kaq katran sa jemi, atëherë populli mund të shkojë me kundërshtarët tanë, jo se ata  mund të jenë më të aftë, jo se ata bëjnë premtime mashtruese, më joshëse se tonat , por sepse ky popull neve nuk na duron dot më.

Atëherë ç’na mbetet? Na mbetet t’i pikturojmë politikanët kundërshtarë si djallin vetë.  Krijojmë një fushë emocionale të tillë, për ca armiq të atdheut, kundër të cilëve japim kushtrimin: o burra, ta mbrojmë! Ngrehuni të gjithë, se na  zaptuan!

Këtë radhë njeriu që i ka ngulur thonjtë në grykë demokracisë e ka më të vështirë garën. Duke i  bërë vend  Nanos, në oborrin  e tij, ai ia hoqi vetes mundësitë krahasuese me qeverisjen e fundit socialiste, me atë tetëvjeçar vërtet  korruptiv dhe rrënues. Tani kryeministri  qan me lotë avantazhet që i jepte retorika e opozitarit, sulmet e tij breshërore kundër qeverisë në fuqi, se tani është ai vetë fuqia dhe qeveria! Tani premtimet e tij, – të cilat ai ka një huq që nuk i mban kurrë! – nuk e frymëzojnë dot as atë vetë. Ai mund të premtonte rreshje të arta kur të vinte në qeveri, por ai  në qeveri është! Dhe nuk ka se qysh të vijë, pa ikur!

Atëherë Berisha shpluhuros edhe një herë gogolin e komunizmit. Nuk  skuqet hiç që vitet dalëngadalë rrjedhin, dhe po e evidentojnë atë si të vetmin komunist të mbijetuar në tërë  trojet e ish perandorisë lindore. Ai vuan nostalgjinë e tingujve të çjerrë, por  megjithatë të bukur, të zërit të tij, kur sulmonte Bllokun dhe bllokmenët dhe populli i vuajtur, ia përpinte fjalët! Le të ishin të çjerra! Bllokut dhe bllokmenëve ai nuk u preku qimen dhe të vjen për të qeshur kur premton se do ta nxjerrë pallën tani, kundër ca njerëzve, që ai i cilëson bllokmenë, por që, gjynahqarët i kanë shkelur për herë të parë trotuarët e Bllokut aty nga fundi i vitit 91, shumë vite më vonë pasi Berisha i pat shkelur vetë ditpërditë. Dëgjoj shprehjet e përsëritura deri në mërzi  të këtij njeriu dhe kam filluar vramendjen: ore, çfarë kuptojmë me fjalën Bllok? Blloku ishte i lemerishëm me ndërtesat e tij të bukura, apo me njerëzit e tij të shëmtuar me pushtet? Ndërtesat po i përjashtojmë nga fajësia. Po tani, më 2013, kush janë njerëzit e shëmtuar me pushtet, dua të them cilët bllokmenë po u marrin frymën shqiptarëve? A është më shumë bllokmen i biri i profesor  Hamit Beqjes, apo ai i profesor Sali Berishës?!

Atdheu në rrezik! Kjo klimë e ndihmon kryeqeveritarin të duket mbrojtës i përkushtuar i tij, dhe për këtë sajon dhe i bën tëra hilet që ka bota, vetëm e vetëm për të mbrojtur kët’ atdhe nga pushtimi që i kanoset prej Opozitës, zgjeruar tani frikshëm me partitë e reja të FRD-së dhe Kuqezinjëve.  Me moton “atdheu në rrezik” ai prêt të shpërblehet me lotë mirënjohjeje për  tëra hilet, të vjetrat dhe të rejat: spostimet e fallsifikuara të njerëzve, popullimin me zor të Kukësit, vërshimin e kosovarëve për të votuar e shpëtuar tokën mëmë, numërimin e shtrembëruar të votave dhe të gjitha pisllëqet. Në kushtet e reja këto janë armët.  Ato duhen parë jo si hile, por si mjete të luftës patriotike! Vetëm e vetëm të mbrohet atdheu nga … Opozita!

