Bill Clinton befason: Lëvizja Occupy Wall Street është si Pranvera Arabe

Postuar në 13 Tetor, 2011 11:08

Në një veprimtari me titullin Chicago Ideas Week ish ftuar dhe Bill Clinton-i, i cili mbajti një fjalë që bëri shumë përshtypje mes njerëzve që e kishin mbushur dingas auditoriumin e stërmadh.

Clinton foli për ekonominë, për Steve Jobs-in, e për shumë argumenta të tjerë, por nuk mund të mos fliste, ashtu siç pritej, për lëvizjen Occupy Wall Street, e cila është ndjerë dhe në Chicago. Ai nuk nguroi të rreshtohej me protestuesit. Madje shkoi dhe ca më tutje, duke kapur në befasi shumëkënd, teksa tha se kjo lëvizje është e ngjashme me pranverën arabe.

"Çfarë po thonë ata që janë bërë pjesë e lëvizjes Occupy Wall Street? Po thonë se ‘unë jam i papunë, ndërsa njerëzit që e shkaktuan këtë krizë nuk janë të papunë; përkundrazi, ata janë duke marrë paga më të larta, dhe sikur të mos mjaftojë kjo, janë duke marrë dhe bonuse, dmth paga extra. Ka diçka që s’shkon në këtë vend. Ky vend nuk po mendon për mua’”, tha ai duke demonstruar empathi të plotë me protestuesit.

Dhe pak më poshtë, nënvizoi diçka gjithashtu të rëndësishme lidhur me polarizimin e madh politik që po vihet re kohët e fundit: "Amerika i ka mundur të gjitha paragjykimet. Nuk jemi më patriarkalë e maskilistë si njëherë e një kohë, nuk jemi më racistë si qëmoti, nuk jemi anti-gay në atë masë që kemi qenë. Por ka mbetur pa u fituar sfida me fanatizimin politik. Duhet ta mundim ngasjen për të refuzuar ata që s’mendojnë si ne.”

E.G.

Comments

Submitted by Blerim (not verified) on

<p>Nuk jam aq i informaur, domethene i ditur, sa te beje vleresime per fjalimin e Klintonit. Nga ana tjeter, nuk eshte e keshillueshme te flasesh me intuite, qe shpesh nuk eshte gje tjeter vecse deshire.</p><p>Megjithekete po i lejoj vetes te them se thellimi i dallimeve ne ndarjen e pasurise (shkaku me themelor i krizes ekonomike qe vijon) nuk do jete shkak per revolucione shoqerore te dhunshme sic ka ndodhur ne histori, por keto pak shenja qe shofim na ftojne te besojme se ne Amerike (SHBA) po fryne nje fllad qe do rritet dhe sjelle ndryshime.</p>

Submitted by katarakti (not verified) on

<p>Bravo Klinton. Si nje ish - president, pra si dikush qe i takon shtresave te pasura ose elites siç quhet sot, nuk mendoja se do fliste ne kete menyre.&nbsp; Por&nbsp; kjo deshmon per pavaresine e tij intelektuale dhe miresine qe i shihet edhe ne fytyre. Amerika ka akoma shprese kur ka njerez te ketij niveli.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>USA sot&nbsp;eshte perballe nje krize politike me shume se ekonomike. Nje sistem i cili nuk po funksionon, me nje president dhe kongres te cilet mendojne vetem&nbsp;per lobim.Demokratet kerkojne ta ndotin levizjen. Ta kontrollojne, ta perdorin ne favor te tyre ne zgjedhjet e ardhshme. Kjo levizje dhe gjithe reaksioni reth saj eshte midis te tjerave edhe&nbsp;kunder&nbsp; bill clinton dhe cfare ai perfaqson.&nbsp; Per mua sistemi i vlerave fluide eshte sistemi i te mos pasurit asnje vlere.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.