Në pritje të opinionit të ekspertëve amerikanë mbi 21 janarin

Postuar në 10 Tetor, 2011 06:22

Sot është dhënë lajmi, sipas të cilit Prokuroria e Përgjithshme, në funksion të hetimeve për 21 janarin, ka dërguar në SHBA për ekspertizë hard-diskun e kompjuterit qendror të sistemit të kamerave të sigurisë te Kryeministria. Në fakt, pajisjet e serverit të kamerave të Kryeministrisë janë dërguar nja një muaj më parë (sipas Panoramës), dhe nuk kuptohet pse lajmi ka dalë me kaq vonesë.

Prokurorët tanë kanë bërë një ekspertim në ditët që pasuan 21 janarin, por nuk kanë arritur të shohin egzekutimin live të demonstruesve që gjetën vdekjen në bulevard. Pas kësaj, atyre u kanë lindur dyshimet se ndonjë usta i IT-së së kryeministrisë ka futur duart në hard-disk me synimin për të hequr prej andej pjesët komprometuese. Kjo është e mundur të bëhet, por nuk ka prova që është bërë. Amerikanët besohet se kanë ekspertizën e duhur së pari për të zbuluar nëse është ndërhyrë në hard-disk, edhe sikur kjo ndërhyrje të jetë e sofistikuar, ose së dyti për të rekuperuar ndonjë pjesë “të fshirë” të filmit. Por nuk përjashtohet mundësia që ndërhyrja të jetë bërë e trashë dhe në rrethanat e ngutti. Në këtë kuptim, përgjigja e amerikanëve mund të dokumentojë në një farë mënyre atë që të gjithë e dinë, tanimë: vrasja e katër protestuesve është bërë nga njerëz që kanë qëlluar nga brenda kryeministrisë.

E.G.

Comments

Submitted by Johnny (not verified) on

<p>I gjithe opinioni publik e di qe vrasjet dhe te shtenat kane ardhur nga brenda kryeministrise, u pane live, per me teper e deshmojne vrimat e plumbave te kullat binjake . . . por njerezit jane aq &quot;te zgjuar&quot; (njelloj si IT e kryeministrise) saqe nuk merren me vrasjen dhe me faktin qe vrasesit nuk po vuaje denimin ligjor, por merren me faktin se pse ishin aty ata protestues. Ky eshte vendi i cudirave demokratike.</p>

Submitted by andon (not verified) on

<p>I njejte me opinionin per Kosta Trebicken do jete</p>

Submitted by Tiku (not verified) on

<p>Te shohim ne jan HD origjnal ata qe jane dorezuar , apo disa HD- bosh sa per te thene. Edhe nqs jan origjinal dhe del ne pah ndnj video e fshire, gjykata jone e ndershme dhe trasparente do kerkoj ekspertize shqiptare, sepse jane me te afte keta mekaniket tane se amerikanet.... nuk ka shprese per zbardhje dhe ndeshkim</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.