Mosbindja ndaj njëshit

Postuar në 13 Nëntor, 2012 03:13
Nasho Bakalli

Në Francë, në vitin 1793, neni 35 i Kushtetutës së Republikës Franceze shkoi aq larg sa që u  garantonte qytetarëve të drejtën për kryengritje "Kur qeveria shkel të drejtat e njerëzve, kryengritja popullore është  shprehja më e shenjtë dhe më e domosdoshme për mbrojtjen e të drejtave dhe detyrave të tyre”. Gjithashtu. Ajo që ne sot e quajmë “Mosbindje civile” nuk është një ide e re. Sepse, në vitin 1849, ishte amerikani Henry David Thoreau, poet, filozof, regjistrues taksash, ai që e krijoi termin me esenë e vet të titulluar “Mosbindja Civile”. Përmbajtja e saj ishte një argument themelor mbi nevojën e lulëzimit të një opozite të konsoliduar moralish ndaj padrejtësive te shtetit; dhe më konkretisht, ishte një thirrje publike për mosbindje ndaj detyrimit për të paguar një taksë ekstra e cila i nevojitej shtetit për të financuar luftën kundër Meksikës. Këto e shumë të tjera ndihmesa në hapsirën botërore mundësuan që të jetojmë në demokraci? Megjithatë, fatkeqësisht, në tokë e kudo gjetkë, prej vitesh, janë duke u endur fantazma shqetësuese e të fshehta të cilat na shtynë të pyesim. Çfarë po ndodh në tokën shqiptare? Ku Lirak Bejko, një ish i burgosur politik protestoi deri në vetflijim kundër qeverisë Berisha, si një luftëtar i shoqërisë që tentoi të zbatohej ligji dhe të zhdukej diktati ndaj shtresës së tij. Ku Berisha u dikton ish të dënuarve politikë se: ... unë po të dua ju arrestoj o mendjelënë të mjerë? Ku zonjës Klinton, - padashje, enkas apo nga padija e qeverisë - iu dha mundësia të mbante shënim se, në Shqipëri, kryeministri Berisha nuk i lejon njerëzit të zhvillojnë protesta antiqeveritare. Cfarë po ndodh në tokën shqiptare? Ku qeveria  i mbledh me furgona policie protestuesit, ish të dënuarit politikë, të rinjtë dhe të rejat, dhe i izolon skajeve dhe birrucave të errëta të Tiranës? Ku gjuetia e shtrigave është pjesë integrale e mentalitetit dhe veprimit obskurantist të elitës qeverisëse. Ku qeveria ushqen korupsionin. Ku dhuna politike përmbysi rezultatet e zgjedhjeve te qershorit 2009 dhe të majit 2011. Ku dhuna politike vrau Gërdecin, vrau 21 janarin 2011, dhe po rivret të vrarët. Cfarë tiparesh kanë të përbashkëta shembujt e mësipërm, dhe të tjerë si këto? Kanë të përbashkët faktin se ato janë shkelje të hapura dhe brutale të lirive dhe të drejtave të njeriut Se ushqejnë urrejtjen sociale. Se nuk janë raste sporadike të shtypjes flagrante, por dukuri të përditshme. Se synojnë nënshtrimin e popullit, nëpërmjet përdorimit të aftësive imponuese të shtetit, gjoja në ruajtje të rendit dhe ligjit që nuk ekzistojnë. Se degjenurojnë lirinë në zemrat e rrogëtarëve shtetrorë. Se është përvetsuar mjeshtërisht  tipologjia e nënshtrimit vullnetar ndaj njëshit-ndaj Berishës. Se janë produkte të ofiçinës që i shërben mirëmbajtjes së çrregullimit publik. Se ajëri i ndotur është përhapur edhe brënda partisë demokratike. Bashkësia e tiparave të mësipërme përkon me bashkësinë e tipareve që përkufizojnë termin: dhuna politike. Ekzekutimi i njeriut të fundit të dënuar si shtrigë, në Europë, ndodhi në Mbretërinë e Britanisë së Madhe në vitin 1735. Sot, dhuna politike apo gjuetia e shtrigave, quaje si të duash, ka të njëjtin qëllim si më parë. Por, për hir të së vërtetës duhet thënë se mjetet kanë ndruar. Sot, Qeveria nuk lodhet të të kapë, të të gjykojë dhe pastaj të të djegë në turrën e druve, por ajo duke patur në dorën e vet edhe gurin edhe arën ta shtërngon lakun e lirisë tënde deri në atë derexhe saqë ti të vetflijohesh. Sic bëri Lirak Bejko. Dhe për të mos u zgjatur mund të përfundojmë se: dhuna politike e kryeministrit Berisha, dhuna e regjimit në fuqi përbën nja realitet objektiv i cili ka për mision që të lypë dhe imponojë haptazi nënshtrim e të gjithëve ndaj njëshit. Gjithësesi. Përballë kësaj dhune politike gjallon cdo ditë jehona e mosbindjes civile e cila na pohon bindshëm se etja për Liri është në kuintesescën e zemrës së njeriut shqiptar. Mosbindja ndaj njëshit - ndaj Berishës - nuk është një ceshtje pëlqimi apo mospëlqimi vetiak apo e opozitës. Përkundrazi. Qëllimi i mosbindjes është në nivel kombëtar dhe synon t’i hapë rrugë aspiratës së munguar - lirisë europiane. Cila është mënyra më e mirë e mosbindjes për arritjen e këtij qëllimi? Nëpërmjet kontestimit të hapur dhe parimor të influencave të aktorëve shtetrorë dhe joshtetrorë, të brëndshëm dhe të jashtëm, që synojnë të ndikojnë në konsolidimin e një regjimi autokratik-diktatorial në vendin tonë. Cilat janë mjetet për arritjen e qëllimit? Mjet kryesor është teknologjia e komunikimit, e cila e ushtron funksionin e vet nëpërmjet mediave të shkruara dhe elektronike, nëpërmjet internetit dhe lehtësive të tij 3G, softeve, rrjeteve sociale, komenteve, blogjeve, twiter etj. Pa nënvleftësuar mjetet tradicionale – grevat, tubimet, protestat si ato të janar-shkurtit 2011, të pensionistëve, të ushtarakëve në lirim, të minatorëve të Bulqizës e deri tek  greva e urisë e ish të përndjekurve dhe të dënuarve politikë. Grevë e cila, e theksojmë, nuk është aspak në kontradiktë me përballjet më të gjëra sociale dhe politike të popullit opozitar me qeverinë për ndryshim - nëpërmjet shpalosjes së alternativave reale e të dobishme për politikën e ditës, dhe të nesërmen e saj. Mosbindja qytetare nuk është një figurinë prej dylli, por është një e drejtë e patjetërsueshme e konsakruar në Kushtetutën e Shqipërisë. Shqipëria është  vendi ku prej 100 vitesh populli dhe aspirata e tij për demokraci të vërtetë mpleksen dhe zhvillohen vazhdimisht për ndryshimin e rrjedhës së ngjarjeve në të mirë të të gjithëve.

