Në ndihmë të Ministrisë sonë të Arsimit

Mbeta i mahnitur para ca ditësh nga zbulimi i një pyetjeje në tezat e provimit për shkollarët shqiptarë. Ishte ajo pyetja që për sigurimin e lëvizjes së lirë, nxënësit duhet të afirmonin sukseset e qeverisë. Fantastike! E mrekullueshme. Ja një pyetje e tërthortë që bën që lëvizjet e shqiptarëve të jenë hiçgjë para sukseseve të qeverisë!
Ishte një gjetje që të shpon fantazinë. E meqënëse provime të tjera na presin e meqënëse zgjedhjet po afrojnë unë vendosa t’i jap një dorë Ministrisë së Arsimit, që ajo deri në provimet e ardhshme të ketë një arsenal pyetjesh të gatshme që provimet të jenë sa më të dobishme për edukimin e shkollarëve shqiptarë.
Po dërgoj bllokun e pyetjeve të para.
Në fushën e shkencave shoqërore mund të pyetet: “Citoni tri mëkatet kryesore të Opozitës që bëjnë që në Shqipëri të mos kemi rotacion të pushtetit”.
Në fushën e gjeografisë: “Gjeni për secilin nga kontinentet e tjerë nga një vend ku zgjedhjet zhvillohen me standarde të larta dhe i afrojnë këto në familjen e vendeve europiane, ku zhvillohen zgjedhje të lira, si Shqipëria, Gjermania e tjerë”.
Për lëndën e historisë: “Thoni dhe tre emra të tjerë veç Sali Berishës dhe Gjergj Kastriotit që do të plotësonin pesëshen e madhërishme të burrave më të shquar të kombit shqiptar”.
Në lëndën e fizikës fare mirë mund të kërkohet: “Tregoni trukun televiziv se si mund të montohet me zë dhe portret një njeri fare i papranishëm në një skenë allishverishi dhe cilat elementë të elektronikës u përdorën poshtërsisht vitin që shkoi për të hedhur baltë mbi zv. kryeministrin shqiptar”.
Në matematikë: “Problem i tezës: Një kallashnikov kushton sa një raketë krahu. Në rast se shesim 10.000 kallashnikovë dhe nuk arrijmë të marrim të hollat… dhe pastaj shesim raketa krahu të cilave u vemë çmimet 60 përqind më shumë. Sa raketa duhen shitur që të mbulohen humbjet nga kallashnikovët?”
Në fushën e gjuhës shqipe ka më shumë material, por unë hëpërhë propozoj një kërkesë të thjeshtë: “Gjeni në fjalitë e mëposhtme dhe hiqni pjesëzën që përdorim për shkallën sipërore të mbiemrave: 1. Vendi ynë ka gjendjen ekonomike më të shkëlqyer në Europë. 2. Shqipëria është vendi më i kërkuar nga turistët e planetit. 3. Para tre vjetësh patëm zgjedhjet më të pastra dhe më të lira që janë zhvilluar tek ne. 4. Kjo është Opozita më destruktive në Europë. Pasi ta hiqni pjesëzën që thamë, a do ta vini re vallë, të dashur nxënës, se sa humbje ka imazhi i një vendi të lirë që përparon nga dita në ditë drejt të ardhmes të ndritur?”
Këto janë pyetjet e para në ndihmë të ministrisë. Kryeministri ynë jep çdo ditë material për formulime të tilla pyetjesh, sa që të jemi të garantuar se po na vjen një brez i ri, i rritur në begati posepo, por edhe i edukuar më së miri. Dhe kam besimin se pas maturës këta të rinj shqiptarë do të kërkojnë të drejta studimi vetëm për Fakultetin e ri që Ministria e Arsimit do ta hapë së shpejti dhe po kërkon këto ditë miratimin e qeverisë. Ky do të jetë Fakulteti i Komisionerisë për Qendrat e Votimit!
Dhe do ta marrë miratimin pa dyshim. Se qeveria ia ka kërkuar vetë projektin për këtë fakultet të ri. Në vendin tonë ky specialitet është i domosdoshëm dhe me shumë leverdi.
Comments
Just Briliant!! Diktaturat

Just Briliant!!

Diktaturat shemben se pari me humor dhe inteligjence.

Bukur zori Kulla!
Bukur zori Kulla!
...në ndihmë të Min.

