Ambasada e Izraelit dhe servilizmi i politikës sonë të jashtme

Këto ditë gazetat shqiptare raportuan se Ministri i Jashtëm i Izraelit Avigdor Liberman ndodhej për një vizitë në Shqipëri me rastin e hapjes së Ambasadës së Izraelit në Tiranë. Mediat raportojnë se z. Liberman “e konsideroi hapjen e Ambasadës së Shtetit të Izraelit në Shqipëri një ngjarje historike dhe një moment kulmor në marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve.” Gjithashtu mësojmë se “duke iu referuar spektrit ekonomik të bashkëpunimit, ministri Liberman vuri në dukje interesimin e madh të investitorëve izraelitë në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare si: energjetika, bujqësia, turizmi dhe teknologjia e informacionit.”
Deri këtu shumë mirë. Ngritja e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin në nivel përfaqësimi ambasadorial është një hap i mirë për Shqipërinë duke qenë se një shtet nuk ka veç përfitime nga marrëdhënie diplomatike të zgjeruara me vende sa më diverse në botë. Rritja e bashkëpunimit ekonomik është gjithashtu e mirëpritur duke qenë se vendi ynë ka gjithmonë nevojë për investime të huaja direkte, e bujqësia jonë e mjeruar ndoshta mund të mësojë diçka nga teknikat e avancuara të bujqësisë shumë të suksesshme izraelite (sigurisht pa elementin e zaptimit të tokave palestineze dhe uzurpimin e burimeve të ujit).
Më pas vjen pyetja e pritshme për njohjen e Kosovës. Kësaj pyetje z. Liberman i përgjigjet duke thënë se “së pari, nga eksperienca jonë si Lindje e Mesme ne shpresojmë se kjo pjesë e botës do t’i zgjidhë problemet e saj në mënyrë paqësore. Shpresoj që të gjeni zgjidhje paqësore, qoftë nëpërmjet bisedimeve dypalëshe, ashtu edhe nëpërmjet negocjimeve të drejtpërdrejta. Rajoni ynë është pjesa më e komplikuar e botës, ne kemi mjaft situata të kompikuara jo vetëm në rajon, por edhe çështjet brendshme. Qëndrimi ynë ka të bëjë me gjithë rajonin e Ballkanit, ku përfshihet edhe çështja e Kosovës dhe shpresoj që të gjithë popujt e këtij rajoni t’i zgjidhin problemet e tyre paqësisht.”
Me pak fjalë Ministri i Jashtëm Izraelit thotë se Izraeli nuk ka ndërmend ta njohë Kosovën derisa të ketë zgjidhje dypalëshe, pra derisa atë ta njohë Serbia. Kjo përgjigje tregon se pozicioni i Liberman-it nuk ka ndryshuar që nga vizita e tij e fundit në Shqipëri kur ai pati thënë se Izraeli nuk do ta njohë Kosovën derisa atë ta njohë Qiproja, Greqia, Rumania e Sllovakia. Kuptohet që Izraeli ka të dretjën e tij të ketë pozicione të politikës së jashtme që mund të mos bien dakord me dëshirat e shqiptarëve. Mirëpo përgjigja e Liberman-it tregon një mungesë serioze respekti dhe konsiderate ndaj situatës së tanishme të Kosovës.
Ndoshta pas kësaj deklarate të tij, Ministri ynë i Jashtëm Edmond Panariti do i ishte përgjigjur homologut të tij izraelit se Kosova tashmë nuk është më në fazë bisedimesh me Serbinë përsa i përket statusit të saj. Këto bisedime mbaruan në 2008 dhe rezultati ishte pavarësia e njëanshme e Kosovës, e detyruar të ndërmarrë këtë hap pas dështimit të pikërisht atyre bisedimeve të gjata dypalëshe që Liberman pretendon se na këshillon të vazhdojmë. Ndoshta Ministri ynë Panariti do i kujtonte Liberman-it se tashmë Kosovën e kanë njohur 91 vende anëtare të OKB-së, përfshi Amerikën, aleaten numër një të Izraelit, dhe shumicën dërrmuese të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Gjithashtu atë e kanë njohur të gjitha vendet ballkanike fqinje të saj, që gjithashtu kanë dalë nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë, me përjashtimin e Bosnjës për arsye të vetëkuptueshme. Me këtë rast z. Panariti mund t’i kishte përsëritur z. Liberman qëndrimin tashmë standard dhe të provuar të Shqipërisë, Kosovës, ShBA-së, dhe BE-së, se pavarësia e Kosovës është e vetmja zgjidhje paqësore dhe e qëndrueshme e konfliktit.