Comments

Submitted by Et'hem Isaku (not verified) on

Nese eshte ai Nasho qe njohim te gjithe mbase do te ishte mire te thonte diçka per veten si ish hetues i diktatures. Te pakten te thoshte se eshte penduar per vuajtjet qe u ka shkaktuar shqiptarve. Atehere do te ishte me i besueshem per ato qe thote.

Submitted by nasho.bakalli (not verified) on

Et'hem.

Me vjen keq por nuk jam ai qe ti mendon. Po ta vrasesh pak mendjen do  te kujtohet mbiemri i atij tjetrit. Une e di mbiemrin e tij, por nuk shkon ta pergojojme perderisa nuk na shkruan apo degjon. Une keto 10 vjetet e fundit kam punuar ne Bashkine e Tiranes. Kurse Nashua tend ka 20 vjet qe meret me biznes privat. Shendet.

Submitted by Esmeralda Jaho (not verified) on

Nuk jam per ti gjykuar njerzit nga krimet qe kane bere ne te kaluaren (edhe pse mbrohen duke thene se kane zbatuar ligjin) por kur hsoh emra te tille qe shfaqen ne shtypin shqiptar dhe japin lesione per demokracine atehere them se ose shqiptaret jane shume tolerante qe nuk i gjykojne per ato qe kane bere ose jane popull me tipare delesh qe kushdo munddti vere ne rresht e te talle b... me ta, si ky miku.

