Reagimi post-Raport; mbërrin Rama ‘i zbutur’

Ka qenë i çuditshëm reagimi për mediat i kryetarit të Partisë Socialiste, pak pas konferencës së shtypit të ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Etore Sekui që përmbyllli edhe procesin e prezantimit të progres-raportit. I kursyer si asnjëherë tjetër, deklarata që zyra e shtypit të Partisë Socialiste i dërgonte mediave në vend ngjante sikur të ishte shkruar në kulmin e përtesës dhe indiferencës. Edhe gjuha e reagimit zyrtar të lidershipit socialist ishte e drunjtë. Dalloheshin në të fraza burokratike e larg stilit të z. Rama si, fjala vjen,“e konsideron Progres Raportin si një instrument të rëndësishëm për demokratizimin e shoqërisë dhe rrugëtimin europian të Shqipërisë”. Kjo deklaratë, sa e zbutur e sa e çuditshme, është me sa duket pjesë e ‘natyrës së re politike’ të kryetarit të opozitës që ka nisur pas dorëzimit të postit të kryebashkiakut dhe kthimit full-time si kryetar i PS.
Ja edhe teksti i plotë i deklaratës së zyrës së shtypit të PS në emër të kryetarit Edi Rama:
Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, z. Edi Rama u njoh me Progres Raportin e Komisionit Europian për vendin tonë publikuar sot së bashku me Strategjinë e Zgjerimit.
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama e konsideron Progres Raportin si një instrument të rëndësishëm për demokratizimin e shoqërisë dhe rrugëtimin europian të Shqipërisë. Kryetari Rama falenderon shërbimet e Komisionit Europian për analizën e kthjellët në këtë Raport, që është një vazhdimësi e detyrave të lëna për vendin tonë nga Opinioni i vitit të kaluar.
Si drejtues i opozitës Edi Rama përfiton nga rasti për të rinënvizuar vullnetin e opozitës shqiptare për të ushtruar përgjegjësinë që i takon në jetësimin e axhendës shtetndërtuese dhe europianizuese të Shqipërisë.
H..B.
Comments
Lexo me kujdes fjaline e

Lexo me kujdes fjaline e fundit: Si drejtues i opozitës Edi Rama përfiton...

Kush trapin i dha te drejten te quhet drejtues i opozites. Eshte thjesht drejtues i PS-se. Per aq kohe sa nuk arrin te luftoje Berishen sic duhet vetem kaq meriton. Frikacak dreqi, pordhac, i shitur para biznesmeneve pa dallim feje krahine ideje (meqenese jem ne periudhe censusi)! Tani qe edhe KK shiti Abissnet tek kinezet e Huawei, jane te lire te bejne qejf se bashku me paret qe kane mbledhur ka 10 vjet. Le te bejne nje muaj mjalti sic e meritojne.

Nje koment te shkurter per

Nje koment te shkurter per kete artikull, por mbi te gjitha per gjithcka ka ndodhur ne Shqiperi keto muajt e fundit.

Ne nje vend ku rinia rri parazite dhe nuk merr peegjegjesite e saj, nuk ka cfare te presim te ndodhe. Nje vend ecen perpara nga mendimet, parimet, vizionet mbi te gjitha te rinise. Rinia jone eshte rinia e kafeneve, e klubeve te nates, e makinave te bukura, dhe e mentaliteteve banale. Shikoni cfare behet se fundmi ne SHBA, kur rinia ka pushtuar per dite me rradhe rruget e Wall Street per te vetmen arsye se qeveria e tyre eshte pergjegjese per gjendjen e mjeruar te ekonomise.

Po permend protestat e rinise italiane kunder reformave arsimore destabilizuese, apo protesta ne vende te tjera qe cenojne te ardhmen e rinise se vendeve perkatese.

Me thoni, ku, per cfare, eshte pare ndonje proteste domethenese nga ana e rinise ne Shqiperi? Cila rini ka protestuar per drita, per uje, per rend, per kushte mjekesore mjerane, per ngercin politik qe po mban ne gracke vendin prej 21 vjetesh, per rritjen e cmimeve, per skandalet me diplomat, per mesuesit, mjeket, avokatet e korruptuar, per vrasjet ne bulevard etj etj etj?

Eshte kollaj te vendosesh gishtin mbi Salen, Ramen etj, por gishti duhet vendosur mbi rinine, tek gjithkush nga ne sepse jemi ne fajtoret perfundimtare te gjendjes ne te cilen ndodhemi. Ne nuk jemi kerkund afer asaj rinise parisiane, qe kishte ideale, qe u angazhua per nje te ardhme me te mire. Rinia jone angazhohet drejt pikave te bastit, kazinove, e gjerave me banale qe mund te shkojne ne mendjen e nje individi te thjeshte.

