Rruga e Kombit pa porte detare nuk vlen - thotë Zogaj dhe flet mbi një projekt për Shëngjinin

Postuar në 27 Shkurt, 2013 07:56

Prec Zogaj tenton të tërheq vëmendjen e qeverisë sot me një propozim konkret mbi atë që e quan “nxjerrja e detit nga gjumi” në një shkrim në të përditshmen Panorama.

“Ndryshimi, shndërrimi i detit në një burim të madh punësimi, zhvillimi dhe mirëqenia për Shqipërinë dhe shqiptarët duhet të nisë pikërisht nga vendosja e detit në top-listën e prioriteteve të qeverisë...Themelimi i tranzitit kërkon patjetër rrugë, siç është Rruga e Kombit, apo siç do të ishte Korridori Tetë. Por tranziti nuk mund të kuptohet pa porte të mëdha, aty ku mëma natyrë i ka shënjuar me dorë bujarisht, në Vlorë (jo në Pyllin e Sodës), në Shëngjin, në Seman dhe në Kallm të Durrësit – shkruan Zogaj dhe më pas del në temë:

“Një studim i Forumit për Zhvillimin, një bashkim profesionistësh e intelektualësh që punojnë prej vitesh për një strategji të zhvillimit të infrastrukturës tokësore, bregdetare dhe detare, parashikon ndërtimin me koncesion të Europortit të Shëngjinit, me kapacitetet përpunuese për anije deri 500 mijë tonëshe. Ky port i madh nuk është më vetëm një ide, një ëndërr, por është një studim i plotë dhe një projekt i vlerësuar në forumet e specializuara ndërkombëtare dhe i mirëpritur nga shumë liderë politikë në Bruksel, në Tiranë dhe në Kosovë...” a.n.

 

Më shumë:

http://www.panorama.com.al/2013/02/27/si-ta-zgjojme-detin-ng...

Comments

Submitted by loni (not verified) on

<p>bla bla bla, kane qe nga 1990 qe vetem lehin e asnje pune...as rruge as hekurudha as edhe nje gje per te qene, vetem lehin si qente; do behet kjo, do behet ajo,&nbsp; do te behemi si ky vend do te behemi si ai vend...dhe veten shkojme prapa...Koreja e Jugut per 10 vjete:&nbsp; 1960 - 1970&nbsp; transformoi vetem nga nje vend ku pupullata jetonte ne barka mbi mocale, ne nje vend qe eksporton teknollogji, duke ndertuar e zhvilluar super qytete e gjithcka ka lidhje me industrine e bisneset, super rruge, super hekurudha, super porte e aeroporte. Arsye e suksesit ishte dhe mbetet vetem nje. I dhane ate qe meritonte njerezve te ndershem dhe te ditur duke i lene te menaxhojne fatet e vendit. Nuk kishte dhe as qe mendohej te kishte kriminele, hajdute, dallkauker, injorante neper trupat drejtuese e menaxheriale te vendit.</p><p>Ketu tek ne, ku qeveria eshte bande hajdutesh e kriminelesh, kryeministri mafioz e anadollak, ku shkencetare e inxhiniere jane flakur si lecka dhe jane zevendesuar me militante partiake derra, vetem nje gje behet, vritet, pritet e vidhet gjithe diten&nbsp; dhe ne darke flitet per suksese imagjinare dhe tregohet pa pike turpi qe do te behet kjo e do te behet ajo, u be studimi per kete u be studime per ate... dhe realiteti te fut daten, te semur e te ben te dridhesh. njerez te mjere e plehra ngado qe te hedhesh syte. krim e poshtersi gjithandej dhe mu si gjelat ne maje te plehut dalin shpesh ca qe as vete nuk e dine se c&#39;jane dhe flasin per autostrada te rrethuara me lule, per porte gjigande qe te lene me goje hapur, per per cdo lloj brockulle qe te ndjell neveri sepse eshte turp e pafytyresi te flasesh maje plehut, per nje vend leproz qe do te beje kete e ate, ne nje kohe kur duhet vene alarmi qe vendi leproz te shpetoje e te marre fryme lirisht nga kriminelet dhe injorantet qe i rrine mbi krye, e pastaj me kembet ne toke e me trute e zemren te cliruar te zhvillojne ato biznese te vogla qe t&#39;i zhdukin leprozen ne fillim duke e pastruar nga krimi e krimielet e te gjitha kalibrave ashtu sic pastrohet trupi i leprozit nga qelbi i shumte e i neveritshem e pastaj te ndertoj nje sistem arsimor normal dhe dinjitoz e te zhvilloj demoktacine dhe lirine e tu jape mundesi te barabarta shtetasve te tij qe te punojne e te zhvillojne aktivitetete tyre.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.