Ku "përpara"? - pyet Braçe për sloganin e PD-së - "Përpara është gremina"

Postuar në 11 Janar, 2013 03:34

Deputeti i PS-se, Erjon Brace ka reaguar per sloganin e zgjedhur nga Partia Demokratike per zgjedhjet e qershorit: “Ne jemi ndryshimi, perpara”. Ne profilin e tij ne Facebook, Brace duke pyetur se ‘ku perpara’, shkruan se perpara eshte vetem gremina. "Perpara, po ku? Perpara eshte me keq”- shkruan Brace, duke numeruar me radhe nivelin e ulet te mireqenies, arsimit, sherbimit shendetesor, cmimet e larta, niveline larte te borxhit etj. Dhe perfundon: “Jo Sali! S’ka perpara! Perpara eshte gremina! Ti mund te vazhdosh vetem! Udhe te mbare! Populli do ndryshimin".

Dje kreu i PD-se shpalli sloganin e kesaj partie ne fushate i cili do jete: "Ne jemi ndryshimi, - perpara". Nga fjalet, duket zgjedhje tipike e vete Berishes. Dhe duken si dy sllogane brenda nje fjalie. Me sa duket kreu i PD ka qene ne dileme mes "Ne jemi ndryshimi" dhe "Perpara" dhe i ka bashkuar ne nje fjali qe mbreme ka krijuar konfuzione ne faqe te ndryshme te medias online, sepse disa e vinin presjen mes dy kumteve, e te tjere, jo. (a.th)

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

<p>&nbsp; Jo perpara por: <strong>Për&nbsp; Pará&quot;. </strong>Te punojne te gjithe per te miren e familjes time, keto jane fjalet e kryeministrit ne Korce para gjashte muajsh.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.