Kam simpati për Zj. Topalli...

Postuar në 30 Tetor, 2011 06:59
Eduard Zaloshnja

Fjala simpati përdoret në shqip kryesisht për të kumtuar një ndjenjë admirimi apo vlerësimi për dikë. Për shembull, në shqip ne themi: "kam simpati të veçantë për iks këngëtar apo aktor". Ndërsa në anglisht, fjala simpati përdoret kryesisht për të kumtuar ndjenjën e keqardhjes për dikë. Për shembull, anglezët thonë: "pranoni simpatinë time për humbjen e babait tuaj".  Këto dy kuptime të fjalës simpati më erdhën në mendje tek po ulesha të shkruaja këto rreshta për zj. Jozefina Topalli, e cila është vënë në qendër të lajmeve javët e fundit.

Kam simpati për zj. Topalli sepse është e para grua në historinë e Shqipërisë që ka arritur të zgjidhet në krye të Parlamentit, si dhe gruaja që është ngjitur në postin më të lartë shtetëror krahasuar me çdo grua shqiptare deri më sot. Kam simpati për zj. Topalli sepse vjen nga një familje e djathtë me traditë prej qytetit që ishte qendra më e madhe kulturore dhe tregtare e Shqipërisë në kohën kur ne fituam pavarësinë. Kam simpati për zj. Topalli sepse ajo, pavarësisht nga pengesat që i nxorri regjimi komunist, arriti të mbaronte studimet e larta me rezultate të shkëlqyera.  Kam simpati për zj. Topalli sepse ka demonstruar herë pas here pavarësi politike nga bosi i fuqishëm i partisë së saj, siç ishte për shembull rasti i votës së saj kundër kandidaturës për Kryeprokuror të Theodhori Sollakut, ish-këshilltarit juridik të Berishës.  Së fundi kam simpati për zj. Topalli sepse është një grua që, me hiret e saj, i jep nur postit të lartë që mban.

Dhe tani le t'i kthehemi versionit të dytë të fjalës simpati, atë që nënkupton keqardhje.  Më vjen keq për zj. Topalli kur e shoh që po mundohet t'i bëjë një karshillëk institucional zyrës së Presidentit të Republikës, pikërisht kur në krye të saj është i pari shqiptar në 80 vjet që nuk ka qënë ndonjëherë komunist ose s'ka pasur ndonjë lidhje familjare me komunizmin.  Gjithashtu më vjen keq - në fakt shumë keq - për zj. Topalli, kur shoh që e ofendon publikisht Presidentin e Republikës, duke e quajtur Haxhi Qamil dhe duke ndërsyer gjithfarë kolektivash punonjëse që ta sulmojnë atë.

Për sa shkruajta më sipër, ndjej një simpati të thellë për zj. Topalli - në të dyja kuptimet e fjalës...

Comments

Submitted by anila (not verified) on

T'i japësh vlera dikujt per hir te bindjeve (djathta apo te majta), apo t'i japësh vlera per hir te prejardhjes me duket tmerresisht provincialitet, i papritur duhet te them nga ana e zotit Zaloshnja. Vlera dikujt mund t'i jepen vetem per arritjet e tij dhe vleres se shtuar ndaj komunitetit ku ben pjese. Sa me i larte posti, aq me e madhe pergjegjesia. Bie fjala, nje doktori vlera nuk i jepet sepse ka patur te atin doktor dhe vete ka mbaruar per doktor. Vlerat i jepen vetem sepse eshte nje doktor i mire. Mentaliteti i shprehur ne kete 'artikullz' deshmon edhe nje here nje nga plaget e shoqerise Shqipetare, qe vuan kaq shume nga absurditete te tilla. Jozefina nuk ka vlere se eshte femer dhe qe ka arritur ate post, por do te kishte vlere nese atij posti do t'i shtonte vlere per faktin qe eshte femer, do ta drejtonte me drejtesi, si femer dhe si individ qe ka vuajtur vete nga padrejtesite. Megjithate eshte e drejta juaj per t'u shprehur.

Submitted by arian (not verified) on

BRAVO Anila!

Submitted by f@ti (not verified) on

Nuk kam ca te them me shume - te lumte Anila sepse ky shkrim i zaloshnjes mua me duket koti - sidomos po te marresh parasysh qe me qe politika jone eshte sunduar nga burrat - kjo femer duhet te bente ndryshimin - kjo femer e ka bere me te vertet ndryshimin por jo per me mire por per me shume me keq.

Arsyeja tjeter qe mund te themi se pse nuk duhet gjykuar personi se i biri kujt eshte apo nga e ka origjinen eshte qe ne kohen e Enverit behej biografia e personit dhe gjykohej se ca denimi merrte ai person - sot nuk eshte mire te behet ajo gje sidomos per shkak te komplekseve nga te cilat vuajme ne shqiptaret. Nje fjale e urte thote qe : "njerezit e medhenj lindin ne province dhe vdesin ne kryeqytet".  Nje mendim qe me vjen ne mendje per gjithe kete artikull (nuk jam i sigurt) eshte qe Zaloshnja i pelqen te endet midis te qenit i majte apo i djathte. Gjithe te mirat!

