Aleanca Kuqezi, një flluskë apo një realitet elektoral?

Postuar në 22 Qershor, 2012 01:27
Eduard Zaloshnja

Kam patur rastin të marr pjesë në një lëvizje rinore dhe kam ndjekur nga afër dy të tjera. E para, ajo ku kam marrë pjesë, filloi në 8 dhjetor 1990 dhe u shndërrua shpejt në një parti që, vetëm katër muaj pas themelimit, fitoi 40% të votave në një garë të pabarabartë elektorale me partinë-shtet të asaj kohe. Qysh atëherë e deri më sot, kjo parti e ka qeverisur vendin në 12 nga 22 vitet ndërmjet.

E dyta lëvizje rinore, në të cilën nuk mora pjesë, por që e ndoqa nga afër, ishte MJAFT-i.  Për nga masiviteti, ajo as që i afrohej dot Lëvizjes së Dhjetorit, por kishte një lajtmotiv disi të ngjashëm me të – sfidimin e moçalishtes politike shqiptare. Dhe pavarësisht mungesës së masivitetit, MJAFT-i gjeneroi entuziazëm publik me metodat novatore të protestës që aplikoi.

Dikur, edhe lëvizja MJAFT u shndërrua në një parti politike – në partinë me emrin ekzotik G-99. Por reazultati elektoral i saj ishte praktikisht afër zeros – ajo mori vetëm 13 mijë vota në garën e saj të parë zgjedhore në rang vendi.  Opinioni im për këtë dështim: G-99-ta u fut në garë si një organizatë rinore e PS-së, e jo si një parti që do të sfidonte hegjemoninë e dy partive të mëdha. Dhe në këto kushte, pse duhej t’ia jepnin votën Erion Veliajt zgjedhësit e majtë, kur mund t’ia jepnin drejtpërdrejt Edi Ramës?

Dhe tani le të vijmë tek lëvizja e dytë rinore që kam ndjekur nga afër – Aleanca Kuqezi. Kjo lëvizje pati si bërthamë një grup të vogël juristësh (me në krye ish-nënkryetarin e KLD-së) dhe shoqatën e Tifozëve Kuqezi. Kauza e saj publike: Sfidimi i trysnisë së qarqeve greke për deformimin e statistikave demografike të Republikës së Shqipërisë në favor të pakisës etnike helene.

Meqënëse kjo kauzë rezononte fort me ndjesitë e mija kombëtariste (gjyshërit e mij janë gjakosur dikur në luftë me andartët grekë në jugun e Shqipërisë), e ndoqa nga afër Lëvizjen Kuqezi që nga fillimet e veta. Dhe ajo që kam vënë re nga njëri tubim i saj në tjetrin është masiviteti dhe energjia e pjesëmarrësve të rinj në ta. Do të duhej një studim i mirëfilltë socioligjik për të analizuar shkaqet e këtij masiviteti dhe energjie, por opinioni im është se, në thelb të tij, qëndron frustrimi i të rinjve me moçalishten politike shqiptare dhe me pozitën inferiore që politikanët tanë kanë adoptuar deri më sot ndaj fqinjëve.

Dhe pyetja 1-milion dollarshe është: A do të ketë Aleanca Kuqezi të njëjtin fat elektoral si të G-99-tës, siç kanë aluduar shumë zëra publikë deri më sot?

Sondazhet e publikuara para zhvillimit të zgjedhjeve të 2009-ës tregonin se G-99-ta kishte një përkrahje që rivalizonte me atë të LSI-së, partisë së tretë në vend. Por rezultati i zgjedhjeve tregoi se ajo siguroi shumë më pak përkrahje se LSI-ja, pavarësisht se të dyja mund të jenë “kafshuar” njësoj në tavolinat e numërimit të votave (arësyen e dështimit elektoral të G-99-ës e përmblodha shkurtazi më sipër).

Në mënyrë të ngjashme sot, sondazhet e pakta që kanë qarkulluar në publik tregojnë se Aleanca Kuqezi mund të ketë përkrahje më të madhe se LSI-ja, edhe pse ajo ka publikuar vetëm një program të koncentruar me 10 pika deri më tani. Por, pavarësisht se sa të detajuar apo të koncentruar do ta paraqesë programin elektoral AK-ja, përkthimi i kësaj përkrahje në mandate parlamentare besoj se do të varet nga tre faktorë kryesorë.

Së pari, Kreshnik Spahiu ka deklaruar se Aleanca Kuqezi, që ai drejton, edhe sikur vendit t’i duhet të ripërsërisë zgjedhjet disa herë, nuk do të bëjë koalicion me ndonjë parti që nuk pranon kufizimin e mandateve të zyrtarëve të zgjedhur, duke filluar nga kryeministri e duke zbritur deri te kryetarët e komunave. Në qoftë se AK-ja do t’i përmbahet këtij kushti deri në fund, besoj se frustrimi i të rinjve kuqezinj me moçalishten politike shqiptare do të kanalizohet në votim për siglën e saj.

Së dyti, Kreshnik Spahiu ka deklaruar se Aleanca Kuqezi, edhe sikur vendit t’i duhet të ripërsërisë zgjedhjet disa herë, nuk do të bëjë koalicion me ndonjë parti që nuk pranon platformën e bashkimit Shqipëri-Kosovë para antarësimit në BE, bashkim i cili, sipas AK-së, duhet të fillojë me unifikimin doganor, financiar, energjitik, legjislativ, arsimor etj. Në qoftë se AK-ja do t’i përmbahet këtij kushti deri në fund, besoj se frustrimi i përkrahësve kuqezinj me aferat e dyshimta të politikanëve shqiptarë me vendet fqinjë do të kanalizohet në votim për siglën e saj.

