Me këtë turizëm, të huajt më mirë të mos vijnë

Postuar në 23 Gusht, 2012 04:41
Arben Manaj

Për të mos më paragjykuar apriori, kini mirësinë dhe më gjykoni pasi të keni lexuar argumentet që do të parashtroj. Është një konstatim dhe konkluzion që më dhemb për vendin tim, por është më mirë kështu, sesa të vritet për dekada të tjera, dëshira e të huajve për të ardhur dhe pushuar në Shqipëri si turistë.

Ka një mit që po krijohet frikshëm këto vitet e fundit me zhvillimin e turizmit shqiptar dhe më e keqja akoma, me dyndjen e supozuar të të huajve në Shqipëri, që unë pa frikë e quaj fiktive.

Në këtë mashtrim shifror dhe propaganda zyrtare diletante, abuzohet me mallin e shqiptarëve të natyralizuar në Perëndim, të cilët përdorin pasaportat e shteteve ku jetojnë dhe regjistrohen në pikat e kalimeve kufitare me cinizëm nga shteti, si turistë të huaj.

Me siguri edhe unë dhe familja ime jemi regjistruar si të tillë, edhe pse mund të kemi ardhur ndonjëherë edhe për turizëm patriotik.

Por nëse flasim për ardhjen e të huajve për turizëm, me siguri që ne nuk jemi as të huaj dhe as turistë të huaj të ardhur në Shqipëri. Të tillë ma do mendja, nuk janë as shtetasit nga Kosova dhe as shqiptarët që hyjnë e dalin në Shqipëri me pasaportë maqedonase, edhe këta shtetas zyrtarisht të një shteti tjetër.

Në këto shifra, me siguri, futen si turistë edhe ata që marrin pjesë në seminare zyrtare dhe ndërkombëtare apo vijnë për biznes, si dhe delegacione zyrtare në Shqipëri, por që rrinë aq ditë sa rrinë në Tiranë e jo të shullëhen në Dhërmi apo Velipojë. Praktikisht, të huajt e mirëfilltë po i quaj, janë shumë të pakët në shifra dhe shyqyr Zotit që janë të tillë. Janë të pakët, pasi nuk di që në Rinas të ulen avionë Charter që sjellin anglezë, francezë, gjermanë, rusë, ukrainas, polakë a danezë e suedezë që vikan me paketa turistike nëpër plazhet shqiptare. Nuk ka dhe ky është fakt.

M’u desh sërish të shkoj këto ditë në zyrat e agjencive turistike këtu në Londër, si “Thomas Cooke” apo “Going Places” për të parë nëse kishin në broshurat e tyre oferta për Shqipërinë.

Ashtu siç e prisja, po për të qenë i qetë me veten edhe për këtë shkrim, shkova…, për të marrë përgjigjen negative. Dhe nuk ka sesi të jetë ndryshe.

Edhe nëse mund të prenotosh në Shqipëri privatisht në ndonjë hotel nga jashtë shtetit, online apo në telefon, të qëllon, po them me zbritje, të mos kesh kontratë detyruese për të të garantuar dhomën dhe mundet edhe të ta anulojnë në minutën e fundit, nëse del një tjetër që ofron më shumë në atë periudhë.

Por kur flitet për turizëm dhe ardhje të të huajve, kam parasysh atë që ndodh në Turqi, në Tunizi, në Egjipt apo në Greqi, ku nga Anglia apo vende të tjera europiane, mund të prenotosh ose online ose pranë agjencive të specializuara, që nga fluturimi, hoteli, transferimi nga aeroporti deri në resort, gjithçka brenda një pakete turistike.

Dhe kjo në Shqipëri nuk ekziston praktikisht. Por kjo nuk është e gjitha.

