Qeveria kërkon garanci, por edhe Vetro Energy kërkon dokumentat e duhura dhe flet për negociata komplekse

Pas deklaratës së dy ditëve më parë të Ministrisë së Ekonomisë lidhur me ecurinë e negociatave, konsorciumi “Vetro Energy” deklaron se është i gatshëm të paguajë garancinë e kërkuar në vlerën e 20% të çmimit të ofruar. Përmes një reagimi zyrtar, konsorcimi i shpallur fitues në tenderin ndërkombëtar për privatizimin e kompanisë Albpetrol, ka deklaruar se garancia do të dorëzohet pas nënshkrimit të kontratës mes palëve.
“Ne kemi kërkuar nga Qeveria një numër dokumentesh të lidhura më privatizimin. Nga ana e saj, Qeveria ka kërkuar një garanci kontrate, të cilën Vetro Energy do ta japë brenda pak ditësh. Këto janë negociata komplekse dhe ka shumë detaje për t’u mbuluar. Gjithsesi, unë kam besim se së bashku me Qeverinë do të finalizojmë negociatat së shpejti dhe do arrijmë në një përfundim të suksesshëm të transaksionit" - ka deklaruar Rezart Taçi, aksioneri kryesor i “Vetro Energy”.
Vijimi i negociatave për privatizimin e kompanisë Albpetrol është konfirmuar edhe nga zëvëndësministri i Ekonomisë Eno Bozdo. Gjatë raportimit për projekt-buxhetin e vitit 2013 në Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, zëvëndësministri tha se ky proces nuk mund të cilësohet i dështuar, pasi po vijon konform parashikimeve ligjore. Me datën 5 tetor të këtij viti konsorciumi “Vetro Energy” u shpall fitues zyrtar i garës për privatizimin e kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol. Konsorciumi paraqiti një ofertë në vlerë 850 milionë euro, duke tejkaluar pritshmëritë e qeverisë shqiptare për këtë proces. A.N.
Comments
Cudia me e madhe ne kete
<p>Cudia me e madhe ne kete mesele,eshte heshtja e z.Mero Baze,qe nuk la gje pa shkruajtur per mafiozin Rezart dhe kumbarin e tij .Cudia tjeter eshte opozita,qe nga njera ane pergjerohet per ruajtje te pasurise kombetare nga ana tjeter i kerkon qeverise te nenshkruaj kontraten perpara depozitimit te garancise .Cudia tjeter vendimi i gjykates se Tiranes qe e shpall fajtor Taci-n per borxhin 80 min euro ndaj azereve.Cudia tjeter jane takemi i analisteve shqiptare qe nuk lane gje pa shkruajtur,me teori konspirative,per luftrat ruso-amerikano-kineze......per Albpetrol-in dhe na mbushen mendjen qe ishim ne qender te botes.Cudia tjeter quhet Bugajski...............e keshtu pafundesisht.</p>
Add new comment