Keshtu qe te mos hallakatemi lart e poshte me artikuj, me akuza ndaj pozites e opozites, sepse keta jane njerezit qe ne po i LEJOJME, te na drejtojne. Nuk kemi sy e faqe per te akuzuar, por te ulim koken e te reflektojme thelle per fatin tone, per gjerat qe me vullnet e ndergjegjie te plote ua kemi lene te tjereve te na i marrin meper kembe

Me vjen keq te te kundershotj

Me vjen keq te te kundershotj mbi interpretimin qe i jep rinise. Rinia nuk i pjell ajo mendimet. Kudo ne Europe apo USA, rinia e majte perdoret nga partite e majta si element proteste dhe rremuje. Por idete mbi reformat apo ndryshimet qe duhen bere, mbi cfare nuk shkon me, i jep partia apo partite e majta (meqenese ne kete moment po kundershtohet nje i "djathte"). Partite nepermjet specialisteve te tyre (per ligje, per ekonomi, per zhvillim etj...) krijojne nje sere ideshe mbi cfare duhet bere, dhe kur s'mban uje me (dmth. kur ne parlament nuk funskionon me asgje), perdorin rinine (zakonisht ate studentore) per protesta publike. Tek ne, kemi disa arsye pse kjo s'ndodh.

E para, sic e the ti, sepse rinia jone eshte e marre fund. Mjafton qe Lul Basha t'i sjelle ndonje DJ here pas here dhe jemi OK. Por te mos harrojme qe ishte po kjo rini edhe ne kohen e Edi Rames, i cili mjaftohej me ndonje mbjellje peme (me thuaj cili kryetar bashkie do te deshtonte ne mbjelljen e disa pemeve) apo ne heqjen e disa kioskave (qe u bene jo per faj te tyre, koncentrator i urrejtjes popullore te vitit 2000).

E dyta, ne kemi ngaterruar partite. E majta dhe e djathta nuk ekzistojne si askund ne Europe. Kemi nje koker komunisti ne krye te PD-se (sepse kete zgjodhi Ramiz Alia per te ngaterruar punet) , dhe kemi nje prej te rijnve te dhjetorit 90 te PD-se ne krye te PS-se (per te vetmen arsye se Fatos Nano e ftoi nje dite te larget ne Paris nderkohe qe hanin darke). Por jo vetem kryetaret jane ngaterruar. Tashme kemi konfuzion ne tere rradhet e partise. Te ngrije doren ai qe mban mend programin e fundit te PD-se apo te PS-se. Te ngrije doren ai qe di te thote dy diferenca midis programeve partiake.

E treta, ne presim me ankth momentin kur ne deren tone troket ndonje i njohur, mik apo kusheri, qe na thote se ka ne dore nje vend pune ne ministri, nje tender apo ndonje tjeter gje me te cilen behet pare. Pa u bindur qe nuk ka me pare per te gjithe (kujto sa e sa biseda me socialiste nostalgjike te kohes se Nanos, i cili "dinte me i knaq te gjithe, atehere po, vidhshim me rotacion!) ne nuk do te jemi te afte te perballemi sic e bejne Europianet apo rinite e tyre.

E katerta, rinia jone eshte shume e zene per t'u arsimuar e tera me vrap. Tashme kemi hyre ne fazen qe te gjithe do te kene nje diplome, pastaj do te jemi ne fazen qe te gjithe do te duam nje master. Keshtu qe per momentin duhet te presim t'i kalojne ethet rinise sone.

E pesta, me sistemike (term ne mode keto dite ne krizen Europiane). Kush qe ai maskara qe na e mbushi mendjen se ne jemi Europiane. Ne jemi nje miks bastard i nje populli te vjeter i ndryshem nga fqijnte e tij me tere mbrapshtesite e Perandorise Osmane, dhe te islamizmit (jo musulmanizmit). Ishte thjesht nje moment i pare rreth viteve 1991-1994 qe mund te thuhet se kishim etje per Europe. Pastaj doli Sudja dhe e dime si shkuan gjerat.

Pa u bindur per problemet e jona dhe pa u bindur qe se pari lufta behet ne shtepine tende e pastaj tek komshiu, s'kemi gje ne terezi. Ftoj socialistet (te lutem me shpjegoni kush jane karakteristikat e nje socialisti rinor shqiptar) t'i tundin dhembet edi-torialistit Edi Rama dhe pastaj te merren me Saliun. Ftoj demokratet (te lutem me shpjegoni kush jane karakteristikat e nje socialisti rinor shqiptar) qe te lejne vjedhjet qe po kryejne (ndarjen e plackitjes) mbi pasurite e tere shqiptareve dhe te reformojne PD-ne.

Ne te kundert, nuk shoh arsye pse te mos themi qe jemi ne prag te nje lufte civile.

Se desh harrova, mendoni per nje sekonde qe ambasadori USA ne Paris, t'i jape mesim Sarkozy-se mbi menyrat se si mbahet shteti. Ju betohem qe e dergojne ne Place de la Concorde dhe i pusin koken ne gijotine. Kurse tek ne ky zoteria jep edhe akuza per antiamerikanizem. Dhe e dini se si po shkon puna. Koco Kokedhima sapo ka shitur Abissnet ndaj Huawei te kinezeve pasi nuk ia del me mbane te haje goditje te gjitheaneshme dhe pasi shoku Edi nuk e mbron dot me. Keshtu qe mund te rime te qete se ne internet do te kemi arritje te stilit kinez (kujtoni censurimin e Google dy vite me pare). Kjo fale edhe goditjeve te mjeshtrit te larte te kombit Aleksander Arvizu. Ne shekuj u kujtofte emri i tij!

Në vaki nuk mbahen fjalime

Në vaki nuk mbahen fjalime kështu që EDI RAMA mund të shprehej edhe më shkurt, vetëm me katër fjalë: "NA RROFTË I ÇMENDURI I VIÇIDOLIT".

Add new comment