Edhe nëse shkon, ke probleme të mëdha që nuk i gjejnë të huajt në vende të tjera, ose nëse gjejnë qoftë vetëm një për qind të atyre që gjen në Shqipëri, do kishin vendosur të mos shkonim më kurrë në atë vend, plus do bënin pa as më të voglin dyshim propagandën më të keqe për atë eksperiencë.

Aq më tepër, që në epokën e sotme të teknologjisë e internetit është praktikë e rëndomtë që çdo perëndimor të verifikojë nëpër website të caktuara komentet e pushuesve të tjerë paraardhës për një resort apo hotel të caktuar, për të marrë një opinion të dytë për përzgjedhjen e tij se ku do të pushojë.

Ndërkohë, në Shqipëri, mund të jenë me gishtat e njërës dorë të numërueshëm resorte të karakteristikave të atilla që gjen rëndom si all-inclusive, apo half-board, për më tepër me pishina, për shembull, dhe me ato përmasa, siç i gjen në vende të tjera.

Përpos kësaj, ka probleme të mëdha me pastërtinë apo ujin, që janë gjëja më e patolerueshme dhe e paimagjinueshme për çdo pushues perëndimor, pa folur pastaj për periudhën e pas plazhit.

Fatkeqësisht në Shqipëri nuk ka një sistem të organizuar apo të instaluar, ku një i huaj apo edhe shqiptar, të mund të prenotojë një shëtitje me anije përgjatë bregdetit apo edhe të peshkojë për një ditë apo disa orë në det të hapur, apo të ndalojë nëpër shpellat apo gjiret e bukura të Jonit apo lagunat e Adriatikut.

Nuk ka një ekskursion që të shkojë po them nga Vlora apo Dhërmiu, Himara e Saranda për një ditë drejt Syrit të Kaltër, Gjirokastrës, apo Ujit të Ftohtë në Tepelenë apo Grykës së Këlcyrës, apo të vizitojë Kalanë muze të Gjirokastrës, ose atë të Tepelenës sime, me dhimbje e them, është më mirë ta përdorin si vendpushimi për të çliruar veten nga nevojat personale, ashtu siç është katandisur sot turpësisht apo paturpësisht.

E njëjta gjë nuk ekziston për një ekskursion drejt Beratit, apo Apolonisë, apo drejt Kalasë së Rozafës apo vendeve të tjera me interes në Veri.

Në qendrat e mëdha të pushimit në Shqipëri, me përjashtim të Durrësit të ndotur nga dora e njeriut, ka mrekulli të virgjëra deri-diku, të natyrës, me ujëra të pastra, sidomos në detin Jon.

Por përveç kësaj, thuajse asgjë për t’u argëtuar në pasditet dhe mbrëmjet, përveç diskove dhe bareve apo restoranteve, që janë më shumë për të rinjtë dhe më pak për grupmoshat e tjetra dhe fëmijët.

Janë të pakta dhe aspak konsistente promenadat, apo ambientet e tjera të argëtimit, rrugë të tëra me dyqane për shopping turistik, ku mund të gjesh dyqane, butikë, apo edhe vende ku mund të blesh artikuj karakteristikë e prodhime artizanale vendase, apo një dyqan, ku mund të marrësh një makinë apo motoçikletë me qira, një farmaci apo zyrë mjeku që një i huaj të shkojë të marrë një shërbim, nëse do t’i duhet si ndodh në Bodrum apo në Tenerifë, në Kretë apo në Majorka.

Për këto arsye që thashë më sipër që me këtë turizëm alla shqiptar, është më mirë që të huajt të mos vijnë për momentin në Shqipëri, pasi të jeni të sigurt, siç lind dielli çdo mëngjes, se do t’i bëjnë një reklamë shumë-shumë të keqe vendit tek aspirantë të tjerë, që mund të kenë kuriozitetin e ardhjes në një vend të panjohur për ta, apo tek ata pushues potencialë të lodhur nga tejngopjet me vende tradicionale, ku pushojnë prej dekadash nëpër Mesdhe.