Por jo, Ministri ynë i nderuar nuk bën asnjë nga këto. Përkundrazi, ai thotë se ndan “të njëtin vlerësim si zoti Liberman, për forcimin e dialogut të niveleve të bashkëpunimit rajonal midis Shqipërisë dhe Kosovës, midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit dhe kjo padyshim është rruga më e mirë për integrimin e gjithë rajonit në Bashkimin Europian.” M’u desh ta lexoj dy herë këtë deklaratë për tu besuar më mirë syve. Ministri ynë, të cilit sapo i është thënë shumë tinëzisht por dhe qartësisht se Izraeli nuk ka ndërmend ta njohë Kosovën, thotë se ndan “të njëjtin vlerësim si zoti Liberman, për forcimin e dialogut të niveleve të bashkëpunimit rajonal midis Shqipërisë dhe Kosovës”. A ka fjali më mundësisht boshe dhe vetë-përulëse se kjo?
Kjo më bën të pyes veten nëse Ministria jonë e Jashtme ka ndonjë politikë aktive në mbështetje të njohjeve të Kosovës apo mjaftohet me fjalinë super të lodhur që “rruga më e mirë është integrimi i gjithë rajonit në Bashkimin Europian”? A ka Ministria jonë e Jashtme dhe qeveria jonë një doktrinë të politikës së jashtme? Nëse po, cila është kjo doktrinë dhe cili është pozicioni i Kosovës në të? E kuptoj që pyetje të tilla mund të jenë thjesht për interes akademik në një kohë që në vendin tonë shumë pak gjëra tregojnë shenja mirë-qeverisjeje, ku ministrat e jashtëm ndërrohën sipas interesave partiakë të LSI-së, siç u ndërrua Ilir Meta me Edmond Haxhinaston në prag të mbledhjes vjetore të OKB-së në shtatorin e 2010-ës, një takim fort i rëndësishëm ky për lobimin e Shqipërisë në favor to Kosovës, duke lënë Haxhinaston e pamësuar dhe të panjohur në atë kohë të manovrojë ujërat tepër të vështira të lobingut për Kosovën.
Pyetja tjetër që më vjen në mendje nga leximi i këtij lajmi është: a do forcohen marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin në dëm të atyre me Palestinën? Qeveria e Berishës ka dhënë shenja të një tendence të tillë me votën e deklaruar kundër anëtarësimit të Palestinës në OKB shtatorin e kaluar. Ishte pikërisht koha kur Berisha kreu një vizitë në Izrael me qëllim forcimin e marrëdhënieve me këtë shtet dhe thithjen e investimeve izraelite, nga ku ngjalli jo pak debate me një deklaratë të tij të raportuar në mediat izraelite se “palestinezët ishin përgjegjës për sabotimin e proçesit të paqes” dhe se anëtarësimi i Palestinës në OKB nuk i shërbente zgjidhjes përfundimtare të konfliktit atje. (Më pas Berisha i mohoi këto fjalë në takimin që pati me ambasadorin palestinez në Tiranë.)
Berisha ka treguar se palestinezët, sipas tij, nuk e meritojnë atë që ai kërkon për Kosovën, pra njohjen ndërkombëtare të shtetit të tyre. Ndërsa Liberman tregon se, ndërsa për palestinezët punon ditë e natë t’ua bëjë më të vështirë pavarësinë e shtetësinë e tyre, Kosovën s’e ka në radar fare. Panariti nga ana tjetër tregon se po mëson shumë shpejt gjuhën boshe dhe pa shtyllë kurrizore të diplomatëve tanë. Për këtë i duhet dhënë kredit.
Comments
Armir, ne rregull e ke ti, po

Armir, ne rregull e ke ti, po nuk behet diplomaci me keto lloj fytyrash qe vetem besim nuk ngjallin kur flasin dhe qeshin me vizitoret e huaj. Shiko ne foto fytyren e Lieberman kur i flet Panariti (booo ca palle) hahahahahahah

".... Kosovën e kanë njohur

".... Kosovën e kanë njohur 91 vende anëtare të OKB-së, përfshi Amerikën, aleaten numër një të Izraelit, ...."