Le të vijnë e të paralajmërojnë në foltoren e parlamentit, jo një por, dhjetë Hillarira, dhe le  të japin shëmbull, se deri ku u zgjat konflikti i saj me Obamën e ku filloi bashkëpunimi i tyre luajal. Zonja Topalli nuk i ka veshët për Hillarin, se ajo e di  vetë cilin profet duhet të dëgjojë! Hillarit i qoftë rruga e mbarë, Jozefina ka mësimet e Vladimir Iliçit të saj! Darka e bukur e dy kandidatëve për presidentë të Shteteve të Bashkuara në kulmin e fushatës zgjedhore, këtej nga ne merret si një mësim për t’u hedhur në kosh. Rivalët për postin më të pushtetshëm në botë, në një natë të tërë trokitën gotat, thumbuan miqësisht njëri tjetrin dhe aq. Por ky për ne, nuk është shëmbull. Në djall të venë Obama dhe Romney!  Edhe Berisha do të vepronte si dy kandidatët e shquar, por mjerisht, kandidatët përballë Berishës janë armiq të kombit shqiptar.

Në djall Obamat dhe Klintonët! Ata nuk janë në të tilla gjendje lufte, prandaj kanë lluksin të emërojnë ministra nga Opozitat e tyre! I shoqi demokrat i Hillarit, kur udhëhiqte ShBA, emëroi Uilliam Kohenin  republikan, ministër të tij të mbrojtjes! Jo më larg se pardje Obama caktoi dhe i miratuan një ministër tjetër mbrojtjeje, Çak Hagelin, po nga pala e Opozitës! Po a mund të përfytyrohet tek ne një lëvizje e tillë?! Rrethuar nga armiq opozitarë që i duan varrin vendit, ti veçse me njeriun tënd të besuar mundesh, fjala vjen, të ngresh fshehurazi një punishte që të zhvidhosësh predha, për skrap dhe barut. Dhe kjo, jo për të abuzuar me shitjet, por për të siguruar ca kapital financiar për partinë, e cila është e vetmja garante e lirisë së atdheut dhe e shpëtimit të tij nga … Opozita! As që bëhet fjalë ta kesh ministrin e mbrojtjes nga ajo opozitë dhe ta urdhërosh të blerë, fjala vjen, ndonjë aparaturë të sofistikuar, për të përgjuar në dobi të mbrojtjes së lirisë së nënshtetasve! Cilin të përgjosh? Ministrin vetë apo shokët e tij të partis?! Kështu ti do t’i hiqje vetes një nga bukuritë më të magjishme të sundimit: përgjimin e kundërshtarëve dhe sidomos, sidomos të bashkëpuntorëve të tu!

Jooo! Mund të thuash sa të duash që froni i Presidentit amerikan është më i larti më i çmuari, por besa jo, kurrë më i çmuar se ai froni aty, në një zyrë tetë metra për tetë metra, diku në një kat të dytë! Në fakt, për kryeministrin e sotëm ai është atdheu! Mos e ndiqni në përfytyrimet e zgjeruara, ku mundohet t’ ju tërheq ai, në  Prevezë, Tetovë , Mitrovicë e gjetiu! Atdheun ai e ka aty në ato gjashtëdhjetekatër metra katrorë, në atë ndërtesën me pllaka mermeri, rrethuar me kangjella, përballë ish selisë së Komitetit Qëndror.

Shqiptarët presin tani një debat televiziv, por Berisha është aq i zgjuar sa ta kuptojë se nuk ka asnjë zgjuarsi debatuese dhe nuk do të dalë kurrë të përballet me askend. Do të bënte vetvrasje.  Ai del fitues vetëm në një sallë me të vetët, ku ai flet dhe të tjerat dëgjojnë. Dhe nganjëherë qeshin aty, ku u jep urdhër ai.  Debat? Në asnjë mënyrë! Ky kryeministër e ka më kollaj luftën nga istikami! Dhe, bujrum!  Le të vijnë armiqtë e kombit, po të duan!