Në Shqipëri nuk është se nuk ka zhvillim të turizmit, por ai nuk klasifikohet dhe nuk krahasohet me asgjë në ato që gjen lehtësisht dhe vetëkuptueshmërisht në destinacionet më popullore, ku shkojnë e pushojnë në masë europianët.

Ajo që kurrë nuk arrij ta kuptoj, është se si ka mundësi, që mirë që nuk jemi në gjendje të krijojmë një variant apo model origjinal dhe unik për mirë, por përse nuk kopjojmë me të drejtë autori ato eksperienca, që tashmë kanë rezultuar të suksesshme gjetkë?!

Aq më tepër që për një vend si Shqipëria, ku turizmi është e tashmja, por edhe e ardhmja e ekonomisë, ku nuk prodhohen edhe për shumë vite apo ndoshta kurrën e kurrës, nuk do mund të prodhohen makina Toyota, apo nuk ka qendra të tipit Call Center të telefonisë së vendeve të zhvilluara, si alternativa zhvillimi dhe punësimi.

Ajo që të trishton ende me këtë vendin tim, është mos-serioziteti që qeveritë e njëpasnjëshme i kanë kushtuar këtij sektori, që edhe nëse është zhvilluar në këtë format defektoz gjithsesi, është më shumë mbi baza voluntare e private dhe në formën më të keqe e më të shëmtuar të mundshme.

Ky sektor ka nevojë për njerëz me vizionin e know-how e duhur që ta drejtojnë, e që janë jo të pakët në tregun administrativ, pasi i duhen njerëzit e duhur postit të duhur, dhe jo t’i gjendet dikujt nga aleancat politike fluide një vend pune që të drejtojë këtë industri fitimprurëse.

Nga ana tjetër, nuk është se këta administratorë a funksionarë apo edhe ata që mund të influencojnë profesionalisht në këtë industri, nuk kanë parë dhe nuk kanë pushuar vetë në vende të tjera.

Jam i sigurt që ata kanë ndjerë të njëjtin përjetim dhe brengë si e imja, kur sa herë pushojmë, jo në Shqipëri, kur mendojmë dhe pyesim veten; Po pse të mos ishte kështu edhe në Shqipërinë tonë, për të cilën realisht duhet t’i falemi Zotit që na lindi në një vend po kaq të mrekullueshëm nga bukuritë dhe resurset natyrore, sa edhe fqinjët tanë në Veri dhe në Jug apo në Perëndim, të renditur në top-destinacionet turistike jo vetëm më të reklamuarat, por mbi të gjitha, më të frekuentuarat në botë për turizëm.

Nëse nuk u bindët sapo pak, nga sa më sipër… nuk kam koment… por të paktën le të biem dakord që të mos biem dakord.

Shqip

Comments

Submitted by flori (not verified) on

Krejt e gjetur si analize! Jam dakord me ty zoti Manaj. Nuk flas dot me tej...

Submitted by nerro (not verified) on

shkrimi eshte shume i sakte... turizmi yne (qe nuk mund te quhet i tille) ka shume mangesi. Bota turizmin e ka industri, dhe si e tille ka nje bashkerendim te te gjitha komponentet qe e bejne te jete e tille. secili u ofron pushuesve ate qe mendon, si e mendon dhe kur e mendon. Pushuesi i jashtem ka nevoje qe kur shkon diku, nga udhetimi, akomodimi ne hotel, plazhi apo ambenti nese eshte turizem malor, dhe shume te tjera qe paketa ifrom ti kete te qarta, terheqese dhe cilesore. Kam nje eksperience me nje mikeshen time italiane para 2 javesh. kish ardh per disa dite pushime ne dhermi. kishte prenotuar dhe paguar nje hotel 70 euro nata. kur shkon aty me 100 te pyetura, jo vetem nuk i japin dhomen qe kish prenotuar por e detyrojne te paguaje edhe 10 euro plus mbi ate qe kish paguar dhe duhej te kerkoje perdita pastruesen tet nderonte carcafet, peshqirat, nuk kishte leter higjenike. imagjinoni, mungonte letra higjenike. keta pra, nuk ofrojne pushime, keta vetem plackisin. nuk ka me shans qe keta njerez te kthehen me, dhe ka shume shanse qe tjua thone edhe 100 te tjerve (ajo goca punon ne nje axhensi udhetimi). ky pra eshte turizmi yne... po te na roje saliu thuaj dhe shifrta e INSTAT me miliona turiste...

