Shënim historik: Si sot, 117 vjet më parë, lindi Avni Rustemi

Postuar në 22 Shtator, 2012 08:50

Në Libohovë të Gjirokastrës, në 22 shtator 1895, lindi Avni Rustemi. Pasi kreu shkollën fillore në vendlindje, vazhdoi studimet në shkollën normale të Elbasanit dhe më vonë në Shën Mitër Korone (Itali). Studimet e larta për pedagogji i kreu në Universitetin La Sapienza të Romës. Avni Rustemi punoi si mësues në Libohovë (1910), në Tragjas (1913), në Tepelenë (1916-1917) e në Vlorë (1917-1918). Më 1908 braktisi bankat e shkollës për t'u bashkuar me çetën e Çerçiz Topullit , më 1910 bëri një përpjekje për të vrarë në Shkodër komandantin e ekspeditës ushtarake osmane gjeneral Shefqet Turgut pashën. Më 1914 u radhit në forcat shqiptare për çlirimin e Shqipërisë së Jugut nga pushtimi i forcave greke. Më 1918, me nismën e tij u formua në Vlorë shoqëria atdhetare e rinisë vlonjate me emrin "Djalëria e Vlorës". Në krye të saj organizoi demonstratën e 28 Nëntorit 1918. Në pranverë të vitit 1919 në Shën Mitër krijoi "Lidhjen e Rinisë Shqiptare", kurse më 13 qershor 1920 kreu dhe aktin që e skaliti emrin e tij në murin shqiptar të historisë - vrau në Paris Esat Pashë Toptanin, politikanin që e akuzonte se po bëhej pengesë për konsolidimin e shtetit shqiptar pas Kongresit të Lushnjës. Me t'u kthyer në Shqipëri në dhjetor 1920, Avni Rustemi u mor me bashkimin e disa shoqërive ekzistuese në një organizatë të vetme. Një Kongres i mbajtur më 25 prill 1921 në Vlorë krijoi një federatë që mori emrin "Atdheu". Kryetar nderi i saj u zgjodh Avni Rustemi. Me nismën e tij u krijuan edhe organizatat profesionale të mësuesve. Pas mbylljes së federatës "Atdheu", në gusht 1922 përsëri nën drejtimin e tij, më 13 tetor 1922 u krijua në Tiranë shoqëria demokratike "Bashkimi". Avni Rustemi ishte një ndër ideologët më të spikatur të kohës. Idetë e tij gjenden të formuluara në një numër fjalimesh e artikujsh publicistikë të kohës dhe në fjalimet në Asamblenë Kushtetuese të vitit 1924, ku u zgjodh deputet nga populli i ish-prefekturës së Kosovës. Ishte kritik i fortë i shpërdorimeve të aparatit burokratik të kohës, fodullëkut e injorancës dhe mbronte publikisht kauzën e ribashkimit Shqipëri-Kosovë. U vra më 22 prill 1924, në një atentat, i cili iu atribua ministrit të brendshëm të kohës, Ahmet Zogut. Re.Pu.

Comments

Submitted by Marsi (not verified) on

sa per kulture, Avni Rustemin nuk e vrau Zogu, po injorantet tendencioze komuniste keshtu duan ta lexojne, sic bene me vetevrasjen e Mehmet Shehut apo vrasjen e Qemal Stafes duke sajuar... Avni u vra nga banditet e Esad Pashes si hakmarrje, nga Osman Bali e shoke... dhe Avniu as nuk e ka vertetuar nese e ka vrare ai apo dikush tjeter Esad Pashen... mjafton te lexosh kujtimet e eqerem Bej Vlores te dish se c thuhet per te.

Submitted by Pirro (not verified) on

Nderuar kujtimi i ketij atdhetari te zgjuar, intelektual e trim!

Per fat te keq sot Shqiperia ndodhet ne nje emergjence po aq te madhe sa atehere kur dergjej nen kthetrat e anti-shqiptareve zogiste; nje Avni Rustemi sot do te na nevojitej me shume se 1000 pseudo-intelektuale sahanlepires qe ndryshojne flamur kater here ne vit.

Submitted by matiani (not verified) on

A mos jane shkruar gabim data e lindjes dhe ndonje tjeter?

Nuk mund te besohen si te sakta, pasi prej tyne del se 15 vjec ka qene mesues, po studimet e mesme e te larta kur i kreu?

Submitted by Marsi (not verified) on

e pra, me sa di une, ai nuk eshte arriti t'i mbyllte studimet e larta... njs nese ka vrare esat pashe hallall i qofte si hero, po pse ska dokument qe kush e coi dhe kush e pagoi... dhe nuk ka asnje dokument te shfaqur ne media si gazeta te vjetra franceze arkivat qe te shihet. Sa per dijeni Eqerem bej Vlora ka qene nje nga personalitetet me te shquara te atyre viteve si dhe nip i ismail Qemalit.

Submitted by Relapso (not verified) on

Kjo biografi eshte e mbushur me te paverteta. Se pari, Avniu nuk ka kryer studime te larta ne Rome. Qenka bashkuar me çeten e Çerçizit ne moshen 12 vjeç!!! Paskesh qene edhe nje nder ideologet me te spikatur te kohes! Perveç ndonje fjalimi ne Parlament, nuk ka asnje artikull prej "ideologu" te shkruar prej tij. Mos e teproni, se beheni qesharake!

Submitted by niku (not verified) on

Avni    Rystemi  eshte  nje  figur   historike   dhe  mendimet  qe  mund  te  jepen  mbi  kete  figur  duhet  te  argumentohen  me  fakte.Nese  ne  japim  mendime  thjesht  me  llogjiken  tone  ,ateher  shtremberojme  te  verteten.Dhe  faktet  jane  ne  botimet  e  shtypit  te  asaj  kohe pikerisht  ne  gazeten "Bashkimi"e  clila  ishte  frut  i frymes  demokratike  te  Shoqeris  "Bashkimi"e  cila  pati  nje  aktivitet  te  gjere  ne  prejudhen  kohore 1922-1924  ne  Statutin  e saj  paraqiteshin  si;ligji  agrar  per   kthimin  e  tokes  fshatarit,,,per arsimin  ,kulture  etj  Avni  rystemi  shkoi  ne  vlor  per  te  hapur  degen  e  shoqeris  "Bashkimi" dhe nuk  u  lejua  nga autoritetet  vendore,  por  ndikimi  ne  mas  i  popullit ne  kete   qytete,  te  ideve  perparimtare  qe  paraqiste  shoqeria "Bashkimi" me  udheheqes  dhe  nismetar  Avni  Rystemi e  bene  te  mundur  hapjen e  deges  se Shoqeris "Bashkimi"

Submitted by Gostivar2945@gm... (not verified) on

Shkkollat e Larta Dhe Shkkollat e Mesme Dhe 8 Dhe 9 Nga Krejt Vendeve Dhe Gjyteteve Kryegjyteteve Vende banimeve

Submitted by Gostivar2945@gm... (not verified) on

Dhe jete perher.e AVNI RUSTEMI

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.