Sequi, hane Shan; Berisha, hane Bagdad

Ettore Sequi, ambasadori i BE-së në Tiranë, deklaroi në Top Story-n e Sokol Ballës se, në qoftë se ekziston vullneti i fortë politik në Kuvendin shqiptar, mund të bëhen hapa të qartë e të qenësishëm për adresimin e 12 prioriteteve që deri më sot nuk janë adresuar nga Shqipëria. Pavarsisht se Komisioni Europian i ka sugjeruar Parlamentit Europian dhe Këshillit të Ministrave të BE-së që Shqipëria të mos e marrë statusin e vendit kandidat këtë vit, tha Sequi, ka dy muaj kohë deri në 12 dhjetor, kur Këshilli i Ministrave të BE-së do të marrë vendimin për statusin. Dhe në qoftë se deri atëhere bëhen hapa të qartë e të qenësishëm për adresimin e 12 prioriteteve që deri më sot nuk janë adresuar nga Shqipëria, Komisioneri Stefan Fule do të avokonte fort për dhënien asaj te statusit të vendit kandidat. Dhe ndoshta, vazhdoi Sequi, Këshilli i Ministrave të BE-së, në këtë rast, mund të marrë vendim pozitiv, pavarësisht sugjerimit negativ të progres-raportit.
Fjalët kyç në këtë deklaratë optimiste të amabasadorit Sequi janë “vullneti i fortë politik në Kuvendin shqiptar”. Siç duket ai nuk ka dëgjuar ende se Berisha sot i tha në Kuvend një deputeti të opozitës se do t’ia bënte fytyrën më të zezë se këpuca… E.Z.
Comments
Un kete ambasadorin nuk e kam

Un kete ambasadorin nuk e kam fort per zemer. Mbase esht i zoti dhe i drejte, po kur mendoj qe eshte italian, dhe direktivat i ka mare nga nje qeveria e Berlusconit, si zor ta besoj ne ate qe thote. nuk mund te thote ai ate qe realisht shikon te ky vend, kur italia ka planet e saja qe te na fusi ne ca labirinthe qorre e te na dergoje me shumice plerat e Napolit duke na thene ok, ju dhame ca plera po ama jemi partneri kryesor juaji, do ju cojm ne Europe. Do me vinte me mire qe Shqiperine ta vizitonte Fidel Kastro sesa Fratini i Italise. mafje....

Lexoje pak raportin perpara

Lexoje pak raportin perpara se te shash majtas djathtas...raport qe thote NO PROGRESS

Seqiu kot ja fut gjithmone.

Seqiu kot ja fut gjithmone.

Mario Savio, nji nga
Mario Savio, nji nga drejtuesit me te njohur te Levizjes Per Liri Te Fjales ne mes te viteve 1960 ne Amerike pat paralajmeruar se ne rast se makina shteterore kthehet ne mjet shkaterrues, atehere qytetaret kane te drejte ti kundervihen kesaj makine duke bllokuar rrotat, levat e saj e me tej. Historia e Levizjes per Liri Te Fjales ne ShBA pas disa konfrontimeve politike e sociale u perqafua nga e gjithe shoqeria amerikane. Ndryshimet u reflektuan qe nga sjellja e perditeshme deri ne aplikimin e ligjeve te shkruara kudo. Ndonese Mario Savio duket se u vezhgua nga FBI, ai kurre nuk u kercenua prej saj direkt ose indirekt. Ne Shqiperi, fatkeqesisht, po perseriten skema autokratike te ushtrimit te pushtetit. E kur ndodh kjo, e shprehun pa frike e me arrogance qe te jep keqkuptimi e keqperdorimi i pushtetit nga njerez me moral te dyshimte qytetar si Sali Berisha, atehere qytetaret kane te drejte ta rrezojne abuzuesin e detyres.
Po riprodhoj Savion per ata qe mund te lexojne anglisht. "There's a time when the operation of the machine becomes so odious—makes you so sick at heart—that you can't take part. You can't even passively take part. And you've got to put your bodies upon the gears and upon the wheels, upon the levers, upon all the apparatus, and you've got to make it stop. And you've got to indicate to the people who run it, to the people who own it, that unless you're free, the machine will be prevented from working at all."
Kinezet sollen

Kinezet sollen Sunqinin, Europa sjell Seqiun kurse ne zgjedhim Qinqinin.....

Ke harrue Kol se edhe ne

Ke harrue Kol se edhe ne Opozite kena b...qinin

Me lejoni nga zemra te shpreh

Me lejoni nga zemra te shpreh keqardhjen time personale per personin tuaj dhe per nivelin e ulet kulturor qe paraqisni.

Juve keni komplekset tuaja, akoma merreni mer individin, dhe nuk hiqni dore nga epitete te shemtuara. Nejse, koha juaj po mbaron, Shqiperia do arrije te mos u ver veshin tipave si puna juaj.

Beji favor vetes....K U L T U R O H U

Po cpret nga nje KyeRrugac

Po cpret nga nje KyeRrugac Tropoje . M.gj.th te gjithe Rrugace jane.....ne nje kazan jane te gjithe......

Po ç'farë do thotë Ettorua i

Po ç'farë do thotë Ettorua i shkretë tjetër gjë përveç se: dialog, jo bojkot, paqe dhe dashuri në botë! Të duket sikur po flet Papa! E njëjta gjë është edhe me Wollfarth, Arvizu, Fule. Këta burokratë të djathtë më kujtojnë ato shpehjet e parapërgatitura të misseve kur u bëjnë pyetje se cilat janë dëshirat e tyre... Halli vetëm që kanë këta ambasadorë është ruajtja e stabilitetit me çdo kusht. Edhe për projekt raportin asnjë nuk flet për gjendjen reale të Shqipërisë, por bëjnë filozofi mbi pikat që nuk u përmbushën! Po pati dijeni gjysma e klasen politike ne Shqipëri rreth atyre pikave mirë do ishte, e mos flas pastaj për njerëzit e thjeshtë.

Te paktë janë ambasadorët si Jensen i Danimarkës që flasin pa dorashka!

Add new comment