Submitted by nik (not verified) on

Për të mos më paragjykuar apriori, kini mirësinë dhe më gjykoni pasi të keni lexuar argumentet që do të parashtroj. Është një konstatim dhe konkluzion që më dhemb për vendin tim, por është më mirë kështu, sesa të vritet për dekada të tjera, dëshira e të huajve për të ardhur dhe pushuar në Shqipëri si turistë.

vetem nga titulli ku ti i ben thirrje te huajve te mos vijne ne shqiperi duket se sa "te dhimset" vendi yt.te dhimset aq shume sa do te bejme deputet te ps qe ti qash hallin vetes tende se duket per cfare e ke shkruar artikullin.

Submitted by Astrit (not verified) on

Artikulli eshte shume i sakte dhe nuk mund ti hiqet asnje presje. Vetem mund ti shtohen.

Ne shqiptaret kemi zakon te ankohemi nga stigmatizimi negativ i mediave te huaja. Sic thote edhe shkruesi i artikullit, nese te huajt do te afroheshin sot, do te krijonin dhe hapnin nje stigma edhe me te keqe qe nuk do te na hiqej kurre.

Une mendoj se autori pretendon "shume" nga Shqiperia kur flet per ekskursione dhe aktivitete. Tek e fundit mund te adrohej turizmi familjar... Por fakti i thjeshte eshte se turizmi ne Shqiperi nuk eshte as minimalisht kompetitiv. Fakti eshte qe per "te shijuar bukurite natyrore te Jonit" (e sa poezi te tjera neper gazeta) kushton shume me teper sesa te shijosh bukurite natyrore te ishujve Balneare apo Karaibeve. Dhe po ashtu nga eksperienca ime ju them se kushton njelloj me shijimin e bukurive natyrore te South Beach Miami, FL. Pr me diferencen qe ne sejcilin nga keto vende une kam prenotuar apartamente te plota dhe jo dhoma gjumi.

Shumica e plazheve ne Shqiperi jane te mbipopulluara, ne shume raste higjena eshte e ulet dhe syrin ta vrasin ndertime gati-gati brenda ne det. Infrastruktura per turistet eshte patetike. Ka vetem nje autobus nga Rinasi ne Tirane qender cdo nje ore vetem per disa ore te dites. Nje turist qe "te shijoje bukurite natyrore te Jonit" duhet te marre nje autobus ne qender, nje tjeter autobus ne sheshin e parkimeve te autobusve dhe se fundi autobus per te vajtur ne Jug. Telefon ne dhomen e hotelit ne Jug? Ishalla. Internet, kasaforte ne dhome? Meazallah! Per te ngrene, ne menyre tipike turistit do ti duhet te tregoje zotnillek kur ti vene perpara psh nje pjate me pasta dhe fruta deti bashke me llogarine $20-40 (varet).

Ne te ardhmen ky sektor duhet te zhvillohet dhe shyqr qe akoma nuk i ka dale ndonje nam i keq akoma. Shqiperia do te behet. Vecse deri tani nuk eshte bere akoma.

