PS-ja zhvillon sot një çerek “Primaries”

Postuar në 22 Tetor, 2011 08:16

Nën shembullin e dy partive kryesore amerikane, moda e votimit të përgjithshëm brenda elektoratit të një partie për përcaktimin e udhëheqësit apo kandidatëve të saj (i njohur në SHBA me emrin “primaries”) ka kohë që është përhapur në partitë e mëdha europiane. Në Shqipëri, PS-ja është e vetmja parti që, në mënyrë të ndrojtur, ka ndjekur shembullin e partive europiane. Zhvillon votim të përgjithshëm me parimin ‘Një anëtar, një votë”, pra, pa përfshirë elektoratin e saj në këtë votim. Konkretisht sot, po zhvillohen zgjedhjet me pjesëmarrjen e antarësisë në të gjithë vendin dhe në emigracion për të përcaktuar delegatët për kongresin e PS-së në 5 nëntor, i cili do të zgjedhë grupin drejtues të saj. Sipas PS-së, në këto zgjedhje kanë të drejtë të votojnë 88 mijë anëtarë të saj në Shqipëri e 6 mijë në emigracion, dhe deri në orën 12 kishin marrë pjesë 55% e tyre.

Hamendje e informuar: Delegatët e zgjedhur nga antarësia do të votojnë për një grup drejtues të partisë që parapëlqehet nga Edi Rama.

E.Z.

Comments

Submitted by Alban (not verified) on

Kjo imja nuk eshte nje hamendje por nje e vertete shkencore: vetem nje budalla si puna juaj mund te kerkoje qe per te zgjedhurit e PS te votojne gjith Shqiptaret, pra edhe antaret e PDLSI. Ose ma shpjegoni ju si duhet percaktuar kush eshte 'elektorat socialist' dhe kush jo. Une vete kam votuar PD dhe PS ne te shkuaren.

'Hamendje e informuar' mos do te thote llafet e grave te lagjes?!

Submitted by respublica (not verified) on

E.Zaloshnja i pergjigjet lexuesve.

Jo me kot fjalen "primaries" e kam vene ne thonjza. Ajo perdoret per garen qe zhvillojne kandidatet politike ne SHBA brenda partive te tyre. Kur nje parti zhvillon primaries, vetem votuesit e regjistruar si simpatizante te saj marrin pjese ne votim (ne pak shtete marrin pjese edhe votuesit e regjistruar si te pavarur). Duke ndjekur shembullin e SHBA-se, ne disa vende europiane zhvillohen zgjedhje brenda partise me parimin "nje simpatizant, nje vote". Ne jemi ende ne stadin e parimit "nje anetar, nje vote", te cilin, nga dy partite e medha, e zbaton vetem PS-ja. A do te prodhoje ky parim nje grup udheheqs te saj qe nuk parapelqehet nga Edi Rama? Mua s'me ha buza kulac...

Submitted by Anonim (not verified) on

mua më duket cazë e bezdisshme për komentuesit në fakt, ky solemniteti demek i përgjigjeve prej autorëve. Qoftë me lezandë: filani i përgjigjet X-it, qoftë duke vendosur një titull përpara. I ngjan në një farë mënyre, demokracisë së PS-së.

Po të kthehemi në temë. Sot nëpër shqiptarë, ka krizë besimi. Duke u korruptuar, faktikisht po vjedhim e përdhosim dinjitetin e njeri tjetrit. Normalisht në këtë situatë, nuk ka si të dalë një institucion i pastër dhe qibar, të kryejë demokraci të plotë dhe transparente. Është fakt, që njerëzit personalisht, ndryshojnë më lehtë sesa një sistem i tërë, i cili duhet të jetë shqiptar-proof. Të mos abuzohet  me të. PS-ja realisht, e ka vuajtur procesin e vet të demokratizimit brenda partiak. Se ndryshoi një herë lider me votë, kalimi nga Nano tek Rama, ama deputetët e Nanos, votuan për Bamirin president.

Rama me këtë parim, po përpiqet të ngrejë një institucion, dhe është i nderuar në këtë punë, shumë hapa përpara kundërshtarit të vet, që është çimentosur në krye, është dhe në pushtet madje. Kjo iniciativë e Ramës, duhet përkrahur dhe stimuluar. Asgjë nuk fiton kush, nëse i vë shkopinjtë nën rrota.

