M.Nano i përgjigjet Anonimit

Postuar në 26 Tetor, 2011 07:11

Pse news është ky?, thotë Anonimi në fund të shkrimit me titull “Sikur Berisha të ish në gjumë gjatë 15 viteve të fundit”. Në fakt, nuk është vetëm news; është edhe Nano. E kjo është arsyeja që rubrikës i kam vënë këtë emër eklektik: Nanonews. Me fjalë të varfëra, çdo Nanonews është një koment i imi i ngritur mbi një informacion të publikuar në shtyp; siç është në rastin konkret.

Pastaj, ne e kemi bërë të udhës në këtë website që ta përzjejmë me pakëz koment e interpretim tonin çdo informacion që japim. Është kjo gazetaria që kemi zgjedhur të bëjmë. Bëjmë çmos që interpretimi të jetë neutral, por edhe kur e kemi partizan, bëjmë çmos që ta kemi në doza të tilla, që të mos ndihen të fyer e të provokuar ata lexues të site-it, që nuk mendojnë si ne. Ndërsa Nanonews është rubrikë më vete, ku ingredienti Nano e mbyt shpesh ingredientin news. Kjo nuk bëhet pa dashje. Kjo bëhet qëllimisht. Prandaj, çdo gjë që lexoni në Nanonews, mos e shihni si news; shiheni si Nano! Shiheni si çdo gjë tjetër që shihni tek kolona e mesit, ajo e opinioneve.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Faleminderit per sqarimin z. Nano. Keqkuptimi vjen pikerisht nga Nano, sepse te sygjeron qe do te lexojme nje lajmez. Pra nje fakt, pa elaborime, pa interpretime. Berisha ishte atje dhe tha kete. Nje pyetje tjeter: Z. Nano, duke u bere komentues i  cdo gjeje qe thone Berisha dhe Rama dhe te tjere, a nuk po e shnderroni shtypin si ai i komunizmit, i gjithi ne funksion te partise dhe vijes se saj politke dhe sukseseve, dhe ku na rrefehej cdo udhetim, e cdo batute, e cdo e qeshur e komandantit? Duket sikur demokracia thjesht i ka hequr monopolin e hapesires mediatike nje komandanti e nje parite duke e ndare ate me komandante te tjere.

Submitted by Anonim (not verified) on

O adash,

po mbase demokracia eshte jo vetem mundesia per te share po edhe per te levduar? Pse nuk hap nje site tendin ku te shash komandantin sa te ta doje kokerrza e qejfit?

Submitted by Anonim (not verified) on

Adash,

une nuk po flas per mungesa lavderimi, e as sharjeje; une po flas per personalizimin, per dominimin ne raportim te cdo flluske qe prodhojne politikanet. Por, hidhi nje sy shtypit; mungojne informacionet, faktet, analizat e mbeshtetura ne fakte, reportazhet, investigimet. Mbizoteron vetem thashethemi dhe opinioni. Ok, edhe fotot roze. Ok, edhe krimi. Ajo qe po mundohem te them midis radheve eshte: nese media nuk do merrej me micmice, nuk do merrej me cfare tha Berisha kur degjoi per Kurbanin, dhe si ia beri Rama kurban nje pergjigje kur e degjoi, por me analizen e programeve partiake, me sistemin qe ato perfaqesojne, me mundesine dhe burimet qe i mundesojne apo jo keto programe; nese do analizonin sinqerisht se si ndodh qe kandidatet e partive blihen dhe shiten, se perse keta jane zgjedhur si kandidate te nje partie, se si ndodh qe nje kryetar partie (te gjithe ne fakt) vendosin se kush do kandidoje; nese investigojne se cfare biografie kane parlamentaret tane, si e kane ndertuar pasurine; me problemet reale te njeriut shqiptar sot, me frikerat per te ardhmen, me shpresat qe ofron e ardhmja; me problemet ekonomike, te pronave; me shfrytezimin e njeriut, me mungesen e kushteve dhe sigurise te/ne pune/s: pra me jeten e vertete, ne do kishim nje politike mbase me pak konfliktuale, e mbi te gjitha do kishim me shume hapesira per t'u vertitur e jo vetem neper llogore.

Por, ja, ne po mbajme te gjithe ditarin e Sali Berishes, te cdo gjeje qe ka thene e ka bere; njesoj edhe per Edi Ramen.

Shpesh mendoj, se kjo gjendje konfliktualiteti eshte e vetmja gjendje ku mund te funksionojne mediat shqiptare; mbase nga qe nuk ka tradite tjeter.

Submitted by Anonim (not verified) on

Po une mendoj qe nje pjese (fatkeqesisht ne minorance) e medias, perfshire ketu Respublica-n e ben nje gje te tille: ka plot artikuj qe rreken te analizojne persete e mallkimit tone. Une mjerisht kam ndjesine se ato analiza, te mira, te verteta, e te ndjera, bien ne vesh te shurdhet, se shumica prej nesh ka vendosur te rreshtohet me cdo kusht perbri dikujt qe te mund te vjele favoret apo therrimat e favoreve te pushtetit... Medet, pakica e perbere prej nesh qe i rezitojme ndjelljes se pushtetit, qendrojme sycelet prane site-ve si ky i Mucit ketu, ngaqe ndihemi te pafuqishem te ndryshojme...ika tani adash se u futa ne mendime te deshperuara

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.