Submitted by paskali (not verified) on

BRAVO ANILA E COMPLIMENTE

MJERE PER ANALISTET TANE

Submitted by gjeto (not verified) on

Po te kishit qene me i ri z.Zaloshnja, do t'ju falej ky titull

Po meqe kronologjikisht jeni nga brezi i Rolling Stones, ky titulli ka vajtur paksa dem

Submitted by katarakti (not verified) on

Eduardit i eshte bere semundje ndofta te shkruaje per gjithçka, prandaj edhe gabon ndonjehere. Anila ia ka vene ne dukje lajthitjet me zgjuarsine dhe butesine e nje femre.

Submitted by andi (not verified) on

Simapti eshte perdorur dhe ne Shqiperi ne kuptimin qe i referohen ne Angli, sidomos para clirimit.

Submitted by respublica (not verified) on

E Zaloshnja i përgjigjet Anilës për “Kam simpati për Zj. Topalli...”

Anila ka bërë këtë koment për shkrimin tim “Kam simpati për Zj. Topalli...”: “T'i japësh vlera dikujt per hir te bindjeve (djathta apo te majta), apo t'i japësh vlera per hir te prejardhjes me duket tmerresisht provincialitet, i papritur duhet te them nga ana e zotit Zaloshnja..... Jozefina nuk ka vlere se eshte femer dhe qe ka arritur ate post, por do te kishte vlere nese atij posti do t'i shtonte vlere per faktin qe eshte femer, do ta drejtonte me drejtesi, si femer dhe si individ qe ka vuajtur vete nga padrejtesite.”

Apriori, jam i prirur të kem simpati për pinjollen e një familje tradicionale të djathtë dhe për një grua që ka arritur të bëhet kryeparlamentarja e një vendi si Shqipëria. Por nuk mjaftohem me kaq. Kur ajo e quan Presidentin e Republikës Haxhi Qamil, ose kur nga poltrona e kryeparalmentares thotë për një deputet “nxirreni mër për zhelesh atë”, vlersimi më bie në zero. Mendoja se me lojën e fjalëve që kisha bërë me dy kuptimet e fjalës "simpati", kjo gjë dilte e qartë.

Submitted by Blerim (not verified) on

Eshte per te ardhur keq qe per te vleresuar dike  kerkohen vlera ne te kaluaren pasurore te familjes, ne anetaret e shquar te fisit, te qyeteti a te krahines, ne qendrimin e shtetit socialist daj tij/saj etj. si keto.

Nuk mendoj se autorit te shkrimit do t'i vinte mire qe dikush ta vleresonte si ballist te ri, apo si partizan te vjeter. Ai duhet te pres te cmohet per vlerat intelektuale dhe veprat qe ka bere, te shikuara ne prizmin e te mirave qe i ka sjelle ose po i sjellin shoqerise. Normalisht kete do duhet te bente edhe per te vleresuar znj. Jozefine.

Submitted by A.G (not verified) on

"  Pse i ka vdekur babai Topallit ?!..." Une nuk di anglisht , di vetem shqip , dhe shume simpati kam shprehur me fjale e gjeste , ndersa ne vaki-ra hidherim te thelle...Berrr..

Submitted by efijeni (not verified) on

zaloshnja, kete here kerkuat te diktonit rregullat e leximit te artikullit tuaj.

ju ftoj te lexoni pertej germave dhe shpjegimeve qe japin fjaloret, per kete egziston alegoria, qe duke iu bashkangjitur qendrimeve publike te analistit ne fjale behet me shume sesa e dukshme.

ndaj mos tentoni te shpejtoni ne pergjigje, lexoni dhe rilexoni, kuptoni, pastaj shprehuni.

dhe nje here, pergezime :)

Submitted by fan noli (not verified) on

Ajo nuk eshte per te pasur as  simpati  dhe as antipati ajo eshte thjesht nje .....Vjollca Vokshi e dyte  qe eshte bere e neveritshme......

Submitted by Emigranti (not verified) on

Pershendetje te gjitheve.
Shyqyr qe jemi ne demokraci se ne kohe jo fort te largeta z.Zaloshnja do ti kishin bere fletrrufe ne mes te Tiranes, po qe se nisemi nga komentet e mesiperme.

Me lejoni te dashur miq komentues t'ju them se artikulli i zotit Zaloshnja eshte mese i qarte ne cdo fjale te tij. Ai e fillon duke dhene fillimisht dy vleresime per fjalen simpati :

1) Admirim

2) Vleresim

Dhe shembujt qe jep jane ne po kete renditje. le ti shikojme me ne hollesi.