Submitted by Albi (not verified) on

Me fal po ca iniciative eshte kjo.

Nuk ka patur asnje lloj fushate. Listat jane parapergatitur. Numerimi eshte bere komplet i fshehte pa e ditur kush. Nga kjo iniciative jo vetem qe nuk fitojme po vetem pesojme hapa mbrapa. Me kete te sotmen Edi Rama ka vertetuar dhe njehere qe eshte thjesht nje diktator ne pritje e asgje me shume. Kurre nuk ka per te fituar, e as mos e meritofte me. Berishen do e mundi nje opozite tjeter, jo kjo qe eshte sot. Tashme kjo eshte pak por e sigurte. Mund te duhet shume kohe derisa te formohet nje opozite e re, po kjo aktualja as qe duhet ti afrohet me pushtetit.

Submitted by Anonim (not verified) on

Kush je ti njëherë? Dmth nga pozita e kujt flet? Është i nevojshëm ky saktësim, se ka boll njerëz që bëjnë si opozitarë e realisht janë të Saliut. Si punë e atyre vargjeve: erdhën gjermanët, me makina të mbëdha, ishin veshur me jeshile, që të mos i njihnim na!

riafirmimi i Saliut në pushtet dhe në zgjedhjet e ardhshme, do të ketë pasoja dhe kosto të paimagjinueshme. Sociale, demokratike dhe ekonomike. Është absolutisht gjëja më e keqe, dhe një kosto e pamasë që një vrasës të rivotohet përsëri.

Se çfarë do bëhet, e vendos populli, jo ti as unë.

Ndërsa në lidhje me iniciativën, PS është e para parti që realizon parimin një anëtar - një votë. E realizon keq? Ka vërejtje për këtë? Sigurisht që ka. Siç ka vërejtje për korrupsionin e policëve rrugorë, e mësuesve, e mjekëve në spital, e politikanëve më tej etj. POR... si hap i parë, është pozitiv, dhe duhet parë me dashamirësi. Nuk është pak që çdo anëtar i një partie, të ketë marrëdhënie të drejt përdrejtë në lidhje me ecurinë e punëve aty ku aderon. Të ketë mundësi të zgjedhë e të zgjidhet etj etj. Më vonë, kur gjërat të normalizohen, kjo parti do ketë kongrese të hapura, votim më të hapur, transparencë më të madhe... si ato që shohim në tv që bëjnë partitë e mëdha. Nëse ju preferoni të drejtoheni nga zoti i një çifliku politik, që nuk pyet njeri, po vjedh e vret dhe importon plehra... kjo është puna juaj. Mua më intereson më shumë procesi emancipues i një formacioni politik.

Submitted by xha veli (not verified) on

z.zaloshnja aaaa saaaa mireeeee do te ishte qe antaret e ps-seeeeeeeeeeeeeee te sgjidhnin nje trupe drejtuese qe ti pelqente Vucidolit.APO JOOOOOOOOOOOOOOOO.

Submitted by Anonim (not verified) on

Eshte zakoni shqiptar i ketyre 20 vjeteve, ai i te ndyrit te cdo gjeje, ende pa pare produktin e saj! Pse duhet anatemuar si e ndrojtur, rruga e saj per votimin me parimin

nje anetar nje vote? Pse duhet bere si ne USA, ku voton edhe simpatizanti, apo per ta ndyre kete proces, qe edhe sic zhvillohet sot, nuk eshte pa problematike dhe

\kontestime?

Ne vend te behet presion mbi partite dhe partiçkat, e tjera, qe te bejne edhe formalisht votime te tilla, analistet (nuk di nga vjen dhe cfare kuptimi mediatik ka nje fjale e tille

me baze semantike fjalen anal) e pusht-etit perpiqen te ndyjne gjithecka qe nuk mund ta beje Liu, e quajne ne korruptuar, te keqe, biles edhe antishqiptare po tu duhet...

Bravo PS, sepse votimi sado me probleme do te beje ate qe thoshte i madhi Ali Asllani: "...do vije dita qe do zgjidhet, dhe nga trasta peme e kalbur, domosdo qe jashte dohidhet..."