* Kjo esse është e treta  në  një seri, që autori e ka titulluar “Aty ku sundon paraja”–  Është një tufë essesh për të djelat dhe të mërkurat që vijnë në DITA.

Comments

Submitted by a. (not verified) on

Interesant ! Njezet e kusur vjet demokraci, gati tridhjete vjet nen dhe Enveri dhe krahasimet e sotme i bejme me 'enverizmin'...Jo pa te drejte ! Meqenese komunistet u bene demokrate pa studime filozofike demokratike por vetem me parrulla populiste antikomuniste per idete komuniste ( te rrenjosura kaq shume thelle sa s'ka 'lavatrice' t'i pastroje keto njolla) vazhdojme me gjasme po e 'c'rrenjosim' duke bere vetem krasitje.

Bujku thote qe 'gremi' jo vetem do djegur po do shkulur me rrenje, duke bere 'qilizem' !

Cudi ! T'i flasesh votuesit per here te pare per 'enverizmin' ne nje kohe qe ka nevoje per ideologe te shoqerise liberalo-demokratike...Kesaj i thone qe nuk po behet 'shkulja' e barishteve te keqija por 'teharja' e tyre, pra shperndarja e ' thekes dhe pistilit' neper lendinat demokratike...

Atehere c'na mbetet , pyet autori. Na mbetet vetem e vetem, te pakten e te paktave, t'i eliminojme nga 'fasadat' e perditshme, pavaresisht nostalgjive gjeneze apo nostalgjive 'taktike'.

Submitted by katarakti (not verified) on

Si mund te pershkruhet me sakte gjendja e sotme politike ne Shqiperi?! Ky fare hajvani qe e mban veten per kryeminister ka 6 vjet e me shume qe qe nga mengjezi dhe deri ne darke merret vetem me opoziten dhe Edi Ramen. Shaj, shpif, baltos, kerceno, etj.etj.  Kur punon per vendin ky njeri?! ( Sapo e shkruajta kete rradhe e kuptova qe e kisha dreqosur. Kur ka menduar per vendin ndonjehere ky njeri perveçse per pushtetin e tij?!).

Submitted by Dardan (not verified) on

He mor Kulla, prape ti? Me siguri qe te leshon goja leng per ndonje thele nga pjeset e buta tani, se ne Amerike (DELETED)!  Kacamak i helmuar!

Submitted by Bato (not verified) on

O Dardan, kush je ti? Nuk te vjen turp qe gjuan fshehur pas ferres? Zoti Kulla shkruan me emrin e plote, dhe i drejton gishtin te keqes se ketij vendi, pa u trembur nga Berisha qe ka flote ajrore, flote detare, Garde kombetare dhe 2000 killersa civilë ne sherbim te tij. Ta shash  Kullen qe nuk e ka drejt dhe qe e ka gabim, e t'i thuash se Berisha nuk eshte ashtu si e pershkruan ai, te jap te drejte. Se ashtu e mendon. Por te rrish e te vrasesh mendjen, (DELETED), se per c'qellime i tregon keto te verteta dhe te shkruash me emer te genjeshtert, kjo tregon se ti e di qe Kulla ka te drejte, vetem qe ti i lutesh te mos shkruaje me.  Ti nuk e ke frike Kullen se ai nuk ka killera dhe fllota, edhe ne e njofsh, nuk i del perpara e kaq. Por ti ke turp nga komshinjte, njerzit e afert per kete zemerljepurine tende, prandaj nuk e ve emrin e plote. O Dardan, kushdo qofsh ti! Ti je ajo race shqiptaresh qe i ben njerezit te kerkojne medikamente qe te harrojne ne jete te jeteve qe jane nga nje race me ty. (DELETED)

Submitted by Bato (not verified) on

Ore ju te Respublicas nuk kisha shkruar ndonje gje te madhe qe e keni bere (DELETED) me germa te medha bile, sikur po behej hataja. Po ketij surrat Dardanit me lart perse nuk ia fshini fjalet e pista?! Burra te mire dhe ju!