Perderisa Amerika asht aleate numer nje e Kosoves dhe e Izraelit, nuk i takon ministrit te jashtem shqiptar te fusi hundet aty ku nuk i takon. Leri te mdhejt te bejne politiken botnore. Nji Shqipni pa brek ne byth, nuk ka kurrfare vlere ne politiken botnore. Mos u bani megallomana si Enver Hoxha, qe donte ti mesonte botes se si te qeverisin. Ha,ha,ha.

Po sigurisht Paul, qesh se

Po sigurisht Paul, qesh se nuk ke qeliza te tjera trunore per me e thith me shume shkrimin,ku armiri, ku ti:)

Vertet qe ne Shqiperia nuk ka

Vertet qe ne Shqiperia nuk ka ndonje peshe ne arenen nderkombetare, por pak dinjitet nga politika jone e jashtme nuk do te ishte keq. S'ka dyshim se Izraeli nuk ndikohet nga ç'mund t'i thote ministri yne i jashtem, por se paku per sy e faqe ky duhet te tregohet burre. Me burreri ndoshta nuk e ndryshon politiken çifute, por fiton respektin e saj.

C'i do llafet. Edhe

C'i do llafet. Edhe Shqiperia edhe Kosova vleresohen si shtete myslimane nga Izraeli. Kete e tha ambasadori izraelit diten e hapjes te ambasades. Te drejten per ta thene kete gje ja dha SRB-i, me anetaresimin e Shqiperise ne Konferencen Islamike...!!!

Ne dhe Kosova kemi SHBA, aleaten nr.1 ne bote. Po Amerika valle a na ka ne. Le te beja per ne 1/10 e asj qe ben per Izraelin...!!!

Sado negative te jene qendrimet e SRB-it per Kosoven, ai do te mbahet hero per ate vend. Edhe pse ishte bashkepunetor e Miloshevicit ne gjenocidin ndaj kosovareve, duke e furnizuar me nafte, makinerine e luftes te Serbise, ne te njejten kohe kur gjithe bota dhe Amerika ja bllokoi naften, kosovaret thone: -Per te miren e popullit te Kosoves e beri.

Edhe pse ishte kunder UÇK, dhe kunder luftes clirimtare nga Serbia, demagogjia e sotme e ben ate te rreshtohet me clirimtaret e Kosoves... A koja nonen bre....

U lodhe shume qe e gjete::)).

U lodhe shume qe e gjete::)). Gjej ndonje gje te re se ketyre u doli boja pa bere efekt fare.

Arroganca naive , falet. Kjo

Arroganca naive , falet. Kjo e jotja eshte irrituese sepse falas , pa motive e arsyetime.

Shqiperia dhe Izraeli , ne raport me SHBA nuk ka arsye per tu krahasuar.

Izraeli komandon Ameriken, Shqiperia eshte sherbetorja servile e te fortit te rradhes, sic thote autori. I yni eshte servilizem pa kushte, pseudo diplomatet e politikanet tane , jane ... pak si puna jote... te forte me te dobetit e te dobet me te fortet.

Komunikate e ministrise se jashtme: Ministri i jashtem e njohu homologun e tij me arritjet e Shqiperise ne vitet e fundit...As ne Korene e veriut nuk behen me velina te tilla .

Ah Tedeschini, Amerika i krijon pastaj i shkaterron grupet dhe aktet terroriste....

psikopat jezuit
psikopat jezuit
MOS U LODHNI KOT QE T'I

MOS U LODHNI KOT QE T'I PERGJIGJENI ALTIN GAXHAJT -ESHTE ROB KOTI, O RESPUBLICA-NE!

hahahahaha

hahahahaha

Ilir Meta ku je! Pse nuk po

Ilir Meta ku je! Pse nuk po komenton!?

