Mosmirënjohja jonë ndaj gjermanëve

Po festohet 100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë dhe kudo në Shqipëri, Kosovë e troje tjera etnike shqiptare po valon flamuri i Shqipërisë, më pak ai i Kosovës si dhe flamuri amerikan. Valimi i flamurit amerikan në këtë festë është i kuptueshëm për vetë rolin tejet pozitiv që ka luajtur Amerika në këta 100 vjet të ekzistencës së shtetit shqiptar.
Shtrohet pyetja nëse prania e flamurit amerikan në këtë festë tregon mirënjohjen ndaj Amerikës apo respekt ndaj shtetit më të fuqishëm të botës. Në rast se është e para, kjo tregon moralitetin tonë, në rast se është e dyta kjo tregon mercenarizmin tonë.
Një fakt tjetër po e tregon se është më shumë e dyta sesa e para. Në këtë festë po mungon flamuri gjerman – flamuri i kombit më të merituar për ekzistencën e shtetit shqiptar. Shqipërinë si shtet dhe shqiptarët si komb i krijoi Austro-Hungaria
Rolin që Amerika e pati dhe ka në krijimin e shtetit të Kosovës, e ka pasur Austro-Hungaria në krijimin e Shqipërisë. Për më tepër, Austro-Hungaria jo vetëm që pati rol madhor rreth shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë 100 vjet më parë dhe u angazhua në Konferencën e Londrës për kufij sa më të gjerë të saj, por ajo shumë para këtyre ngjarjeve investoi në kulturën shqiptare, duke cytur shkencëtarë të merren me çështjen e gjuhës shqipe, duke financuar revistën “Albania” të Faik Konicës etj.
Madje kontributi gjerman shkon edhe përtej vizionit të shqiptarëve. Mjafton të përmendet projekti i Vjenës zyrtare i fundshekullit XIX dhe fillim shekullit XX për hekurudhën Sarajevë-Mitrovicë përmes Novi Pazarit. Ky projekt u pamundësua nga krerët shqiptarë të kohës, njëri prej të cilëve është shpallë hero edhe në Kosovë edhe në Shqipëri. Projekti është kundërshtuar dhe pamundësuar thjesht nga budallallëku dhe injoranca e krerëve shqiptarë.
Me një fjalë, Austro-Hungaria nuk dha vetëm ndihmë momentale, por projektoi lindjen e kombit shqiptar. Për çfarë interesi e bëri këtë, kjo neve, nuk duhet të na interesojë. Kur ndokush ta jep një drekë, duhet të mendosh se për çfarë interesi po e bën këtë, ku e ka hallin. Por, për atë që ta jep vetë jetën nuk duhesh të pyesësh se për çfarë interesi e ka bërë. Nuk pyetet prindi për çfarë interesi të ka sjellë në jetë. Thjesht, duhet të jesh mirënjohës. Dhe këtë mirënjohje nga shqiptarët e meritojnë gjermanët dhe Austro-Hungaria.

