Olta Xhaçka: Socialistët janë një tufë macesh

Postuar në 23 Nëntor, 2011 14:52

Në një mbledhje të grupit parlamentar socialist kanë vijuar debate të ashpra që, mesa duket, nuk janë mbyllur nga ajo që u duk si frymë pajtimi e Kongresit të partisë. Arben Malaj e Andis Harasani kanë debatuar me Artan Gaçen e Sajmir Tahirin mbi takimin e prishur të Kombinatit. “Ti me rrugaçët e tu e prishët takimin tonë në Kombinat”, i është drejtuar Malaj Tahirit. Harasani nga ana tjetër ka replikuar me Artan Gaçen duke thënë se ai kishte kërkuar përjashtimin e tyre nëpër gazeta. E gjitha kjo ka ardhur pas kërkesës ultimative të kryetarit Rama, që deputetët nuk mund të dalin kundër frymës së grupit, vendimit politik të partisë apo statutit e rregullores. Rama ka kërkuar që debatet të bëhen në grup, të arrihet në një qëndrim të përbashkët, e më pas prej kësaj të mos ketë devijime. Deputetja Olta Xhaçka, sipas ‘Gazetës Shqiptare’, duke parë tensionin e të pranishmëve, ka ndërhyrë me fjalët: “Kjo është simptoma e përgjithëshme e socialistëve. Të djathtët shkojnë në rresht. Socialistët janë një tufë macesh.”

H.B.

Comments

Submitted by migena aleksi (not verified) on

Olta dhe te tjere aty ne PS jane njerez pa gjak dhe flasin me arra ne goje. Te ishin mace do ishte mire se macet kapin minj. Po macja e vetme ketej verdalle quhet Sali. Te tjeret perfshire keta te rinjte e PS-se pa asnje identitet politik e pa asnje cilesi te vyer publike, jane minj qe fshihen vrimave

Submitted by reforma (not verified) on

Une mendoj se krahasimi me macet eshte i rende dhe shqetsues. Keta tipat e mendimit ndryshe, me shume se "ndryshe" mendojne "kunder" dhe sidomos veprojne kunder kryetarit te tyre, dhe kjo eshte totalisht e patolerueshme dhe e pa sens. Nuk jam kunder mendimit ndryshe, por ky duhet te vije ne formen e nje propozimi konstruktiv, para se gjithash si platforme alternative idesh dhe jo ne formen e nje lufte politike te brendshme pa principe dhe pa rregulla midis grupesh dhe individesh. E thene ndryshe zhvillimi i ideve dhe perpjekja per afirmimin e tyre nuk duhet te shndrohet ne lufte politike shkaterruese brenda llojit...

Submitted by tani97 (not verified) on

Njerezit jane te lire te kene mendime ndryshe. Nqs. Edi Rama mendon se mendimi ndryshe i Islamit, Harasanit e ndonje tjetri ka arsye jo politike por interesa ekonomike, le te ndaje me ne, popullin e thjesht, keto arsye te "zbuluara" nga ai. Dhe pastaj i takon popullit socialist te marre vendim duke mos votuar njerin apo tjetrin. Edi mburret per mendimin ndryshe dhe pastaj thote beni si thote partia. Nqs. Saliu ben te njejten gje dhe kjo i jep atij force ne parti, eshte pikerisht kjo nje arsye me shume per te lene pak te lire debatin. Te mendohet Edi mire kur zgjedh tipa per deputet. Mos te harrojme qe Ed Shalsi nuk votoi kunder Fullanit por abstenoi. Po per kete rast kush e ka fajin. Prape Berisha qe i blen. A e mendoni valle qe nje arsye qe Berisha i blen eshte fakti qe Edi Rama nuk sulmon Berishen ne pikat ku i dhemb me shume? Me shume e sulmon Mero Baze apo Muc Nano Saliun, sesa Edi Rama.