Ky eshte procesi qe i druhen Malajt, Sulcet e takemi tyre, qe e molen kete parti e pushtetin e saj, nje proces i dhimbshem por i domosdoshem, jo vetem per kete parti

por per gjithe klasen politike. Keta zgjebsa i tremben votimit edhe brenda anetaresise si djalli temjanit...

Submitted by genti (not verified) on

normalisht ky do te jete nje diskutim qe nuk te con asgje kundi sepse ata qe jane pro rames do thone qe cdo gje eshte trasparente ata qe jane kunder do thone qe ishte hi syve.asnje nuk ka per ti mbushur dot mendjen njeri tjetrit.un di nje gje qe kur edi rama konkuroi me lakrorin i mbushi kutit me vota kot.ato vota ne te vertet nuk ndryshonin rezultatin.edi rama fitonte gjithmon.por ndryshuan vetem % ne pjesmarrje per efekte mediatike.megjithate ishte per mua gjest i shemtuar.megjths iu ben te ditura dhe lakrorit faktet asnjeher su diskutua dhe u mbyll aty.uroj sot mos te ket ndodh ashtu se dhe ata qe e kundershtojn ramen nuk jane me te mire se ai vetem ne shumicen e rasteve ato qe thone jane te drejta.uroj qe gjerat te jene ndryshe kesaj radhe dhe baza te jete shume me potente kundrejt qendres gje qe deri tani nuk eshte e vertet .ne kete menyre dhe ata lart kur te jene ne pushtet do kujtohen pak me shume per ata posht.nejse punoni per veten tuaj o popull e jo per emra te njerit a te tjetrit

Submitted by rrem vogli, kat... (not verified) on

O Eduard ! As na tregon pak "in concretto" si votohet :

Si eshte fleta e votimit ;

a  ka emra ne te ;

ne se ka kush  i ka shkruar;

si behet vleresimi i votave per te shpallur te zgjedhurit.

Pastaj hajde te diskutojme a eshte votim sipas parimit "një anëtarë një votë" apo farsë e Edi-Torja-listit.

Dhe qe te gjykojme per Partine Socialiste  a eshte  demokratike  e tipit perendimor

na thuaj a jane zgjedhur  ne kete menyre Kryesite dhe Kryetaret e te gjitha niveleve.

Submitted by respublica (not verified) on

E.Zaloshnja i pergjigjet lexuesve.

Jo me kot fjalen "primaries" e kam vene ne thonjza. Ajo perdoret per garen qe zhvillojne kandidatet politike ne SHBA brenda partive te tyre. Kur nje parti zhvillon primaries, vetem votuesit e regjistruar si simpatizante te saj marrin pjese ne votim (ne pak shtete marrin pjese edhe votuesit e regjistruar si te pavarur). Duke ndjekur shembullin e SHBA-se, ne disa vende europiane zhvillohen zgjedhje brenda partise me parimin "nje simpatizant, nje vote". Ne jemi ende ne stadin e parimit "nje anetar, nje vote", te cilin, nga dy partite e medha, e zbaton vetem PS-ja. A do te prodhoje ky parim nje grup udheheqs te saj qe nuk parapelqehet nga Edi Rama? Mua s'me ha buza kulac...

Submitted by rrem vogli, kat... (not verified) on

Eduard !

Nje saktesim  jo kudo votojne dhe simpatizantet, psh ne France, kur zgjidhet kandidati per Kryetar Bashkije. Nejse Amerika nuk perben shembull per nga nahitë tona sepse atje  partite nuk jane si ketu por puro elektorale, prandaj po i vure tek ne dhe simpatizantet do te shkoj gjithe Kamza te votoj per me te dobetin e socialisteve.

Qe te quhet "nje anetare nje vote" duhet te zgjidhen te gjitha strukturat pas nje gare te barabartesish dhe jo te zgjedhim ata qe kane perzgjedhur Edvin-Salirat. Keta e thone per te genjyer te huajt (ata bejne sikur genjehen).

Juve qe shkruani per popullin dmth per ti mesuar dhe hapur syte duhet te beni sqarim te plote. Primarie ne thonjeza eshte per ti hedhur miletit hi syve .

Une Ju bera disa pyetje . Ja vlen ta hetoni dhe te na sqaroni, qe te mos vazhdojme te hame bare si ne kohen e Everit te pare.