...në ndihmë të Min. Arsimit:

- Letërsi: flisni për shkrimtarin e madh shqiptar, Fahri Balliu dhe veprat e tij me famë botërore, "Berisha mes Kasandrave" dhe "Zonja e Zezë"; për se bëjnë fjalë veprat dhe ngjashmëria e personazheve negative me opozitën destruktive.

Nje mendje brilante. Ironia

Nje mendje brilante. Ironia therse eshte ne propocion te drejte me mjerimin intelektual te kohes... Dhe te mendosh, se kush eshte ne sallen e parlamentit, duke qene nje individ i tille jashte kesaj salle! Apo mos ndoshta, thjeshte per faktin se eshte jashte ketij ambienti ai eshte kaq i madherishem? Zoti Kulla i ka dhene aq nder vehtes me qendrimet e tij, sa per nje individ, i cili vihet perballe vepres se ketij gjeniu,eshte e pamundur te mos i krijohet nje respekt i jashtezakonshem. Ky mik i madh i cdo njeriu te vuajtur, me zemren dhe shpirtin e tij brilant, do te vije nje dite qe te vendoset ne pjedestalin qe aq shume e meriton. Ndonse , mjerisht, asaj dite ai edhe mund te mos ja arrije per aq kohe sa eshte vete gjalle...

Hahahaa sa kom qesh;-)))

Hahahaa sa kom qesh;-))) Kulla si gjthm mjeshter i madh humori;-) Me e madhja pyetja e pare;-pppp

Dua te jeme sadopak

Dua te jeme sadopak realist(sipas gjykimit tim) ne komentin tim. Per hit te zotit Kulla, shume i respektuar per mua, dua ta pergjithesoj, duke thene se ne shqiptaret jemi shume mosmirenjohes. Edhe Skenderbeu, qe, per hir te thellesise kohore apo mitit te krijuar per te, kishte mbetur i paprekur, u vu ne dyshim nga disa intelektuale "ultramoderne" per perfitime materiale apo per prezence mediatike, siç ndodh rendom ne median shqiptare me ata qe vene kundra rrymes(ose realitetit). Me kete dua te them se edhe zoti Kulla e ka shfaqur kete huq shqiptar. Qe ishte nje regjizor i njohur humori ne kohen e komunizmit, as qe diskutohet, por asesi gjeni, siç do ta quaj ndonje komentator militant; thuhej se ishte edhe i persekutuar, per te cilen nuk jam aq i informuar, por kam nje solidaritet gati instinktiv me kete shtrese, vençanrisht me ata qe kane patur genin intelektual. Sali Berisha e mori nga nje regjizor humori dhe e beri ambasador ne "Token e Premtuar" per shqiptaret, dmth kryeambasador. Pas revolucionit te armatosur komunist, zoti Kulla, si shume intelektuale medioker(nuk i perket zotit Kulla etiketimi), mendoi se PD u shemb dhe veçanrisht Sali Berisha. Kjo hamendje driteshkurter nuk u realizua, jo per zotesine(pa ia mohuar) apo hatrin e Berishes, por per hatrin e demokracise dhe atyre te lenduarve te shumte nga regjimi. Shkurt, zoti Kulla mendoi se erdhi koha e Pollos, mbi te cilin bien shume dyshime sot, midis te cilave edhe shkaterrimin total te arsimit ne Shqiperi. Mundet qe kartrat une t'i kisha edhe me te mira nga zoti Kulla, duke perfshire nje Medalje Ari pas gjimnazit(e cila u gjet ne arkivin e Komitetit te partise se rrethit me 1991 dhe m'u dorezua me nje fare ceremonie nga pushteti pluralist i asaj kohe), botimet e shumta qe ne vitin e trete gjimnaz, deri sa mesohej se isha biografinxire dhe rezultatet maksimale ne te gjitha garimet, ku me jepej mundesia, duke perfshire edhe shkollen e larte, e cila m'u dha pas 4 vjetesh stazhionimi te asaj kohe ne shkencat natyrore, ta leme angazhimin maksimal ne proçeset demokratike e deri sot, por asgje nuk m'u afrua nga PD(une demokracine e pashe si sistemin ku brezat pasardhes do te konkuronin sipas fuqive dhe jo sipas biografive(femijet e mia ia arriten kesaj). Nuk mund te them se nuk jam i qejfmbetur, por jo aq shume sa zoti Kulla, te cilin, pavaresisht se mund ta lexojne(sidomos te majtet), por ne mbarim thone: he mo, se edhe ky nga egoja e ka dhe eshte mosmirenjohes...Faleminderit per mirekuptimin kus do ta lexoje komentin.

Add new comment