Shqiperia ka nevoje per

Shqiperia ka nevoje per Izraelin sepse influenca e Izraelit kudo ne bote eshte e jashtezakonshme dhe sidomos ne kete kohe krize Shqiperia ka nevoje per perkrahje per lobet izraelite kudo ne bote. Politika e shtetit tone ka qene OK dhe mund te them qe te gjitha qeverite shqiptare ne keto 20 vjet kane qene OK ne raport me Izraelin dhe kane siguruar underground voten pro te Izraelit. Le te kujtojme nderhyrjen ne Kosove dhe mediat e influencuara nga lobet ebreje qe ishin pro, le te kujtojme influencat ne ndihmen per Kosoven (mbaj mend edhe ne kohen e krizes se Kosoves influencen ebreje me ndihmat per Kosoven). Pavaresia e Kosoves eshte nje ceshtje delikate per Izraelin sepse cenon principet e politikes se Izraelit ne lidhje me Palestinen por nderkohe lobet izraelite kudo ne bote e kane perkrahur pavaresine e Kosoves dhe ndikimi i tyre ka qene i rendesishem. Po te kemi parasysh influencen e Izraelit ne USA dhe GB e kuptojme shume mire se politika jone e jashtme ka qene OK. Arsye e kritikes buron nga frika e ndonje opozitari per forcimin e pozitave te Pozites ne raport me politiken e jashtme.

Shqiperia nuk ka nevoje per

Shqiperia nuk ka nevoje per Izraelin, sepse edhe po te kesh nevoje per Izraelin ata nuk te ndihmojne.Keshtu qe s'ka kuptim ti behesh servil nje shteti i cili eshte i pacipe dhe harbut ne plitiken e tij kundrejt teje

Edhe ambasaden e tyre nuk ke ce do , sepse ata nuk futen aspak me investime tek ne

Ata jane shtet arrogant dhe as qe duan tja dijne fare per ne --Ata shikojne vetem interesin e tyre nacional dhe azgje tjeter--Dhe ne arene nderkombetare ata behen me ate qe eshte me i forte

Ata per keto gjera nuk degjojne as Ameriken, --Jane shume komb i lig --Po ti njohesh ata nga afer, do i japesh te drejte Hitlerit

Po ne nuk kemi as diplomaci, as politikane, azgje fare

Dhe izraleitet e thjeshte jane nejrez akoma me te keqinj, Thuaju ti sa te duash q e je shqiptar dhe ke ndihmuar cifutet --Ai te urren, sepse je myslyman

Une nuk i kisha njohur ata , tani qe i njof ngaqe punoj me disa nga ata , jane pas asnje dyshim komb shume ...i Lig