Submitted by Anonim (not verified) on

shkrim i keq

Submitted by Mehmet Metaj (not verified) on

Mire e ka Pellumb Kulla, po duket se flet si shume te tjere  nga nje istikam qe s'ben fajde tek Saliu monster. Atij i duhet thene shqip ik o monster se haktiose dynjane dhe po ben hatane me kete popull fshatar dhe s'e ke merituar asnje dite te dalesh ne krye te ketij kombi packa se eshte ne nje gjendje impasi qe zor se do ringrihet shpejt. Saliu shihet acik qe shtremberon fytyren dhe ngerdheshet tere kohen dhe flet budallleqe se c'kriminel eshte !!!!! Por fundin do ta ket te keq!!!!!Mjere ky vend ku u katandis!!!!!!!!!

Submitted by Niko Maloku (not verified) on

Shkrimi eshte shume i sakte, por gjithe ceshtja eshte se " me ke flet ". Jo vetem qe nje pjese e njerezve jane  militante dhe pasionante te pandreqshem, por ( fatkeqesisht ) nje pjese e madhe jane " pyka ne diell", ose, sic thone andej nga Shkodra " Gjysma e dheut, si bagetia e Ndreut ".

Submitted by Dardan (not verified) on

Per ata qe me kritikuan,

Eshte e vertete qe perdora fjale te papershtatshem dhe kerkoj falje (edhe pse jam anonim).   I gjithe problemi eshte se njerzit me shume fytyra me shkatojne shqetesime nervore.  Me shume fytyra eshte edhe ky Kulla dhe kjo nuk do te me detyronte qe te thosha ndonje gje per te. ... Nga ana tjeter ajo qe me shqeteson me shume eshte se ai eshte si ai tipi qe i shkojne per mbare vargjet e A. Dukes: Qe kur doli xhuveleria/plasi sheshit kurveria.   Lexojeni Kullen teresisht c'ka shkruar (gjithe krijimtarine e tij) ju kritikues te mij dhe me siuguri qe do ti kerrcisni te shara edhe me te shumta.

Pastaj per anonimatin , mos valle blogjet jane te detyruar te marrin te dhena te sakta per te prere kostume apo per te marre rroga dhe pagesa?

Jo bre mik, une cfaq mendimin tim dhe sigurisht qe Gazeten Respublika nuk e quaj nje nevojtore publike ku te vij sa here dhe tja kepus kodra pas bregut, perkundrazi e quaj gazete te mire dhe kritike ndaj rregjimit anarko-fashist berishian, rregjim qe meriton te trajtohet me acid nitrik dhe klorhidrik per te mos mbire kurre me ne Shqiperi. Natyrisht qe rregjimin e bejne njerzit dhe Kulla ka te drejten e vet per te bere politike dhe te marre detyra per te bere ligje etj etj. Por po aq kam te drejte edhe une e ti te themi mendimin tone., Sa bukur me kishe share mua!  Dhe pse? Une vete nuk kisha ndonje pretendim per para apo per deptuet apo per drejtimin e vendit, ate here pse perdoere fjale fyese ndaj meje? Ore une nuk e caj koken ca thua ti por thjesht sa te te ndricoj pak mendjen sepse jeni ber ca qe ne emer te demokracise mendoni se mund te beni gjithecka bile te beni edhe "tullen perfekte te Eulerit" (kjo nuk eshte sharje)

Submitted by Tare (not verified) on

Po ju zoti Dardan a nuk jeni anonim? Apo shan gomari kokoshin: sa te madhe e ke koken!    Per sa i perket shkrimi, habitem me keta njerez pa din e iman, si Pellumb Kulla. A vetem Saliu merret me Ramen? po Rama nuk merret me Saliun, me nje ushtri te tere analistesh, emisionet banale, si Fiks fare, Portokalli etj? Çudi vertete çudi. Berisha e beri qytetar amerikan, ky sepse nuk iu realizuan tekat, e nxjerr hapur mllefin e pabesine e tij.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.