Fyle - shuplakë Berishës. A thua do dëgjojmë në disa “lajme” që ishte shuplakë për opozitën?

Postuar në 02 Mars, 2013 10:58

“Shuplakë ndaj Berishës” e ka quajtur media deklaratën për media të komisionerit europian Fyle, në lidhje me referendumin me të cilin maxhoranca po tenton të miratojë 3 ligjet e “famshme”. Deklaratat e të huajve, zakonisht interpretohen sipas midesë së medias partizane, dhe do jetë shumë interesante të shohim sesi do përtypet dhe rinxirret kjo deklaratë. Ndër të tjera, deklarata shkruante:

“Unë kam mësuar për vendimin e shumicës qeverisëse për të mbajtur një referendum për miratimin e tre projektligjeve dhe rregullores së procedurave parlamentare, të kërkuara për dhënien e statusit kandidat Shqipërisë.

Vazhdimisht e kam theksuar se ligjet, dhe në veçanti rregullorja e parlamentit, duhet të miratohen me konsensus mes opozitës dhe qeverisë dhe për këtë arsye e kam të vështirë të kuptoj këtë vendim që shkon kundër frymës së gjithëpërfshirjes.

Zgjedhja e një referendumi në këtë rast nuk është mënyra se si ndërtohet konsensusi ndërpartiak. Kjo nuk mund të jetë një rrugë për të anashkaluar mungesën e dialogut dhe bashkëpunimit konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës për agjendën e BE. kjo nuk është mënyra për të përmbushur kërkesat e nevojshme.”

k.c.

Comments

Submitted by Genti (not verified) on

Natyrisht qe kerkesa per kete referendum nuk ka kuptim, ashtu sic nuk ka kuptim edhe citimi dy here verbatimi Stefan Fules tek Respublica brenda pak minutash (heren e pare nga Zaloshnja dhe heren e dyte nga Cukali).

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Ku di dhija ç'eshte tagjija,

ku din Salia çka asht demokracia.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.