Keto fjal qe ti i thua per
Keto fjal qe ti i thua per cifutet nuk jan mir, nuk jan te drejta dhe per me te ardhe marre! Politika e Izraelit eshte e keqe! Jan okopues dhe kan nje sistem aparteit. Por urrejtjen ndaj nje popull, ndaj cifutve apo nje simpati per Hitlerin, une si njeri human, si musliman, e denoj!
Nuk eshte vetem Izraeli qe
Nuk eshte vetem Izraeli qe nuk njeh pavaresine e Kosoves, por cdo vend qe ka probleme ekstreme me monoritetet, si per Shembull Spanja apo Rumania.
Le te mos ngaterrojme aleatet tradicional te Shqiperise si SHBA e Hungaria (lexo Austro-Hungaria) e deri diku edhe Anglia me Gjermanine! Shpetimi i Kosoves, le te jemi realist, ndodhi edhe me ndryshimin e poleve politike anti-shqiptare Ne France e Itali! Nje France pro Serbe te mbyllte syte para denimit te Serbeve per krimet qe kryenin dita dites ishte arritje! Ne kete pike pamje edhe Nje Permiresim i marredhenieve me Izraelin eshte levizje e zgjuar, Po te theksohet fakti i pakontestueshem qe Shqiptaret nuk e njohin anti-Semitizmin dhe duke lene paksa Ne hije perkrahjen internacionaliste te papjekur te Enver Hoxhes per Arafatin, eshte mire te perqendrohemi edhe Ne aleate te tjere! Perderisa Izraeli tregon interes per Shqiperine ku qendron e keqja Ne Nje kohe qe Fazllicerat e Janullatosi na jan Ulur kembekryq Ne memedhe'
Nuk eshte vetem Izraeli qe
Nuk eshte vetem Izraeli qe nuk njeh pavaresine e Kosoves, por cdo vend qe ka probleme ekstreme me monoritetet, si per Shembull Spanja apo Rumania.
Le te mos ngaterrojme aleatet tradicional te Shqiperise si SHBA e Hungaria (lexo Austro-Hungaria) e deri diku edhe Anglia me Gjermanine! Shpetimi i Kosoves, le te jemi realist, ndodhi edhe me ndryshimin e poleve politike anti-shqiptare Ne France e Itali! Nje France pro Serbe te mbyllte syte para denimit te Serbeve per krimet qe kryenin dita dites ishte arritje! Ne kete pike pamje edhe Nje Permiresim i marredhenieve me Izraelin eshte levizje e zgjuar, Po te theksohet fakti i pakontestueshem qe Shqiptaret nuk e njohin anti-Semitizmin dhe duke lene paksa Ne hije perkrahjen internacionaliste te papjekur te Enver Hoxhes per Arafatin, eshte mire te perqendrohemi edhe Ne aleate te tjere! Perderisa Izraeli tregon interes per Shqiperine ku qendron e keqja Ne Nje kohe qe Fazllicerat e Janullatosi na jan Ulur kembekryq Ne memedhe'
Izraeli eshte nje shtet

Izraeli eshte nje shtet pushtues qe ka qe me 1967 qe mban pushtuar ilegalisht territoret palestineze. Pushtimi ushtarak izraelit ka qene teper i dhunshem dhe i eger ndaj palestinezeve. Edhe pas formimit te Autoritetit Palestinez me marreveshjen e Oslos, Izraeli kontrollon kufijte e territoreve palestineze, doganat, ajrin dhe detin, burimet ujore, dhe gati krejt ekonomine palestineze. Qytetaret palestineze durojne abuzimet e ushtareve izraelite gati cdo dite neper postoblloqet e shumta qe Izraeli kontrollon ne Bregun Perendimor. Kolonet hebrej vazhdojne te vjedhin token palestineze e te zgjerojne kolonite e tyre ilegale me mbeshtetjen e hapur te shtetit cifut. Muri ndares qe Izraeli ndertoi ne kufi me Bregun Perendimor, kalon ne 90% te gjatesise se tij ne toke palestineze, duke ndare shume fermere palestineze nga tokat e tyre bujqesore, me qellim aneksimin perfundimtar te tokave ne anen izrelite te murit. Ky mur me te drejte eshte quajtur mur aparteidi nga ish-presidenti amerikan Jimmy Carter.

Izraeli prej vitesh ka imponuar nje bllokade te hekurt ndaj Gazes duke e kthyer ate ne nje burg me qiell ta hapur. Kjo bllokade eshte ilegale nen ligjin nderkombetar por Izraeli vazhdon ta mbaje ate ne saje te mbeshtetjes amerikane ne OKB. Me dhjetra rezoluta te Keshillit te Sigurimit te OKB-se qe kane qene kritike ndaj pushtimit izraelit jane bllokuar me veto nga Amerika.

Populli shqiptar nuk ka qene kurre pushtues i fqinjeve te vet dhe si i tille ne nuk kemi asgje te perbashket me izraelitet, te cilet ne kete rast jane njesoj si Serbia ndaj Kosoves. I vetmi ndryshim eshte qe Serbia kishte aleat Rusine, ndersa Izraeli ka Ameriken.

Une perkrahi mesaxhin e
Une perkrahi mesaxhin e Armir Taraj. Ne duhet te kemi bashkpunime te mira me shetet e forta, por per servelizem kur nuk do te kesh respekt, nuk do te meresh per serioz dhe vetem do te perdoresh deri te ndrohesh. Keshtu ne histori p.sh. SHBA servilet i perdor. Pse jo? Servilet vet nuk kan besë ndaj vetvetes. Pse me pas dikush tjeter besë ndaj tyre?
Add new comment