Submitted by eni (not verified) on

Sa kontradiktore jane disa njerez.  Arbeni thote me mire mos vijne turistet e huaj.. kur ne te gjithe rrjeshtat e shkrimit eshte lodh aq shume te na mbushe mendjen qe ne shqiperi nuk ka turiste te huaj ! :) He ?  Arben ? .. tani je lodh kot apo plot qe ke shkruar gjithe keto rrjeshta? Nqs ska .. ska .. e dmth qe nuk vijne ! Nqs ka .. dmth ka.. e vijne e do vijne :) Zgjidh e merr :) E rehato shpirtin !

Submitted by Saimir (not verified) on

Eni me vjne keq te te them por nuk e paske lexuar fare shkrimin ose akoma me keq e ke lexuar dhe nuk e ke kuptuar. Artikullshkruesi thote pikerisht qe nuk vijne dhe shyqyr qe nuk vijne dhe shpjegon edhe arsyet qe nuk vijne. Pra po mundohem te ta shpjegoj me thjesht se cfare ka thene mes rreshtave pasi me dukesh se ti je si puna e disa "shqiptareve patriote" qe kujtojne se duke glorifikuar vendin ke bere punen tende. Normalisht ajo qe thote artikulshkruesi eshte shume e sakte qe ne si vend nuk ofrojme asnje gje qe te kete lidhje me turizmin, ose me sakte me ate qe konceptohet me turizem, pasi koncepti shqiptar i prapambetur ku kam pershtypjen mund te besh pejse dhe ti pa te ofenduar lidhet vetem me shullimin ne diell apo larjen e allateve ne ujin e detit. Kuptimi i turizmit ne boten e qytetruar shtrihet shume po shume me tej. Dhe jane pikerisht keto qe mungojne e nuk afrohen ne Shqiperi. E kjo eshte ajo qe ngrihet ne artikull dhe plaga ku ka vene edhe gishtin artikullshkruesi. Ne vend qe te merremi me e lagu se lagu sic ke bere ti ne komentin tend shume te thate dhe siperfaqesor mbase do te duhej qe te merreshim me politikberesit dhe derjtuesit duke i shtrenguar ata qe te bejne politika dhe ligje sa me te mira dhe ti zbatojne ato si dhe te rrisim kerkesen ndaj ofruesve te sherbimeve ne Shqiperi per te rritur nivelin dhe cilesin dhe shumllojshmerine e ketyre sherbimeve. Salidhet me "patriotizmin" patetik dhe megallomanine qe identifikon shume bashkekombas te mite dhe te tute ju them qe Shqiperia ka pasur nje natyre te virgjer por tashme me vjen keq por natyra jone vetem e virgjer nuk eshte. Dhe per kete e kemi vete ne fajin "patriotet e medhenj" qe nuk i kemi lene gje pa bere.

Submitted by Lira (not verified) on

Artikulli shume realist.  Para disa diteve isha ne Shkoder me nje grup miqsh te huaj.  Sherbimi as qe krahasohet me vendet e tjera perreth Ballkanit.  Per te gjetur nje informacion, sikur duhej t'i luteshe njerezve qe me kete merren.  Per te tjerat, i ka pershkruar shume mire autori. Ma thane cope miqte e mi. Ne Tirane e Shkoder nuk kthehen me. Ne vend qe te pushonin, u lodhen!

