Berlusconi po e përjeton keq “flirt”-in Merkel-Sarkozy

Dje ka patur një takim midis Merkel-it e Sarkozy-së. Është i disati takim që ata mbajnë me njëri-tjetrin qysh nga momenti që po flitet për krizën greke, që nuk po njeh të ndalur, me gjithë “serumin” e marrë nga Dr. Brukseli. Dje ata kanë folur lidhur me një plan të ri për t’u përballur me këtë krizë dhe kanë marrë vendimin për rikapitalizimin e bankave të Eurozonës.
Ky takim ka ngjallur xhelozinë italiane. Berlusconi duhet të jetë ndjerë i fyer nga ky injorim, e prandaj ka nxjerrë Frattini-n të thotë fjalë të hidhura lidhur me “flirt”-in franko-gjerman. “Një krizë si kjo që po përjetojmë nuk mund të zgjidhet me takime bilaterale”, tha ai, duke shtuar se aq më pak mund të ndihmojnë në kalimin e këtyre situatave takime të improvizuara që s’kanë axhendë, e ku nuk merret vesh se për çfarë është folur.
Presidenca franceze ka reaguar menjëherë, edhe duke tentuar të marrë me të mirë italianët e zemëruar, por edhe duke mbrojtur aksionin e vet. “Kemi patur dhe mbështetjen e Obama-s në këto nisma; presidenti amerikan ka folur në telefon me Sarkozy-në, dhe i ka shprehur atij “mbështetjen ndaj strategjisë që ka marrë formë, tanimë”. Sarkozy ka patur një bisedë edhe me kryeministrin britanik David Cameron, nga i cili ka marrë të njëjtin vlerësim për joint venture-in franco-german. Mirëpo mbështetja më e fortë ka ardhur nga vibrimet e bursave në Europë, të cilat kanë pasur një ditë të hareshme pas takimit Merkel-Sarkozy.
Italianët kanë frikë se ky injorim që po u bëhet është së pari një nënvlerësim për vendin e tyre, gjë që pason opinionet jo shumë pozitive mbi Italinë nga ana e agjencive të rating-ut ndërkombëtar, dhe së dyti një mënyrë për t’u distancuar nga Berlusconi me pozita të dobësuara në arenën ndërkombëatre për shkak të problemeve të brendshme me drejtësinë.
E.G.
Comments
Berluskoni nuk mund te
<p> Berluskoni nuk mund te marre pjese ne keto takime pasi Italia ka filluar te ndjeje dridhjet e para te borxhit publik ,e cila, dhe ajo,ndikon ndjeshem ne situaten e euros.Dyeti Sarkozi-Merkel u dakortesuan se do te " ...ofrojne nje zgjidhje totale dhe ne kohe per veshtiresite e zones euro para takimit te G-20 ne Kanne me 3 dhe 4 Nentor. "</p>
Add new comment