Qeveria e Shqipërisë ktheu në Atdhe, dhe mirë bëri që i ktheu, eshtrat e Ahmet Zogut, që ishte një hajdut, vrasës e mashtrues, por që kontribuoi në stabilizimin e shtetit shqiptar. Para se ta bënte këtë duhej t’i kthente eshtrat e princit gjerman Wilhelm Wied, fisnikut që e deshi Shqipërinë me gjithë zemër, që për dallim nga Ahmet Zogu, asnjëherë nuk hoqi dorë nga Shqipëria në kufijtë etnikë, që nuk urdhëroi asnjë vrasje politike siç bëri Ahmet Zogu shumë të tilla.
E pra, në këtë 100-vjetor, princi Wihelm Wied meritonte që eshtrat e tij të pushonin në Atdheun e tij të natyralizuar dhe t’i ngrihej një përmendore.
Në kujtimet e tij, Sejfi Vllamasi thotë se, sikur mos t’ishte Austro-Hungaria gjatë periudhës 1914-1918, shqiptarët nuk do të kishin haber për administratën moderne.
Edhe pas Luftës së Parë Botërore, Austria e Gjermania ishin vendet që dhanë më së shumti bursa për studentët shqiptarë.
Sado që tani edhe vetë gjermanët janë distancuar nga klasa e tyre politike e Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët nuk guxojnë ta harrojnë kontributin gjerman të kësaj periudhe për Shqipërinë e sidomos për Kosovën.
Duke lënë manash rrenat e kohës së Enver Hoxhës dhe mercenarizmin shqiptar për të qenë në krah të fituesve, po mos të ndodhte ardhja e gjermanëve në Ballkan më 1941 nuk do të ekzistonte Kosova. Marrëveshja e Qeverisë Jugosllave dhe asaj Turke e vitit 1939 parashihte që procesi i shpërnguljes për në Turqi i gjithë popullatës myslimane nga Kosova e Maqedonia të përfundonte më 1945.
Kjo marrëveshja u zbatua 100% sipas dinamikës së paraparë deri me 6 prill 1941 dhe u ndal kur gjermanët bombarduan Beogradin. Shumë “analistë” të sotëm thonë se Veriu i Kosovës kurrë nuk ka qenë shqiptar. Unë kam takuar në Stamboll shqiptarë të fshatrave të Veriut të Kosovës, ku tashmë s’banon asnjë shqiptar, të shpërngulur nga atje më 1940. Sikur mos t’ishte ardhja e gjermanëve më 1941, ky do t’ishte fati i gjithë trevave shqiptare në Kosovë e Maqedoni.
Për më tepër, hapja e shkollave shqipe dhe ndërgjegjësimi kombëtar shqiptar në Kosovë e Maqedoni ndodhi pikërisht gjatë asaj periudhe, saqë edhe ripushtimi i këtyre trojeve nuk mundi më t’ua merrte këto të drejta të fituara gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Edhe në Shqipërinë postenveriane, a nuk ishte Shtrausi ai që solli ofertën gjeneroze për Shqipërinë? Ku do të ishte Shqipëria sot nëse do ta kishte pranuar atë ofertë? Ku do të ishte Shqipëria sot nëse pa trauma, pa revolucion do të kishte heqë dorë nga komunizmi, e para nga i gjithë blloku i Lindjes? Miliardat e Perëndimit do të vërshonin drejt Shqipërisë për t’i dhënë shembull vendeve të tjera komuniste. Ky ishte një rast që Shqipëria e pati në saje të vogëlsisë së saj dhe miqve gjermanë, por që fatkeqësisht i ra shqelm.
Kosova nuk do ta mbijetonte kohën e Millosheviqit pa diasporën e saj në Gjermani, Zvicër e Austri
Kosova e prapambetur dhe e dërmuar nga paslufta e Luftës së Dytë Botërore, mori infuzion duke dërguar punëtorë krahu në Gjermani, Austri e Zvicër. Po këto vende, në kohën e sundimit të Millosheviqit mbi Kosovën, pranuan në azil afër 1 milion shqiptarë.
Nëse Amerika mori primatin ushtarak e politik në ndihmë të Kosovës, Gjermania mbajti primatin në asistencë ekonomike si në Kosovë ashtu dhe Shqipëri, që nga 1991-shi e këndej. Flamuri gjerman duhet të valojë për 28 Nëntor
Të gjitha këto fakte duhet të na bëjnë që, nëse duam të tregohemi një shoqëri e moralshme dhe jo vetëm një komunitet mercenarësh, atëherë nuk duhet të lejojmë që të shohim buzëvarur zyrtarët gjermanë duke parë atmosferën festive me flamuj shqiptarë, kosovarë e amerikanë. Gjithsesi, flamuri gjerman e ka vendin në këtë festë, e pse jo edhe shumë të tjerë flamuj që kontribuuan për Shqipërinë e Kosovën.
Comments
dakort per te gjitha

dakort per te gjitha periudhat por te dalesh e te bertasesh se na kane ndihmuar edhe nazistet eshte tia fusesh vetes. Edhe vete gjermanet nuk i permendin rrjetin e autostradave te ndertuara gjate asaj periudhe.

Po ai ne foto i veshur me

Po ai ne foto i veshur me uniforme ushtarake kush eshte ? Nexhmedini kur ka qene ushtar ?

"Miliardat e Perëndimit do të

"Miliardat e Perëndimit do të vërshonin drejt Shqipërisë për t’i dhënë shembull vendeve të tjera komuniste. " - Pra historia na u sillka rrotull shanseve-dhurata te humbura?! Te huajt na duan, apo u intereson te duan, dhe ne hajvanet qe s'i lejojme te na ndihmojne!!! Edhe Berisha s'keput gomareri te ketij niveli!

