Kamera-pena, kamera-çakmakë, kamera-kopsa... Nuk është fjalim i Berishës në 23 janar. I ka blerë Imami në 19 janar

Pistoleta, silenciatorë, automatikë luftarakë, snajpera, dylbi specialë, nanokamera.. E pastaj regjistrues (kamera të fshehta) të maskuar si pena, çakmakë, apo si kopsa xhakete... Janë pajisje ushtarake dhe spiunazhi që egzistojnë në një dokument që deputeti Erion Braçe e ka bërë publik sot, duke theksuar datën e blerjes së tyre nga Ministria e Mbrojtjes. Blerja është kryer dy ditë para 21 janarit me firmë të ministrit Imami:
Tha Braçe: “Janë dy urdhëra dhe një autorizim i ministrit Imami që konsumon shkelje: Urdheri i parë, nr.1585 përmes të cilit, ministri Imami dora vetë, urdhëron që SHIU t’i dërgojë MEICO-s listën e kërkesave në armatim e pajisje speciale të tipit Bereta; MEICO të prokurojë drejtpërdrejtë armatimin dhe pajisjet... Urdhëri i dytë, nr. 1585/1, datë 19 janar 2011, përmes të cilit, ministri Imami dora vetë ndan praktikën; MEICO do prokurojë drejtpërdrejtë armatimin; SHIU do prokurojë drejtpërdrejtë pajisjet xheniere dhe pajisjet specialë operacionale...”
Më pas Braçe lexoi tre listë-anekse që shoqëronin autorizimin e ministrit për blerje, ku renditen sipas sasisë së blerjes pistoleta, snajpera, dylbi, çimkat etj me vlerë të përgjithshme rreth 180 mijë euro.
Kësaj here, ministri Imami ka reaguar: “Është e pafalshme që dokumentat që mbajnë sigla sekrete të dalin jashtë. Është e pafalshme që dokumentat sekrete dalin nëpër konferenca shtypi. Kjo tregon se PS-ja s`ka kapacitet për të mbajtur përgjegjësi shtetërore. Unë mendova se PS po e përdorte sulmin ndaj SHIU që është instrument shume i rëndësishëm, - por edhe delikat për pazaret e dështuara të Ramës gjatë verës që shkoi, por ripërsëritja e tyre do nxjerrë pazaret e reja të Ramës. Po ai do bëjë mirë të përgjigjet për bllokimin e reformës dhe të gjejë fajtorët e SHIU-t aty ku po i thërret drejtësia”.
Re.Pu.
Comments
Ah ti Imami, Imami, mos u be

Ah ti Imami, Imami, mos u be merak, se edhe ti do jesh ne listen e atyre qe do ta hani ne qershor te 2013. Me mire shpeto fytyren tani, se te gjithe e dime se sa te vlen lekura

Askush nuk do te denohet

Askush nuk do te denohet Dritan, per fat te keq....

E mbani mend planin A ,B,C,

E mbani mend planin A ,B,C, ,,,,,te dr.dhjeramanit?????Si shkumezonte cdo dite me nga nje plan-germe,kur i digjej ai i dites para-ardhese????

Ai e paska realizuar planin e tij -A- qe para 21 janarit.!

Kurse planin C ose PUC-in e ka realizuar qe ne 14 shtator 1998-e. Me ne fund sikur po zgjohet Opozita.

Fatkeqesisht Lora opozita nuk

Fatkeqesisht Lora opozita nuk po zgjohet dhe kur te zgjohet shpresoj te mos jete shume vone. Ka te drejte Topi kur i thote Rames te mos beje ciu-ciu e te zbrese nga pema. Me kaq shume skandale qe ka patur kjo qeveri, nje opozite e forte tashme do te ishte ne pushtet ndersa kryetari i opozites i ka syte nga Meta i cili tallet me te vazhdimisht. Megjithate te shpresojme qe ne 2013 te ndodhe ndryshimi i shumepritur, te largohet qeveria Berisha bashke me Meten dhe vendi te kete mundesi per te ecur perpara e te shpetohen ato gjera qe kane mbetur per t'u shpetuar ne Shqiperi.

Add new comment