Agron Tufa: Jepini fund dyzimit mbi figurën e Ramiz Alisë

Në një koment të sotëm te gazeta Panorama, shkrimtari Agron Tufa ishte marrë gjerë e gjatë me figurën e Ramiz Alisë dhe qëndrimet e një pjese të opinionit e opinionbërësve të cilat ai i quante të dëmshme dhe ahistorike. Tufa ndalej veçanërisht te cilësimi i Alisë si ‘demokrati i parë’ përkufizim ndaj të cilit shkrimtari, në radhët e shkrimit ‘Portret heroi apo krimineli’ lë të kuptohet se është totalisht kundër. Agron Tufa është në fakt i vetmi ndër intelektualët apo opinionistët që janë shprehur në shtypin e shkruar e që ka marrë një pozicion të tillë të fortë ndaj figurës së Ramiz Alisë. “Një njeriu që ka fituar qoftë edhe një grimë ndërgjegje nën dritën e fakteve, dokumenteve, përvojës direkte nga përditshmëria komuniste apo argumenteve nuk i lejohet, sidomos dyzimi mbi domethënien thellësisht negative që ka luajtur Ramiz Alia në fatin tragjik të shqiptarëve përgjatë gjysmë shekulli”, shkruan Tufa te Panorama. Si për të ilustruar idenë e Tufës mbi ‘retushimin, parfumosjen e makiazhin e të vërtetave historike’, siç i quan ai, ndan faqen me shkrimin e tij një koment i Shpëtim Nazarkos që e quan Alinë “politikani i vetëm profesionist i Shqipërisë”.
H.B.
Comments
kishte nje koment shume te

kishte nje koment shume te mire ne faqen e Shekullit online, kryeredaktori i gazetes z.Adrian Thano. Me pelqeu vecanerisht shprehja "shqiperia mbetet vendi ku diktatoret vdesin ne shtrat". Me pelqeu po ashtu shume, fjala e z.Pellumb Xhufi. Nga shkrimet qe permendni ju ai i z.Shpetim Nazarko ishte vertet realist, kurse ky zoteria tjeter, eshte nje sahanlepires i pushtetit, mire eshte qe keta ti heqim nga kandari se thjesht perfaqesojne interesa private ose parciale, dhe jo ato te opinionit publik. Me te mira

Zoti Tufa eshte nga zona e

Zoti Tufa eshte nga zona e Topalltise, tamama-tamam nga fshati Sohodoll, bashkefshatar i zotit Fehmi Abdiu etj. Topalltiasit jane me te bute se malesoret e pertej Drinit (ne perendim te rrjedhes se lumit) aty ku flitet poshte mutafit. Qenia me te bute nuk i ben automatikisht me qytetare, por e vura ne dukje kete karakteristike sepse ky zotenia ben perjashtim nga sohodollasit. Nje bashkefshatar i tij me thoshte se nuk ka qene i persekutuar nga diktatura, po te perjashtohet denimi i babait te tij per nje krim ordiner, per mbajtje armesh pa leje, qe sot denohen rendom shqiptaret. Eshte e pashpjegusheshme menyra si i vlereson ngjarjet. Kapaciteti i tij mendor nuk e justifikon hamendjen se se mund te jete viktime e propagandes. Eshte i vetmi intelektual nga ata qe shkruajne me arresye te errun. Edhe ne polemike me intelektuale te tjere eshte radikal dhe pa kurrfare etike.

Eshte nje sahanlepires, shprehet nje komentues. Mundet. Bashkefshatari i tij kishte mendimin se zotnia ka delirin e madheshtise dhe i eshte mbush mendja se duhet te tregoje personalisht se eshte shkrimtar i madh, poet i madh, intelektual i madh. Mundet.

Ne shkrimin e tij tek "Panorama" pozonte sa si ekspert i historise aq edhe si ekspert i krimeve.

Cilido qofte shtysa (motivi) i sjelljes se Tufes, duket se rrethi i tij i ngushte e inkurajon per te keqen e tij sasa per te keqen e te tjereve.

Tufa do e kete inat Ramizin

Tufa do e kete inat Ramizin se provoi te rregullonte ekonomine me Tufe-zimet.Po sa shkrimtar i mire do jete ky Tufa;imagjino qe s'ka pasur fatin ta lexoj!More,po si s'tha ndonje gje Kadareja,po ai nuk prononcohet pa pare exit-poll-in e komentuesve.PS.z.Muçi,nderroje ate Kaptcha kur postojme se na i nxorre syte,pa lere na dalin ca shenja aliene qe s'ka tastiere qe ti kete ne adoptim.

Bravo Nazarko shume i sakte

Bravo Nazarko shume i sakte --R.Alia eshte me te vertete , i vetmi politikan profesionist i Shqiperise --- Edhe RAI uno dikur thoshte --Alia nje nga lideret komuniste me inteligjente

Tufa nuk ka as tagrin as

Tufa nuk ka as tagrin as kapacitetin e duhur per te vleresuar figuren e Alise..Alia ka gabime sigurisht, ndofta ne ndergjegje mund te kete edhe krime, por nuk mund te mohohet qe krahasuar me Enverin ishte si nata me diten..krahasuar me keta te sotmit ishte si nata me diten..Nuk u perfol kurre per pervetesim te pasurise kombetare!! Bartte kulture ne dialog, dhe dinte te degjonte...shqiptaret nuk jane mesuar me kesi lideresh, te urte..duan flaktare, te tipit Hoxha, Berisha, Rama..Mjafton te kujtohet lenia e pushtetit pa dhune, per te krijuar nje respekt per figuren e Alise!

shkrimtari Tufa ne shkrimin e

shkrimtari Tufa ne shkrimin e tij ndoshta kishte parasysh dhe komentues si puna juaj, qe ja din per nder ujkut qe nuk e mbyti te gjithe "tufen'.

Ramizi " inteligjent",

Ramizi " inteligjent", Mehmeti "trim", Enveti "paranojak", Hysniu "Besnik", Kadriu "inteligjent", Beqiri prap "besnik", Sulo "superbesnik", Nexhmija "vejushe", morpo kush ishte kriminel xhanem se nuk po marrim vesh fare? Vete qelloheshin mijra viktima, vete hipnin neper kamjone qindramije te internuar, vete i thyenin kockeat mijra te burgosur? Cfar populli mazokist qe jemi mer jahu.

Bravo Tufes

Poshte Tufzat

Add new comment