Submitted by cuja (not verified) on

Faleminderit per pergjigjen, eshte dicka shume e mire pavaresisht se disa lexues nuk e vleresojne. Besoj se qellimi i te gjithe lexuesve (perjashto disa bezdisesa qe vijne per te prishur pune) ne kete blog eshte te hidhen ide, mendime mbi situaten e mjeruar ne te cilen jetojme dhe mbi keto te debatohet.

Arsyej kryesore pse s'duket aspak si "primare" eshte sepse organizohet nga vete ai qe zgjidhet. Ne kete rast Edi Rama. I cili nuk eshte dalluar per nivel te larte demo-kracie. Keshtu qe, nqs. ai ka akoma deshire te rrahe Saliun (sepse here pas here na duket sikur kjo s'ben pjese tek qellimet e tija), duhet te pakten zgjedhjet te mos i realizoje si Saliu. Ps-ja po tregon kohet e fundit me nivelin e ulet te reagimit ndaj ceshtjeve politiko-ekonomiko-sociale-kombetare qe krijon per dite mazhoranca qe ka nevoje per reformim te mirefillte. Le te numerojme disa prej ceshtjeve qe PS nuk ka ditur te sqaroje publikun qe degjon dhe shpreson tek ajo:

Humbja e Tiranes.

Si perfundoi dite e 18 majit (dita e shen Ristanit).

Te huajt dhe reagimet e tyre tejmase jo korrekte ndaj popullit dhe do te thoja edhe ne kundershtim me predikimet e tyre ndaj nesh.

Ceshtja e plehrave.

Censusi.

Varrezat e makinave.

Gabimet e Lulit ne Bashki qe kur mori detyren.

Prishja e planit te sheshit Skenderbe (pavaresisht qe si shofer me pelqen).

Leja e pallatit te Lulit ne Vlore dhene nga PS.

Legalizimet e reja te pallateve ne Tirane (dmth. Edi Rama i la te ndertoheshin pa leje dhe tani Luli i legalizon, me kujton fiks shitjen e AlbTelecom).

etj, etj, etj...

Per kete Ps dhe per keto probleme duhet reforme e vertete. Nqs. ashtu si Edi i thote plot te aferme qe "c'te bej s'kam njerez, vetem mua ka PS-ja", nuk shtyhet me. Le te tregoje qe realisht eshte ndryshe nga Saliu. Perndryshe ne po tjerrim lesh te gjithe se bashku.

Cuja nga Lapraka

Submitted by cuja (not verified) on

Qe te kemi realisht dicka prane primaries duhen plotesuar disa kushte:

1. Te njihemi perpara me kandidatet dhe programin e tyre (nqs. kane te tille, sepse ne zgjedhjet e 2009 Rama tha qe kishte por askush s'e pa).

2. Te njihemi me procesin e votimit. Te lejohet debati mbi kete proces nqs. disa persona kane verejtje (ne te kundert hallal i qofte Sales qe nuk nderron ate per zgjedhejt parlamentare).

3.Te kete debat per idete dhe programet.

4. Kandidatet te kene te drejta te barabarta persa i perket ekspozimit ne ambientet e partise apo mediat e partise apo websitet e partise.

5. Kandidatet te kene financim (deri ne njefare mase) nga partia per keto zgjedhje (Edi gjithmone ka thene qe per partine po i vjedh paret e ndertuesve te Tiranes, apo jo me?).

6. Kandidateve t'u jepet kohe per kete proces te rendesishem (nderkohe papritmas sot marrim vesh qe po behen zgjedhje pa pasur asnje jehone neper media).

Ka dhe te tjera ceshtje, por besoj se mjaftojne per te kuptuar qe keto qe po realizon sot PS s'jane primarie.

Cuja nga Lapraka

Submitted by backa (not verified) on

me duket loje kungulleshke,ku kungulli do veje medoemos tek kungulltari.Nuk ka pasur debat,qedelegatet te zgjedhin mes debatuesve.Eshte njesoj sikur ju te me zgjidhni mua fitues ne nje gare biçiklete, me tre xhiro,ne vend qe me nje te vetme.Nuk e di,por zgjedhjet nenkuptoje konkurence;vete fjala zgjedh,do te thote qe ke disa mundesi qe te ofrohen.Kush jane"mundesite"?Mos valle eshte Edi me Kostum behari,pastaj Edi me kostum darke,dhe ne fund Edi me Arvizu per krahu?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.