Submitted by ben (not verified) on

Kur flasin pushtetaret ose drejtora drejtorish qe jane emeruar neper dikastere per turizmin,gjithmone flasin vetem idiotizma.Edhe njehere o shqiptare,ne Shqiperi behet turizem heroik dhe patriotik.Artikulli mesiperm eshte shume fiks.Edhe shifrat qe jep Sal torollaku,jane shume idiote.Ai thote qe vijne ne Shqiperi 3-4 milion turiste ne vit,dhe shumica ne vere sigurisht,nuk e kuptojme ku flejne keto,po te ishte e vertete, karvani me autobuse  do ishte i gjate nga Tirana ne Durres,aeroporti do ishte plot me chartera dhe me fluks te pa pare(aeroporti deklaron 1 milion e 100.ooo udhetare ne vit,ku 70-75 % jane shqiptare),se si ja fut kot Sala,pa piku turpi,ky e di.Shume shqiptare kane qene ne Turqi per pushime,dhe beni nje krahasim fluksit ne aeroportin e Antalyas me ate te Tiranes,dhe mos te harrojme qe Antalia per nje vit trajton 7 milion e 500 mije turista,dhe Sala thote ne Shqiperi 4 milion.Te ishin kaq sa thote ky idioti yne,do i binte qe ne rruge te ecnin nje i huaj dhe nje shqiptare,ne kohe vere te pakten.Gjithashtu perhapet kot ne opinion mendimi se Shqiperia eshte vend i manhitshem turistik,se bregdeti yne te le pa mend,se keshtu e ashtu dhe debilitete te tjera.Vende te bukura ka aq shume bota,sa per Shqiperine nuk i bjen njeriu nder mend.dhe mos harroni qe tek ne duhet me e pyet bythen mire kur shkon per pushime.Kur disa njerez thone qe kaluam shume mire  me pushime ne jug,habitem,o keto njerez nuk dine se ne turizem nuk shkohet per hall,ose kane ne tru parasysh  kohen e qepes,ose jane idiote.Me keto mend qe kemi dhe kerkesat qe kane manaxherat shtetare per turizmin, qe s'dine absolutisht asgje se si mund te zhvillohet turizmi,edhe nja 60 vjet te tjera keshtu do jemi,vetem me fjale dhe rrena do bejme turizem,ndersa te tjeret,edhe komshinjte tane,vetem ngrejne nivelet dhe rrisin te ardhurar.

Submitted by nik (not verified) on

nga idjote qe vetem dine te shajne vendin e tyre nuk ke se cfare pret tjeter.

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Nuk e di kush eshte idiot, ai qe kritikon me argumente plotsisht te sakta apo ai qe e ha sapunin per djath.

Pastaj, nga e nxorre ti qe shkruesi i artikullit po shan vendin?!

Submitted by nik (not verified) on

eshte e thjeshte fare.idjot eshte ai qe kerkon te perzere turistet nga shqiperia.

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Nga e nxorre ket konkluzion?!

Megjithse me mire mos mu pergjigj. Kam faj une qe merem me persona qe ose jane totalisht injorante, ose paguhen per propagande. Ne te dyja rastet po humbas kohen kot. Pune te mbare niko! Atdheu ka nevoje per ty!

Submitted by @kevinjon@ (not verified) on

Artikulli eshte shkruar saktesisht bazuar nga realiteti, pa ngjyrosje demagogjike.

Ketu ne rregull, bravo i qofte artikullshkruesit!

Por!

Artikullshkruesi ja hedh fajin kryesisht politikes dhe nuk e kerkon aspak gjetiu, te populli, kultura e varferia si trashegimi e shqiptareve kurdohere.

Eshte populli ne rradhe te pare qe nuk ka kulturen e jeteses dhe nuk ofron asgje qe ofrojne popujt e tjere qe jane sot destinacionet kryesore te mases se turisteve evropiane.

Eshte problematika e imazhit ne rradhe te dyte qe frenon te huajte te eksplorojne Shqiperine si duhet. Me kete imazh qe kemi nuk do te vlente asnje ide e planifikim turistik modern e kulaitativ. Thjeshte turistet nuk do te vinin ne mase sepse kane prapa kokes imazhin e pasigurise e imazhin e nje populli kriminel. Pavarsisht si e shikojme ne shqipot realitetin. E verteta eshte se ne shqipot kemi vete frike nga ky imazh dhe kemi fatin biles qe te huajte nuk lexojne gazetat shqiptare. Pra: "do te ishte me mire te mos dinin shume nga Shqiperia sepse do tju neveriteshe akoma me shume"!

