Një anë e panjohur në marrëdhëniet mes shkrimtarëve në kohë të komunizmit: “Je armiku im? Epo mirë, unë të bëj personazh negativ në librat e mi”

Postuar në 21 Shtator, 2012 04:56

Në letrën që Ismail Kadare i ka dërguar Nexhmije Hoxhës në vitin 1973, flitet për një shkrimtar që, në novelën e tij “Dikush më buzëqeshte”, e ka bërë personazh Kadarenë, dhe e “ka prezantuar para lexuesve edhe si një njeri me psikikë të sëmurë”. Autori i librit – këtë lë të kuptohet Kadare në letrën dërguar gruas së diktatorit (ku, në kundërshtim me çfarë pritej nga shumëkush, nuk del në pah ndonjë tendencë kushedi se çfarë për të demonstruar luajalitet ideologjik e politik ndaj regjimit komunist, e aq më pak, ndonjë qurravitje; e shumta, vihet re një frikë e panik i Kadaresë) – nuk ka duruar dot fyerjet, që Kadare i ka bërë atij në Dimrin e Vetmisë së Madhe.

Autori i novelës “Dikush më buzëqeshte” nuk përmendet me emër, por njohësit e mirë të letërsisë së atyre viteve e dinë mirë se bëhet fjalë për poetin e prozatorin Fatos Arapi. Të dy këta nuk kanë patur marrëdhënie të mira me sho-shoqin.

Në letër del në evidencë dhe një animozitet i dytë i Kadaresë, por këtë herë personi tjetër përmendet me emër e mbiemër. Eshtë Hamit Beqja. “Dy ditë para daljes së romanit, në mbledhjen e komunistëve të Lidhjes së Shkrimtarëve, shoku Hamit Beqja, e ngriti zërin si bubullimë, duke më bërë mua një kërcënim se do të përgjigjem për fyerjet që i paskam bërë në romanin tim”, shkruan Kadare, dhe në këtë mes marrim vesh dhe një personazh tjetër real të librit Dimri i Vetmisë së Madhe. Të paktën, kështu ka menduar Beqja (sipas Kadaresë).

Siç shihet, praktika e shndërrimit të rivalëve apo armiqve në personazhe librash – me synimin për t’i sulmuar, denigruar e përjetësuar në një dritë negative – paska qenë një praktikë rutinë në ato kohë.

E.G.

Comments

Submitted by matiani (not verified) on

Te thuash se Kadareja nuk ka shkuar mire me Fatos Arapin duket sikur po thua se ky ka qene nje perjashtim.

Isamili nuk ka shkuar mire me ndonje krijues. Madje ata qe e njohin thone se Isamili nuk ka shkuar mire me askend. Njohesit shtojne se miqte i ka pasur sezonal.

Letra nuk tregon simpati ideologjike a politike, por kerkon mbrojtje nga Nexhmie Hoxha qe ishte drejtore e madhe dhe jo thjesht gruaja e Enverit.

Simpatit politike, ideologjike dhe per personat real Kadareja  i ka shprehur shume qarte ne vepren e tij.

Submitted by Lexuesi i coroditur (not verified) on

Obobobo,c'pa na shohin syte e c'po na degjojne keta veshe!"I persekutuari" Ismaili i madh,na paska qene edhe "persekutori" i shkrimtareve  dhe intelektualeve te tjere!I paska denoncuar tek  shoqja Nexhmije,'First Lady",tani "zonja apo merimanga e zeze"! Edhe ne romane i paska demaskuar,si personazhe mistike apo lolo pallatesh mbreterore e shkrimtaruce ne romanet e tij. Si s'ka turp te turperohet e merret me letrat e tij,qe ne pergjithesi jane demaskuese per ate vete dhe "deshmojne" bukur  per" persekutimin" dhe "perndjekjen " e tij nga regjimi komunist!

Ne letrat mesuam edhe per "devocionin" e madh te Ismailit si shkrimtar qe e don shume dhe" shkruan e mendon vetem per popullin dhe v endin e tij"! Ne ciklin roman kini pare ju perkushtimin e tij ndaj popullit,cilit popull?,se librat me te shumta i shkroi per francezet e lexues te tjere te huaj,sepse pas namit qe i hapi kudo ne bote propaganda komuniste e Enverit,librat e tij kerkoheshin e perktheheshin e lexoheshin me shume ne vende te huaja,per te cilat ishin edhe synuar nga vete shkrimtari.

Nje keshille te vogel z.Ismail. Leri keto marrezira dhe paranoja per fame dhe ngitje te figures se nje "disidenti" e "te persekutuari" fallso e te veteshpallur.Nuk fitohet cmimi "Nobel" me to.Ai do te te jepet ne se vertete e shohin se te takon per vepren tende letrare dhe perkushtimin tend te fuqishem e te sinqerte ne ceshtjen e miqesise dhe te paqes ne bote!

Submitted by RP(rrezik publik) (not verified) on

Lexues i çoroditur,nuk t'a japin Nobel-in pse je disident dhe i persekutuar.Per keto gjera te japin kompensim me para dhe truall ne det(Kadarja e ka marre ne malin e Robit,nuk e di me leter me vlere apo me leter shkruar Liri Berishes/Xhoana Nanos,se me letra grave paska goxha fat).T'a japin kur shkruan ndonje gje shume te bukur(ne fakt permendin edhe titullin e librit te perveçem),por duket nuk e ka famen aq te madhe.S'ka gje,ne na del e na tepron si shkrimtar,por qysh nuk po i falim ca"truall"edhe per disidence e persekutim?Kur jane bere tere hajdutet e kohes se Enverit me çertifikate te persekutuari,gjynah Kadarja,ndonje kile persekutim duhet t'ia japim falas.

Submitted by raimondi (not verified) on

Ka qene praktiek kjo e  perdorimit te personazheve te librave  per njerezit qe kishe inat __Kadareja ka futur ne personazhe negative ne librat e tij edhe disa kritike arti te letersisse , porse ata sic duket nuk i kane thene gje  _Psh per nje kritik letrar  qe ishte brun dhe i shkurter Kadareja e kishte bere personazh ne librin e tij me emrin Zija Shkurti hahahahahahaa --Ka  qene mistrec Kadareja ne librat e tij tallte menderen me kritiket qe ja nxinin jeten me gabimet ideologjike

Pavaresisht se ka bere letra tek Nexhmija , Kadareja nuk del ndonje servil   i pushtetit --Ato letra biles e tregojne dinjitoz Kadarene ne peprjekjen e tij per tu ankuar tek Nexhmija

Kadareja vertet nuk ka qene disident, por ai nuk ka qenas servil i pushtetit_-Biles shume here ai dilte  padashje kunder mendimit  Mainstream te ideologjise komuniste, dhe per kete edhe eshte cuar ne prodhim per riedukim , ne Fier

Njehere Kadareja , sic me thoshte mesuesja ime e letersise ,  ishte i ftuar ne nje kolektiv punonjes .Dhe nje punetor atje i tha :Shoku Kadare ne klasa puntore  nuk ju kuptojme ju kur shkruani . --Kadare  ja priti  :Po une nuk shkruaj per ju, shkruaj per intelektualet ....._

_Por kjo beri buje , se te fyeje klasen puntore e haje sa krahu .....

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.