Per piken 1 sigurisht mendoj qe te gjithe jemi te nje mendje qe z.Zaloshnja ka gjithe  te drejten e botes te admiroje dike se vjen nga nje qytet i caktuar apo rreth i caktuar. Eshte ceshtje opinioni dhe opinionet nuk jane asnjehere te gabuara atij i pelqen ata qe vijne nga Shkodra mua ata qe vijne nga Korca, nje tjetri ata qe vijne nga Gjirokastra. Nuk ma merr mendja qe eshte e gabuar te te pelqej nje qytet i caktuar. Gjithashtu atij i pelqen qe dikush vjen nga nje familje e djathte edhe kjo hyn ne sferen e shijeve dhe nuk shikoj se perse duhet te kritikoj shijen e dikujt sepse i pelqejne pinjollet e familjeve te djathta.

Per piken 2 dmth Vleresim ai vlerson J.T. si nje person qe megjithe kundershtite e kohes mbaroi shkollen shkelqyeshem. Edhe une por shpresoj edhe per te gjithe ju qe shkruani, vlersoj dike qe mbaron shkelqyeshem studimet kushdo qofte ky. Eshte gabim qe te vlersosh dike per rezultatet e shkelqyera ne studime? E vlereson edhe per politiken e pavaruar ndaj bosit te PD duke specifikuar edhe rastin se kur ka ndodhur ai fakt. Eshte i gabuar edhe ky vleresim? Dikush mund te ma shpjegoj perse nuk duhet ta vleresoje?

U zgjata ndofta por keto shpjegime me lejojne t'ju jap te gjitheve juve nje sugjerim para se te beni nje koment lexojeni mire artikullin qe te mos shkruani miq per fiq.

Me respekt

emigranti

Submitted by Bato (not verified) on

Pershendetje

Nuk e di, do e botoni apo jo,komentin tim ?Per mua,pjesa me e madhe e atyre qe bejne komente

dhe shkruajne e u botohen,

ne faqen tuaj jane:-Te molepsur,anakronike,te deshtuar,perdorin kete faqe per te shprehur;

1-Pakenaqesite,e mos realizimit te deshirave te mbrapshta,si baze,zaloshnja,muci(nano),Zogaj,etj.

Keta jane ca shushunja,kane rene poshte(E dini besoj ciklin e shushunjes),kane marre ushqim te

prishur(gjakun e keq),zor se rimgjallerohen.

2-Anakroniket jane,ata qe cdo gje e shohin me mendesitee viteve   '80.Keta mendojne e veprojne

keshtu;-Per inat se sime reje vdekte im bir.Jo verioret,jo shqiptaret e vertete,nga do qe te jene,nuk shohin me larg se maja e hundes.

3-Te deshtuarit jane,ata qe cdo gje e shohin me dyshim,e qesendisin(duke u shprehur

-si "zululand,maloke,-Kapeni hajdutin,kur vete e soji i tyre,bejne kerdine.etj,etj.

Nuk u besohet ketyre:-Sepse jane me maloke se maloket,jane"falsus in uno,falsus in tutto,,

jane me kulture gjysmake,jane te shtirur dhe mbijetojne e vegjetojne me me ligat qe bejne.

Shqiperia duan s'duan ksi soj shkrimtarucesh,opinionstucesh,qytetarucesh etj,ecen para.

Keta jane ca ferra te perkohshme neper kembe.

BATO

2-

Submitted by Amy (not verified) on

Bato,

Je nxituar pak ne kete pergjigje duke akuzuar komentuesit apo ata qe shkruajne  ne kete faqe ne kete menyre. Kam vene re shpesh qe njerezit i lexojne artikujt perciptazi dhe vine ne konkluzione te nxituara ne lidhje me artikullin duke anashkaluar shpesh nje a dy  paragrafe apo  fjali. Gjithashtu kam lexuar shkrime qe i kam  pelqyer dhe shkrime qe nuk i kam pelqyer. Eshte ceshtje shije dhe tendence politike.

Dhe ti ne komentin tend ke treguar te njejtat tendenca per te cilat akuzon te tjeret. Komenti yt ka tendencat te denigroje te tjeret. Kjo zakonisht behet nga njerez qe skane shume besim ne vetvete. Nqs ke dicka konkrete per te thene per kete shkrim apo ndonje tjeter bej koment per permbajtjen. Me vjen keq t'jua them, por sharjet qe ke leshuar per te tjeret te percaktojne ty me mire se ata qe ti shan.

Dhe ky mund te jete edhe rasti ne kete artikull.

Nqs ke kohe te lexosh kete gazete, ki miresine te besh komente konkrete  sic bejne shumica e atyre qe lexojne ketu, perndryshe mos humb kohe me """Te molepsur,anakronike,te deshtuar...."""""

Me respekt,

Amy

Submitted by antropomorfi (not verified) on

I nderuar Eduart, e ke bere lemsh! Ne asnje variant te anglishtes fjala sympathy nuk e ka kuptimin keqardhje! Ajo do te thote: mirekuptim, solidaritet, bashkim ne dhimbje etj. Por jo keqardhje! Me fjale te tjera, ne kuptimin e dyte, ate anglez, ti ndjen mirekuptim dhe dhembshuri per kryetaren e parlamentit, solidarizohesh me te ne te mire e ne te keqe. Edhe hidhi nje sy fjalorit te anglishtes para se te shkruash, se keq nuk te ben!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.