Eshte porblemi i varferise dhe statusi i vendit si ne politike ashtu edhe gjeografik qe nderlidhet gjithnje me "fucine ballkanase te barutit" Eshte ky ndikim gjeografik qe ben shtetet e tjera si Sllovenia, Kroacia, Rumania, Greqia e Bullgaria te formulojne e ndjekin politiken e mos-perkatesise ballkanike.

Eshte problemi i tokes, eshte problemi i sistemit patriarshial te punesismit e ekonomise shqiptare qe sot bie ndesh me konjukturat moderne te turizmit. Ne shqipot kemi trasheguar me breza nje kulture bashkejetese e mbijetese qe nuk lejon nje politike largpamese e te studiuar mire strategjike ne lidhje me turizmin sic e kane bere kulturat e tjera me destinacione masive turistesh.

Dhe se fundi,

Problemet e Shqiperise jane te gjithanshme dhe ne shume fusha pernjeheresh. Te vecosh Turizmin pa e nderlidhur me gjithe kopleksitetin e shoqerise se sotme eshte gabim dhe mungese serioziteti ne pershkrim e qellim. Sado te mir-goditura e qarta te duket argumentet!

Shqiptaret jane ai popull i vetem ne Evrope qe nuk kane ditur dhe nuk dine te bashkejetpjne ne harmoni me njeri-tjetrin. Turizmi ka te beje shume me harmoni dhe kulture jetese!

kev

Submitted by Anonim (not verified) on

Artikull mjaft trishtues, qe te ben keq per shendetin. Me doza te larta pezimismi. Valle per keto lloj mesazhe depresive kem nevoje????????????????????????????????????????????????

Submitted by ben (not verified) on

Degjo Salen,se do behesh aq optimist sa nuk te shkon menia.

Submitted by labi (not verified) on

jo i sakte si shkrim,pasi mungojne pa u permendur dhe shume mungesa apo gjetje te tjera te pushtetareve ne shqiperi.Une flas per Vloren pasi atje shkoj.Fillo me mberritjen e trageteve dhe çemimet e tyre(ndoshta eshte me me leverdi ekonomike te shkosh ne Gumenice-Greqi dhe prej andej te shkosh ne vlore),oraret e mberritjes dhe nisjes,trajtimi i qytetareve nga uniformat blu(nje pjese e mire dale boje),dalja nga porti ne nje rruge dhe nje labirint mjetesh dhe njeresish qe shesin dhe kerkojne gjitheçka ku dhe vete rruga eshte me gropa qe dhe nje fuoristrade ka probleme.Kete vite u habita dhe me nje parregullesi te madhe nga ana e policise rrugore(pasi ajo bashkiake eshte vetem per te harxhuar buxhetin e Bashkise),neper rruget e Vlores kishte mbi 30% te autoveturave pa TARGA,mjete qe i shikoje ngado te parkuara apo qe parakalonin dhe policia ndalonte mjete me targa te huaja,dhe kjo ndodhte pikerisht ato dite kur ne Tirane nje qytetare u vra nga dy persona te cilet u larguan me nje moto pa targa.Rruga nga uji i ftohte deri te Aksionistia(Jonufer I) e pakalueshme nga mjete te parkuara kuturu,te Kalaja ndertime te bera ne bordin e rruges Kombetare(e bukur eshte se me tabele elektronike tregon Parkim Private nga ana tjeter e rruges);dhe po te rrime do gjejme dhe shume te tjera si uji qe derdhet rrugeve ne Terbaçin e ri(zona e vilave+shkollen tregetare)kur ne qytet s'ka uje,rruget ndermjet pallateve te mos i zeme ne goje se zjarrefikesit nuk mbrrijne dot nga ndertimet pa leje,etj,etj,si keto.Kam parasyshe nje fjale qe thone Presi.USA "Zoti e ruajte Ameriken"une them Zoti na shpetofte ne Albanezet,se per qeverite ne refugjatet jemi TURISTA.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.