Sondazhi i Kult-it: Nëse zgjedhjet zhvillohen sot dhe NUK MANIPULOHEN…
Fondacioni Kult, me qendër në Tetovë, prezantoi të shtunën në Tiranë rezultatet e një sondazhi të opinionit publik në Republikën e Shqipërisë, në lidhje me pikëpamjet e popullsisë në moshë madhore rreth bashkimit kombëtar dhe përkrahjen e elektoratit për partitë e ndryshme politike të vendit. TemA online publikoi të plotë raportin për shtyp të fondacionit tetovar (http://www.gazetatema.net/web/2012/12/15/sondazhi-ps-parti-e... ).
Nga raporti i publikuar, duket se metodologjia e zbatuar është brenda standarteve statistikore të sondazheve të opinionit publik. Ndërsa, për rigorozitetin e zbatimit të metodologjisë, duhet t’i besojmë kolegëve tetovarë. Nejse, duke i marrë të mirëqëna rezultatet e publikuara nga Kult-i, vlen të ndërtojmë një skenar hipotetik të zgjedhjeve që mund të zhvilloheshin sot dhe që NUK DO TË MANIPULOHESHIN…
Siç dihet, në sistemin aktual elektoral, përcaktimi i fituesit varet nga votat që marrin koalicionet dhe jo nga votat që marrin partitë e veçanta brenda tyre. Për këtë arsye, përqindjet e sondazhit të Kult-it (të publikuara të plota te TemA online) po i përkthej në vota për koalicionet e mundshme. Gjithashtu, do të paraqes edhe intervalet e sigurisë statistikore për çdo koalicion.
Nga zhvillimet e derisotme, duket se Aleanca Kuqezi do të futet eventualisht në koalicion me PS-në (nuk e ka përjashtuar asnjë herë publikisht këtë skenar…), LSI-ja do të krijojë koalicion më vete me PDIU-në, ndërsa FRD-ja do të futet në garë si parti e pavarur. Duke e marrë të mirqënë këtë konfigurim dhe duke presupozuar se PDIU merr gjysmën e votave të gjithë partive të vogla, duhet bërë edhe një presupozim tjetër – votat e të pavendosurve dhe të atyre që nuk e kanë treguar parapëlqimin për partitë do të shpërndahen në mënyrë të përpjesshme mes garistëve.
Pas bërjes së këtyre presupozimmeve, shpërndarja e votave të Republikës së Shqipërisë sipas koalicioneve të mundshme është si vijon:
PS+Ak etj. 836,226 ose 55.3%
PD+PR etj. 507,592 ose 33.5%
LSI+PDIU 102,495 ose 6.8%
FRD 66,703 ose 4.4%
Total 1,513,015 ose 100.0%
Siç dihet, sondazhi është një instrument probabilitar, e jo përcaktues – pra, ka një marzh gabimi statistikor (Votimi, nga ana tjetër, KUR NUK MANIPULOHET, është instrument përcaktues – pra, s'ka marzh gabimi). Për këtë arsye, vlen që, për shifrat e mësipërme, të llogariten edhe intervalet e sigurisë statistikore me nivel besimi 95%. (ky nivel përdoret tradicionalisht në të gjitha publikimet e marzheve të gabimit të sondazheve).
Duke patur parasysh numrin e të anketuarve nga Kult-i që kishin deklaruar se do të merrnin pjesë në votim në qoftë se zgjedhjet zhvillohen sot, rezultojnë këto intervale të sigurisë statistikore për koalicionet e mësipërme:
Intervalet e Sigurisë Statistikore me Nivel Besimi 95%
PS+Ak etj. nga 803,613 deri ne 862,149
PD+PR etj. nga 492,364 deri ne 522,820
LSI+PDIU nga 100,547 deri ne 104,442
FRD nga 65,569 deri ne 67,837
Për të arritur në shifrat e paraqitura në këtë analizw, siç mund ta kenë vënë re lexuesit, u bënë disa presupozime. Sikur njëri ose disa prej tyre të mos materializohet, llogaritë, pa dyshim, dalin ndryshe...
Për shembull, marifete si ai i mandateve të qarkut Kukës, ose të një lloji tjetër, mund të shfaqen në vazhdimësi. Nga ana tjetër, AK-ja, në momentin e fundit, mund të futet në koalicion me FRD-në, në vend të futet me PS-në. Dhe në këtë rast, skenari i mësipërm do të ndryshonte goxha. Dhe së fundi, llogaritjet e mësipërme bazohen në presupozimin se kampioni i të anketuarve të Kult-it e përfason mirë elektoratin shqiptar…
Comments
presupozimin se kampioni i të
presupozimin se kampioni i të anketuarve të Kult-it e përfason saktë elektoratin shqiptar…
Per fat te mire ky sondazh
Per fat te mire ky sondazh eshte larg shifrave reale! Nese rezultati i zgjedhjeve te ardhshme do te ishte ky, atehere i bie qe diktaturen ta gezojme perjete se 10-15% te votave, manipulohen kollaj nga nje tiran qe sot ka zaptuar te tre pushtetet dhe qe ka dhene prova ekzemplare te grabitjes se votes ne te shkuaren.
Sa jane shifrat reale?
Sa jane shifrat reale?
Pëdëcka ne shifrat reale nuk
Pëdëcka ne shifrat reale nuk e kalon 18%, gjithashtu LSI-ja e kokemadhit eshte nen 1%. Aleanca Kuq e Zi eshte partia e dyte me 28%, PS 34%, FRD 6%, PSD 3%, Partia e S.Ngjeles 3%.
Po natyrisht edhe keto sondazhe duhen pershtatur pak me hilet mbi popullsine ne Veri si dhe me shkallen e manipulimeve te pergatitur nga Pëdëcka serbe per zgjedhjet e 2013, ndryshe dr. Penicilina do te inatosej keq!
Ha ha ha! Këto na qenkan
Ha ha ha!
Këto na qenkan shifrat reale?
Dmth, ti i jep -realisht- LSIsë që ka mbajt me buk mbi një të tretën e popullit që klasikisht ka votuar majtas vetëm 1% ndërsa PSDsë që është zhdukur fare - dhe që mandatet që merrte atëherë i merrte sepse kishte tjetër sist slektoral- i jep 3%??
Epo, mirë qenke! Realisht.
Po se mos eshte ai zdapi
a ju qe beni komente ja fusni
a ju qe beni komente ja fusni (DELETED) kote
Add new comment