Mund të votojnë tunizianët më mirë se ne?

Postuar në 26 Tetor, 2011 09:36

Dje publikuam lajmin me titull “Tunizianët bënë votime më të mira se tonat”, ku nxirrnim në evidencë atë që ishte nënvizuar në shumë të përditshme me ndikim në botën e sotme: tunizianët e kaluan me sukses provën e debutimit elektoral e demokratik. Fitorja e partisë islamike të moderuar u njoh e u përshëndet edhe nga partia e dytë me orientim të fortë laik, gjë që krijoi idenë se gjithçka kish shkuar fjollë. S’është kështu? Ende nuk dihet tamam, e në këtë kuptim nuk duam të përgënjeshtrojmë lajmin e parë (titulli e krijon idenë e përgënjeshtrimit). Do ta bënim po të ish nevoja, por është ende herët.

Çfarë po ndodh në Tunizi? Pjesa laike ka zënë të protestojë e të denoncojë blerjen e votave nga ana e islamikëve të partisë Ennahda të frymëzuar e të sponsorizuar nga qarqe të Katarit, apo të Iranit (kështu pretendohet prej tyre). Është një akuzë e paprovuar, e ndoshta e paprovueshme, por fakt është që kjo protestë bën që të mos flitet më për zgjedhje të rregullta. Sloganet që lexoheshin dje në shesh, përpara Komisionit të tyre elektoral, u drejtoheshin fituesve dhe ishin të llojeve të ndryshme: “Nuk kemi harruar që jeni terroristë”, “Islamikët nuk kanë të drejtë të fitojnë zgjedhjet në këtë vend”, “Jo zgjedhjeve të trukuara”, “Tunizia është moderne, e nuk don të kthehet mbrapa”, etj.

Por ata që manifestojnë nuk janë soji i revolucionarëve. Janë djem e vajza të reja, të veshur mirë, modernë, të sofistikuar, të kamur, që kanë frikë se në vend të Ben Ali-ut, mund të vijnë ca më të këqinj, që mund ta bëjnë të detyrueshme – deri këtu shkon frika – mbajtjen e burka-s në plazh. E ndoshta është kjo frikë që i bën të denoncojnë gjëra që në fakt mund të mos kenë ndodhur. Është frika prej fituesit, që i bën të ngrejnë zërin. Por kur fituesi del nga një garë demokratike (kjo është akoma për t’u verifikuar), e keqja nuk duhet kërkuar tek fituesi. E me sa duket, ky s’është një problem veç tunizian.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

"Pjesa laike ka zënë të protestojë e të denoncojë blerjen e votave nga ana e islamikëve të partisë Ennahda të frymëzuar e të sponsorizuar nga qarqe të Katarit, apo të Iranit"

Po ne Shqiperi cilen parti kan blere Katari dhe Irani ?!

Partia nuk ka fare randesi. Randesi ka kryetari i saje Sali Berisha (alejkum selaam), qe e futi Shqiprine ne Konferencen e Vendeve Islamike pa pyetur fare asnjeri. Allah-Akbar !!

Submitted by Tiku (not verified) on

"Mund të votojnë tunizianët më mirë se ne?" Tunizianet Votuan Me Mire se NE!!!

Submitted by arnaut (not verified) on

Sa here fitojne Islamiket alarmohen laiket e ngrihen e ulerasin per rreziqe qe nuk ekzistojne. Keshtu ndodhi ne Algjeri ne 1996 kur zgjedhjet i fituan Islamiket dhe u ngrit usthtria e beri puc duke vendosur diktature ushtarake, regjim qe i ka shkaktuar Algjerise deme te pa-llogaritshme si ne njerez dhe ne imazh e ne potencialin e saj ekonomik. Inshallah nuk perseritet ajo pjese e historise...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.