Submitted by Anonim (not verified) on

E ka pasur fjalen per "fat cats", por qe nuk shkon ne shqip :)

Submitted by reforma (not verified) on

Po eshte e vertete qenia ne opozite te majm! keta te shkretet e PD u bene telef duke punuar, jane dobesuar e jane bere kocke e lekure! Albana duhet te kaloje dy here qe ta shohesh, po u lodhen te shkretet Gjithe populli u lutet te mos punojne kaq shume, por ata nuk i ze gjumi naten per hallet e popullit! Nuk eshte kollaj te marresh 700 mije euro per nje firme!

Submitted by reforma (not verified) on

Po eshte e vertete qenia ne opozite te majm! keta te shkretet e PD u bene telef duke punuar, jane dobesuar e jane bere kocke e lekure! Albana duhet te kaloje dy here qe ta shohesh, po u lodhen te shkretet Gjithe populli u lutet te mos punojne kaq shume, por ata nuk i ze gjumi naten per hallet e popullit! Nuk eshte kollaj te marresh 700 mije euro per nje firme!

Submitted by Albi (not verified) on

Keta kane rrjedhur totalisht.

Nga njere ane kane krijuar nje bote te tyre ku mendojne se partite votojne 100% njesoj dhe ekzistojne me shume si kulte fetare se sa si organizata njerezish me mendime te ndryshme.

Problemi ne fakt eshte tjeter. Me kodin e ri elektoral dhe menyren si kryetaret kontrollojne cdo proces tjeter ne parti, e ardhmja politike e cdo njeriu brenda nje partie ka hequr cdo lloj mundesi per t'iu kundervene kryetarit. Me pak fjale, ata aty ekzistojne se do kryetari te ekzistojne. Me falni, po ca sistemi politik demokratik mund te prodhojne keto lloj mekanizmash.

Ne kete faqe shprehen shpesh mendime rreth gares qe po zhvillohet mes republikaneve ne USA per kandidatin e tyre per president. Shumica e komenteve mos gaboj jane nga Zaloshnja, po ka ca dhe nga Muci. Do te kisha shume deshire qe nje dite Muci te bente nje shkrim ku te krahasonte sa ndryshe eshte ajo gare me menyren se si fuknsionojne partite ketu. Mbas kesaj flasim se ku e sa mendim ndryshe duhet te kete. Po sigurisht qe nuk besoj se e kane quajtur ndonjehere njeri tjetrin "tufe macesh" Romney, Perry etj.

Submitted by ZHENMINZHIBAO. (not verified) on

Dikur ishte tufe tigrash.Por sic po rrjedhin ngjarjet shume shpejt mund te kthehet ne tufe hienash,po Shoqja Olta nuk do te jete nje nga ato,dmth,hiena.Ajo do vazhdoje te mbetet mace,bile mund te perfundoje ne kotele.Kjo per faktin se kjo shoqe eshte aty sot ku eshte per asnje merite,vlere apo kontribut personal.Eshte aty thjeshte per simpatine personale te Kryetarit MAO.

Submitted by nora (not verified) on

mendimi ndryshe duhet respektuar brenda grupit por vendimi te merret njesoj ,kritikat te behen ne parti ,ne forume ,e jo ne TV e ABC e CLAN se me teper mbjellin urrejtje

dhe prishin pune per nje qejfmbetje personale,ndersa ne populli opozitar i duam te bashkuar e jo nuk e dija se kishte mbledhje apo zbritje.te mos mendoje LKM per interesa personale e per karriere por per votuesit e majte qe japin e ruajne voten sepse: Peshku qelbet nga koka .Nese mendimin e kane si te largojne saliun duhet te jene rresht

Submitted by Anonim (not verified) on

.Nese mendimin e kane si te largojne saliun duhet te jene rresht

He me te lumte! Na rrofte kryetari!

Submitted by Sebastian. (not verified) on

Mire qe nuk i ka shpetuar e te thoshte "tufe zagaresh" se do ta kishin myt me shpulla.

Vari teneqen

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.