Ilir Gjoni: Berisha ka lejuar vrasësin e Xhindit të ikë në Greqi

Dje në parlament u ngjit në foltore deputeti Ilir Gjoni, i cili mbulon çështje të rendit e të sigurisë në rangjet hierarkike të PS-së. Dhe foli pikërisht mbi këtë argument, duke evidentuar të dhëna interesante, që nuk u përgënjeshtruan nga askush në sallën e Kuvendit. “Vetëm këta 10 muaj u arrit numri i 100-të i të vrarëve. Po vetëm në këta 10 muaj janë 18 banka të nivelit të dytë, të cilat janë sulmuar me armë. Për të mos kaluar te rasti i atentateve të tipit mafioze siç është rasti i gjyqtarit në Vlorë”, tha ai mes të tjerash.
Por s’ishin këto më të rëndësishmet. Përmendi dhe rastin e Fatmir Xhindit, rreth të cilit zbuloi një detaj të panjohur më parë: “I dyshuari kryesor mbi vrasjen e deputetit Xhindi është lejuar të ikë në Greqi dy ditë pas vrasjes”. Ai iu drejtua kryeministrit Berisha me fjalët: “Le të na tregojë Kryeministri Sali Berisha se çfarë urdhrash ka dhënë ai kur është informuar nga institucionet e sigurisë për të dyshuarin kryesor mbi vrasësin e Fatmir Xhindi dhe pse e lejoi ai atë person të largohej dy ditë pas vrasjes drejt Greqisë”.
Gjoni e la me kaq. Nuk u shty më tej, dhe nuk kuptohet pse, pasi kjo gjë është tmerrësisht e rëndë. Berisha nuk i është përgjigjur kësaj akuze. Ai nuk ishte në sallë në momentin që Gjoni po fliste.
Re.Pu.
Comments
Drejtesia nuk vihet duke
<p>Drejtesia nuk vihet duke hedhur fjale ne ere si "Le te na thote Berisha se cfare ka thene...", "i japim 5 dite Rulit te na thote..". Nese dini gje bejeni publike dhe cojeni ne prokurori edhe pse kjo e fundit sdo beje asgje.</p>
Add new comment