Gjate nje bisede me nje

Gjate nje bisede me nje studente gjermane qe bente praktiken ne Biblioteken e Kryeqytetit x i flola per njohurite e shqiptareve mbi kulturen letrare dhe muzikore gjermane dhe ndihmen e studjesve gjermane ne historine dhe linguistiken e Shqiperise. I shphreha respekt te madh per krijimtarine e kombit te vet. Pasi edhe ajo foli per kulturen boterore shprehu edhe ndjese qe nuk kishte aq shume njohuri per Shqiperine, tha se edhe ne si komb e kemi nje vule te zeze e pushoi se foluri. E pyeta se mos e kishte fjalen per nazizimin dhe e pohoi se si komb jemi fajtore qe cuam ushtrite tona per te pushtuar vendet e tjera, etj etj etj.

I thashe se kjo eshte vertete per Gjermanine por mos u merzisni aq shume se nazizem dhe fashizem ka pasur par Hitlerit ne shume vende te botes dhe sot po keshtu eshte. etj etje etje.

Jashte asaj bisede.

Shqiperia eshte vendi me strategjik pas Stambollit. Kjo eshte arsyja e lakmive te pavdekshme te fqinjve dhe emisareve te Evropes se sotme.

Po sikur Hitleri te ishte

Po sikur Hitleri te ishte shqiptar ( larg qoft) do t'i benim ndere si Zogut tani ?!

I sigurt qe s'ishte çifute

I sigurt qe s'ishte çifute ajo tipja?

Ky njeri ka probleme serioze!

Ky njeri ka probleme serioze! Sipas logjikes se tij duhet te valojme edhe flamurin e Hungarise sepse Austro-Hungaria perfshinte dhe Hungarine. Po flamurin kinez dhe rus- si thoni t'i valojme dhe ATA? Kina dhe Bashkimi Sovjetik na kane pase ndihmuar si Gjermania. Mendimet mercenare si te ketij Sp[ahiut jane problemi me i madh sot. Te levdosh kriminelin nazist dhe te thuash se okupatoret na ndihmuan kete e degjon vetem nga mendje idiote!!! Francen lush e cliroi? Amerika. Pse francezet nuk valojne flamurin amerikan ne diten e Bastilles? O shqiptare Nexh Spahiun e marrin si te nderkryer ne Kosove- mos na fyeni inteligjencen me kete njeri!

Austria na ka ndihmua tamam

Austria na ka ndihmua tamam per rilindjen e shteti tone ne 1912

Ismail Qemali para se te vendoste per pavarsine shkoi ne Austri ku mori aprovimin e plote dhe perkrahjen e Austro-Hungarise ---Po ashtu Austria kercenoi Serbine dhe Greqine qe te mos pushtonin Shqiperine se do kishin pasoja, dhe kur u diskutua ne ANgli per shtetin tone ne 1913, Austria kerkoi me ngulm qe Shqiperia te ishte mbi 50,000 KM katrore, por Rusia dhe ANglia nuk pranuan, donin te mos kishte fare Shqiperi

__Megjithate per shkak te kembnguljes se Austrise , ngeli kjo Shqiperi qe eshte sot, se nuk do kishte fare __Per arsye se Ruset dhe Anglezet ishin kunder nesh te betuar

Ndaj , vetem flamuri Austriak e meriton te jete ne menyre simbolike ne Vlore , bashke me Ambasadirin Austriak,

sepse Pavarsia jone ishte thjesht veper e Austriakeve --Ata i dhane garanci Ismail Qemalit qe te shpallte Pavarsine , dhe i thane :..Shko shpalle pavarsine ...

Por jo Gjermania ....._-Pastaj me vone na ka ndihmuar edhe Trocki i Bashkimit Sovjetik kur demaskoi traktatin e fshehte midis Greqise dhe Italise per copetimin e Shqiperise ne 1919, _Po ashtu edhe USA na ka ndihmuar me vone

Por vetem Austria na ndihmoi qe te vijme ne kete jete si............. shtet me vete

Nexhmedin, tu u plak, e tu u

Nexhmedin, tu u plak, e tu u letu...

O Nexho, Si Gjermoni, si
O Nexho,
Si Gjermoni, si austrohungarezi kane patur formacione ushtarake okupatore ne Shqiperi!!!! Dhe ata vete nuk e mohojne kete fakt historik. Jemi mosmirenjohes ndaj okupatoreve? Jo more..... Si veshtire te jemi ndryshe. Me kete llogjike ne duhet ti jemi mirenjohes dhe italianeve qe na pushtuan dy here gjate shekullit te kaluar. Mos harro se okupatoret vrane dhe prene popullaten civile. Ne meritojme te na kerkohet e falur jo mirenjohje!!!! Ne nuk kemi vajtur ne keto vende per ti pushtuar..... Per pushime apo pune....po. Hajde Tung dhe Gezuar Festat!
Po me KFOR-in ne Kosove si

Po me KFOR-in ne Kosove si t'ja bejme ?

