Manipulim tekstesh, përgjime në ambjente miqsh, privilegje, pushtet me çdo mjet, sajim armiqsh...

Postuar në 19 Shkurt, 2013 03:19

Për Jesus Herrnandez Carrascosa-n Shqipëria e 1984-s nuk ndryshonte shumë nga Spanja e Frankos. Ai e shihte Shqipërinë si një sfidë, për të kundërshtuar atë që shkruhej në pasaportën e tij, “e vlefshme për të udhëtuar drejt gjithë vendeve të botës me përjashtim të Shqipërisë, Vietnamit”. Rrugëtimi i tij për të zbuluar Shqipërinë komuniste, nisi pikërisht nga letërsia. Gjatë qëndrimit në Tiranën e viteve ‘80 ai nisi të punonte në shtëpinë botuese “8 Nëntori” dhe si pedagog i gjuhës spanjolle në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. 5 vjet janë të mjaftueshme që një vend të mos ikë asnjëherë prej kujtimeve të tua. E kaq vite më pas, Carascosa kujton gjithçka në një intervistë për të përditshmen SHQIP, ku ndër të tjera thotë për Shqipërinë që njohu:

“...Unë kam punuar në aparatin e propagandës së jashtme të atij regjimi dhe kam pasur mundësi të shoh se si manipuloheshin tekstet, se si zbatohej censura, se si ndërtohej ngrehina gjoja demokratike në kongreset e PPSH-së... Çdo ngjashmëri me demokracinë ishte thjesht imagjinatë.... Pata presione në Fakultetin e Filologjisë kur si profesor i gjuhës spanjolle “mora guximin” për t’ia ulur notën të bijës së një anëtari të Byrosë Politike, që as meritonte të merrte notë kaluese. Instalonin mikrofona në shtëpinë tonë për të kontrolluar bisedat tona, ndonëse konsideroheshim “miq”. Këto dhe gjëra të tjera që do ta bënin shumë të gjatë rrëfimin qenë ato që më bindën përfundimisht se në Shqipëri nuk po ndërtohej socializmi. Arrita në përfundimin se ajo që ndërtohej në Shqipëri s’ishte gjë tjetër veçse një kopje e keqe e kapitalizmit populist, ku një elitë ‘mendjendriturish’ nuk i kursente mjetet për të qëndruar në pushtet. Kjo klasë shfrytëzonte punën e pjesës tjetër të shoqërisë në interesin e vet, duke përdorur shtypjen më të egër për t’ia dalë mbanë, duke sajuar armiq – për ta mbajtur kështu popullin në zgjedhën e saj...” a.n.

 

E plotë:

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/02/18/komunizmi-ne-shqipe...

Comments

Submitted by f d (not verified) on

<p>&quot; ...kapitalizem populist&quot; po kopjohej atehere ?!...C&#39;ne ?!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.