Instant Poll në Itali: Qendra e majtë fiton zgjedhjet; por duhen pritur të dhëna më të plota

Postuar në 25 Shkurt, 2013 09:28

Ishte Bursa që reagoi përpara se të dilnin të dhënat e anketimit me emrin “Instant Poll”. Dhe reagoi pozitivisht, duke përcjellë mesazhin që zgjedhjet italiane kanë prodhuar një maxhorancë. Por kjo ende nuk ka se si të dihet me saktësi. Sondazhet Instant Poll kanë konfirmuar optimizmin e Bursës, dhe po na thonë se qëndra e majtë e udhëhequr nga Pierluigi Bersani ka fituar Dhomën e Ulët dhe ka fituar ngushtë Senatin.

Konkretisht, Instituti Piepoli, të cilin e ka kontraktuar RAI, ka në orën 16.00 këto të dhëna: Qëndra e majtë 38%, qëndra e djathtë e Berlusconit 30%, lëvizja Pesë Yjet e Grillos 19%, Lista Civike e Montit 8%. Ndërsa agjencia e sondazheve Sky-Tecné i jep – përsa i takon zgjedhjeve për në Dhomën e Ulët – 34,5% qendrës së majtë, 29% qendrës së djathtë (Berlusconi+Lega Nord), dhe – përsa i takon zgjedhjeve për në Senat – i jep 37% qendrës së majtë, 31% qendrës së djathtë, 16,5% lëvizjes së Grillos, dhe 9% listës së Montit.

Mbi bazën e këtyre të dhënave, gazetat kryesore italiane kanë dalë me titujt e mëposhtëm. Il corriere della Sera: Bersani është përpara të tjerëve në Dhomën e Ulët dhe në Senat. La Repubblica: Fiton qendra e majtë; merr maxhorancën në pallatin ‘Madama’ (Senati). La Stampa: Gjasat janë që Bersani të marrë shumicën në Senat. The Guardian: Qendra e majtë fiton zgjedhjet në Itali.

Por kujdes: të gjitha këto janë të dhëna të dala nga Instant Poll. Kjo do të thotë se margjinat e gabimit janë të mëdha. Të dhëna më të sakta do të jepen orë pas ore.

P.S. Të dhënat që po jepen tani nga Instituti Piepoli, referuar sondazheve të pjesshme më të përpunuara, nxjerrin të parën në Senat Lëvizjen Pesë Ylet të Grillos. Kjo dmth që këto sondazhe duhen marrë me rezerva.

Re.Pu.

Comments

Submitted by çentrale (not verified) on

o mustafa mos u nxito o burr

hiqe tifosllekun nga gazetaria

zgjedhjet ne itali jane nje ? e madhe

Submitted by Kafshist MeShok... (not verified) on

Unë aktualisht po shon po nga Rai1 të tjera rezultate, të paktën për Senatin.

Gjjithsesi, ajo që vihet re është se fqinjët italinë janë shprehur gjerësish kundër europës. Kjo nuk është aspak një gjë e mirë. Opinionistët po flasin e komentopjnë. Grillo rreth 20 e PDL edhe më lartë, të dyja me fushatë mjaft kritike ndaj europës.

Deri diku është një qëndrim që pritej. Po ajo që të hidhëron nga këtë të dhëna fillestare është qorrllëku në masë i atyre që nuk kanë votuar për Montin. Disa mendojnë akoma se ai veproi ashtu siç veproi sepse ishte në vullnetin e tij. Njerëzit nuk janë të aftë të kuptojnë se ai po drejtonte një qeveri teknike, që duhet t'i jepte stabilitet Italisë që ishte dhe është akoma në buzë të greminës. Gjithsesi 9-10 % nuk është rezultat i keq. Duke menduar se janë vota "intelektuale".

P.s A mund të mbani një temë të vetme, të cilën ta azhornoni vazhdimisht. Pra t'i përqëndroni lajmet të paktën për sa i pëket kësaj çështjeje në një temë të vetme. Si këshillë them.

Submitted by Dritan (not verified) on

Italia eshte nje vend qe mesa mbaj mend per 33 vite nuk ka patur nje stabilitet politik. Shume parti, shume koalicione..........tamam si ne Shqiperi

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.