A ban me ju thane "falemnderes" a jo?!?

Z. autor, jeni arsimtar i

Z. autor, jeni arsimtar i lëndës së aritmetikës, që dëshiron të bëjë arsimtarin e historisë, arsimtarin e filozofisë, arsimtarin e sociologjisë.

Pse e them këtë: Ju, z. Nexhmedin, ngatërroni Austro-Hungarinë me Gjermaninë.

Se dyti, Gjermania pushtoi Shqipërinë. Tre Aleatët e Mëdhenj nuk lejuan që Shqipëria të quhej pjesë e Boshtit, sikurse kërkonin grekët dhe jugosllavët. Ndryshe, Shqipëria do të ishte ndarë edhe më shumë si plaçkë tregu. Rreshtimi i Shqipërisë dhe Kosovës në frontin botëror antinazist shpëtuan Shqipërinë dhe Kosovën nga zhdukja si etnitete gjeografike dhe shtetërore.

historia jone eshte shume

historia jone eshte shume shekullore dhe kemi ndihmuar e na kane ndihmuar. Ka pasur shume faktore. Sic ka pasur shume faktore qe na kane penguar. Flamuri amerikan ka nje vend te vecante dhe shumica e ndjen kete. S'ka vend per tjeter flamur, megjithese per disa kombe duhet te kemi mirenjohje te madhe. Ne rradhe te pare per Austrine, sidomos kur flasim per pavaresimin tone. Nexhmedin, kufizoje dashurine per te tjeret dhe per deshiren per te krijuar kombe te reja ne Europe se i ngjan Nastradinit me gomar. Pse cfare u be ketu qe te varim per 100 vjetor flamuj si te jete hyrja e nje hoteli?!

Sipas kesaj logjike duhet ti

Sipas kesaj logjike duhet ti jemi mirenjohes romakeve,sllaveve te Jugut,Bizantit,turqve,bullgareve,grekeve,austriakeve,hungarezve,italianeve,amerikaneve(Willsoni na paska shpetue),gjermaneve,jugosllaveve,ruseve,kinezeve,prape amerikaneve...z.Muçi,pash zotin,çfare po na sjell per te lexuar more aman!Po aty nga fundi ka ndonje mirenjohje per shqiptaret,se ndonjeçike pjese do kete ngelur edhe per ne.

Nese shqiptaret u ndihmuan

Nese shqiptaret u ndihmuan nga Austro-Hungaria per Pavaresine atehere autori duhet te na kerkonte te valvisnim flamurin austriak dhe jo gjerman.

Per sa i perket shanceve te humbura nga ne dhe budallalleku yne historik, kjo edhe mund te kete ndodhur. Dmth nuk do te me cudiste fare qe injoranca jone kombetare te kete qene po aq serioze ne shekullin 19-te aq sa eshte ne te 21-in. Por ne shembuj konkrete, si puna e hekurudhes qe sjell autori, e verteta ka te ngjare te kete nuanca te tjera dhe mund te kete shpjegime te tjera (qe nga mundesia qe disa njerez te jene paguar nga fuqi rivale per te sabotuar projektin e deri ne ate qe hekurudh mund te kishte probleme qe strategjikisht mund te demtonin ekuilibrat dhe kauzen shqiptare - asnje nuk e percakton dot pa nje studim te vertete).

Per mendimin tim personal, gjermanet dhe me heret, austriaket, kane luajtur lojen e tyre ne Ballkan. Ishte Bismarck-u qe i krijoi problemet qe ne Kongresin e Berlinit. Ata vertete financuan elemente shqiptare, por kryesisht kete e bene qe te fitonin terren ne raport me rivalet sllave. Krahasoni kete me nje lufte te vertete qe amerikanet bene ne Kosove. E di qe edhe per Kosoven mund te kete shume teori, por pikpamja ime ishte qe Kosova ishte nje lufte ku ameriknet nuk kishin asgje per te fituar, nje vend i varfer, thuajse pa asnje rendesi strategjike globale dhe ku ata sot mbajne vetem nje baze ushtarake plotesisht simbolike me 15,000 ushtare a me pak (qe hyn tek bazat e vogla jo te medha).

Se fundi jo se edhe amerikanet jane kaq te mire dhe se vetem duhen levduar. Por nese duhet te vlavisim nje flamur te huaj sa per ti thene vetes se kemi miq te fuqishem nga historia, me shume i takon atij amerikan sesa ndonje tjetri.

Add new comment