Submitted by Iluministi (not verified) on

Shkrim interesant qe "ve gishtin ne plage". Mosbindja civile eshte nje nga vlerat emancipuese, e njejte per nga pesha me cdo besim tjeter qe i ka sherbyer zhvillimit te shoqerise. Ajo here fashitet, here ngrihet, por eshte aty, ne vigjelim. Lodhet kot Berisha e Co me ushtrine e tij te policeve, qe kane mbushur e po mbushin perdite e me shume hapesirat e rruget tone, kryesuar nga nje minister injorant; me "ekspertet" e varur e te pavarur te taksave, të gjykatave, mediave e partiçkave; me sherbyes te dale boje si ai i SHISH - it apo me instrumente te tjere te dukshem e te paduksahem, te frustoje e perkule njerëzit. Ta harrojë!!  Edhe pse e deformuar sa më s'ka, demokracia, si rend, u le hapesira  prototipa si Saliu, por ajo nuk harron as turmat dhe protagonistet e tyre. Gjithmone ka një cak - "ka nje çarje në çdo gjë, andej hyn drita" . Berisha bën mirë ta degjojë "Stanger Music" të Leonard Kohenit.

Submitted by Sokol Cenai (not verified) on

Mustafa, me bejne syte apo vertet ne kete  Respublike qe e respektojme jane perfaqesuesit me te eger te diktarures dhe te familjeve te tyre qe po na tregojne se si ndertohet demokracia?

Submitted by Anonim (not verified) on

Eh more shkrues! Kur shkruan keshtu dukesh si babai i demokracise. Por me duket se per ty demokraci do te thote "i mire eshte ai rend qe me mbush mua barkun" dhe jo te gjitheve. Demokracia qe shton te varfrit dhe pasuron te pasurit e pakte eshte diktature ne demokraci. Demokracia qe pjell çdo dite hajdute, korrupsion, krim, heqje truri eshte diktature e kaluar diktatures. Nga ndryshon diktatura e kesaj demokracie nga diktatura e proletariatit? Mund ta shpjegosh, por e di se do te thuash tani je i lire, tani nuk te vret shteti. Por harron se i lire eshte dhe qeni, por qen ka mbetur, pavaresisht se leh lirshem. Tani nuk te vret shteti (ndoshta, pasi ka raste qe te vret), por te vret krimineli, te vret hajduti qe te futet edhe ne shtepi, bile edhe nga tarraca.

Eh more demokrat i pasur mbi fatkeqesite e te tjereve.

Submitted by aba alba (not verified) on

Eh more Iluministi i arsimit shqipetar, me more ne mbrojtje. Here tjeter do te shkruaj me emrin tim - sipas regjistrit te gjendjes civile: Athanas Bakalli. Nasho me thone e me njohin per shkurtim te emrit Athanas. Por te siguroj se perseri do te me "ngaterrojne" me Nashon tjeter.  Qe nga viti 2003  - kur fillova te shkruaj per here te pare tek Shekulli - me "ngaterrojne" ne komentet. Edhe kjo nje pune eshte!

Submitted by Rita Merkuri (not verified) on

Kur sheh emra te tille si ku qe del e shkruan ketu te ngjethet mishi tek kujton se ne dore te ciles rrace kemi qene.

Submitted by aba alba (not verified) on

Misra, hajde misra te pjekura o fshatar, ose qytetar qejfmbetur! Nje fill i holle fare-fare e ben dallimin mes se mires dhe te keqes.  Sa per racen: ule b... puno e shkruaj per Atdhe. Ketu po iken bara e vajit, ti akoma i gjemon kokres se ullirit! Mos e humb toruan miku im. Shendet.

Submitted by Lea Shtino (not verified) on

NAsho Bakalli dikur ishte si ata personazhet e Kadarese te Nepunesi i pallatit te endrrave, pra perpiqej te zbulonte (nepermjet torturave) se çfare mendonin njerzit per njeshin e tij te adhuruar. Tani po n ameson si te mos bindemi. O tempera o mores!

Submitted by Shtino Lea (not verified) on

Ti Lea shkruan ( nepermjet torturave)! Nuk lexon dot me lart? Apo e ke fjalen per  qejfmbetje, qejfberje ...? E ke patriot Nasho Gji....... . Apo jo?

Submitted by Shtino Lea (not verified) on

Ti Lea shkruan ( nepermjet torturave)! Nuk lexon dot me lart? Apo e ke fjalen per  qejfmbetje, qejfberje ...? E ke patriot Nasho Gji....... . Apo jo?

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

Kot po pyes une, po mor ti Nasho a je dhendrri i Rita (Shirita) Markos, apo jo?

Submitted by naspiba (not verified) on

Po jam dhe per nder e kam, sic per nder e kam qe djali Spiro Bakallit jam.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.