Të jemi realistë, është shumë e vështirë të bëhemi të ndërgjegjshëm – thotë Maks Velo duke folur për Spaçin

Revista e përjavshme JAVA ka intervistuar disa –ish të burgosur politikë të Spaçit lidhur me atë që po ndodh në këtë ish-kamp të diktaturës, denoncuar disa ditë më parë edhe nga Lubonja. Thotë Maks Velo:
“Për mua Spaçi është periudha më e rëndë dhe e rëndësishme e jetës sime. Por, njëkohësisht kjo periudhë pati një forcë shndërruese, sa më bëri tjetër njeri. E kam fjalën për prodhimtarinë artistike... Ai duhet të kthehet në Muzeun e Dhunës Komuniste në Europë.. Si asnjë kamp tjetër, ai ka hapësirën dhe objektet e domosdoshme për këtë. Kisha menduar jo vetëm për Salla me Eksponate, por edhe një Bibliotekë dhe Arkiv të Krimeve. Po ashtu mund të jenë edhe Sallat e Konferencave dhe takimeve ndërkombëtare. Ka ambiente të bollshme për një Hotel, Kafe e Restorant. Tani që “Rruga e Kombit” kalon aq afër është mundësia që frekuentimi të jetë pa vështirësi. Kujtimi i trishtë që përcjell ky Kamp duhet të kthehet në një gur të memories kombëtare...”
Velo shton më tej se autoritetet shqiptare nuk kanë qenë asnjëherë të sinqerta për sa i përket statusit muzeor të këtij kampi. “Sigurisht që gjithë qeveritë mbas 1990 nuk kanë qenë të sinqerta. I gjithë gjoja meraku i tyre ka qenë veç e thjesht propagandë. Sepse po të donin mund të vinin roje që kampi të mos vidhej. Në Rrëshen këtë gjë e dinë mirë. Edhe’Shoqata e Ish të Burgosurve Politikë’ këtë gjë e dinte, dhe nuk bënte asgjë, pasi mendjen e kishin si të vidhnin sa më shumë nga fondet e shtetit. Këtu fajin kryesor e ka Kurt Kola, i cili qëndroi në krye të shoqatës mbi 15 vjet, dhe u hoq vetëm sepse unë protestova ashpër për skandalet e tij të pa fundme. Por, të jemi realistë: Është e vështirë, është shumë e vështirë të bëhemi të ndërgjegjshëm. Po ju jap një shembull : Nëse ju kujtohet para 2 vjetësh u vodh tabela metalike në hyrje të kampit nazist të Aushvicit në Poloni, ku shkruhej ARBEIT MAHT FREI. Kjo u bë problem i medias dhe opinionit publik botëror, dhe u vunë në kërkim të autorëve , të cilët u zbuluan dhe u dënuan rëndë”. (a.n.)
E plotë:
http://www.revistajava.al/kryesore-ne-kopertine/2013218/spac...
Comments
Maks Veloja edhe vete e
<p>Maks Veloja edhe vete e shpreh se gjithshka eshte reteorike e shfrenuar. Ai ka qene mbrojtes i mosprishjes se piramides dhe nuk u prish, megjithe ne kemi qejf shkaterrimin, ndersa kjo duhet te ndertohet, dhe do ishte gje e mire, por na mungon deshira,..</p>
Add new comment