Së treti, Kreshnik Spahiu, qysh prej takimit të parë me ambasadorin amerikan në një lokal në qendër të Tiranës dhe vizitës në Departamentin e Shtetit Amerikan, e ka bërë të qartë se aktiviteti politik i Aleancës Kuqezi, jo vetëm që nuk do të bjerë ndesh me strategjinë amerikane në Ballkan, por do të jetë ngushtësisht e sintonizuar me të dhe me atë të Brukselit. Vajtja demonstrative e ambasadorit amerikan në Kongresin e Aleancës Kuqezi në Tiranë, fill pas mosvajtjes në senacën e zgjedhjes së presidentit të njëanshëm nga mazhoranca, duket se është një tregues që sintonia mes Aleancës Kuqezi dhe Uashingtonit vazhdon të funksionojë. Dhe në qoftë se kjo parti do ta vazhdojë këtë sintoni, besoj se shumë përkrahës kuqezinj, të sugjestionuar edhe nga kjo sintoni, mund ta kanalizojnë sugjestionimin e tyre në votim për siglën AK.

Comments

Submitted by Relapso (not verified) on

Keto jane pese me hiç! Ne Shqiperi nuk ka hapesire per me shume se dy parti, te tjerat jane sa per dekor. Aleanca Kuq e Zi, sikurse Fryma e Re Demokratike, mund te pretendoje te marre vota vetem kur te vdese PD-ja.

Submitted by Albana (not verified) on

Amen.

Submitted by Ilir (not verified) on

Asgje me teper bile edhe Topi me Partine e Re nuk do marre me shume vota se LSI apo aty diku bashke me LSI, mos harrojme se eshte ndertuar nje sistem i tere vjedhje dhe deformimi, pra edhe zgjedhjet e radhes do vidhen ne bashkepunim SALI-META me qellim qe RAMA te largohet nga Kreu i PS ne baze Statuti dhe pastaj META me format e veta si RRugac qe eshte do i bleje, do shantazhoje dhe deri do e shkaterroje PS. Qumeshtore si Blushi apo Majko nuk i hane dot format rrugacerore te Metes.Meta e ka pastaj rrugen e hapur por as Meta nuk ben dot pa klanin Rama ne PS apo ne baze elektorati.........pra edhe Meta do kaloje nga dera e Rames. qe te dyjane te lidhur si vellezerit siamez. Sa per AK eshte thjesht nje fllusk sapuni e ideuar nga Topi. pra nje Mjaft-i i djathte....

Submitted by Bard (not verified) on

Populizmi i sloganeve te Spahiut i referohet votuesve injorante qe ende motivohen nga instinkte arkaike qe per fat te mire jane instinkte ne zhdukje ne mjedisin politik shqiptar. Ajo levizje qe do i drejtohet trurit te nje kombi dhe jo bythes se tij, do mund te kete sukses. Ndersa Kreshniku i palavdi mendon e shpreson qe numri i budallenjve dhe i te shushaturve qe besojne ne qurravitjet e tij sa here permend fjalen "komb" te jete sa me i madh. Kane mbaruar budallenjte o Niku, po futja ndonje tas groshe, se me i besueshem do behesh nese pjerdh sesa kur perpiqesh te na mallengjesh me duart e palosura ne gjoks ne forme shqiponje.

Submitted by Fenix (not verified) on

Vetem per faktin se sjellin nje fryme te re ne ate rremuje politike ne vend, ia vlen t'i mbeshtetim.  Pastaj fluske apo jo fluske,  kete do ta shohim me vone.

Submitted by Anonim (not verified) on

Problemet e AK-se jan disa : ne rradhe te pare  nuk ka nje lider karismatik.Dhe nje organizat  e re qe mbledh sado figura te respektueshme sic jan pashai, xhufi ,e bojaxhiu, pa nje lider karismatik veshtire se mund te isntalohet shume rehat ne jeten politike shqiptare.

se dyti , nqs G99 vuante nga imazhi si krahu i te rinjve te PS , tashme AK vuan nga imazhi si kamp i te rinjve te FRD. nqs pra AK nuk i pret lidhjet me topin sic duhet ti kishte bere G99 me Ramen, Ak rezikon te vuaj imazhin e keqe te Topit , si qulls , si person qe ri pas kuintave politike dhe mbi te gjitha si  i afert me Ramen. dhe gjithashtu te vuaj strategjin e topit ne garen elektorale, qe do e kete me te lehte te sakrifikoj AK, se sa FRD , per te marre favore nga Rama.

Se treti   ligji elektorale , i cili pak gjasa ka te ndryshoj, kur mes dy forcave kryesore nuk ka dialog , dhe mbi te gjitha nuk ka deshire per ta ndryshuar. mendja e rames dhe e berishes funksionojne njesoj persa i perket llogaritjeve elektorale, ata duan gjithcka, dhe kete gjithcka ta kene te gjithe  ne  duart e veta. prandaj edhe ishte aq e lehte  qe ne 2008 te binin dakort per te ndryshuar gjerat , prandaj do jete e lehte qe te bihen dakort kete here qe te mos ndryshojne asgje.

se katerti  nacionalizmi i saj  vertet sherben  per te terhequr masat, dhe krijon nje parti dinamike  dhe energjike. por nacionalizmi eshte thik  me dy presa, sidomos ne shqiperin e pamesuar me ideologjisma. pse ? sepse nacionalizmi kerkon nje koherence ne qendrimet qe merren si parti, dallohet lehtasi kush eshte nje populist qe e perdore nacionalismin per finalitete politike dhe kush i qendron parimeve nacionaliste sepse i beson atyre si kurti i vetvetndosjes.  risia e vetvendosjes ishte pikerisht koherenca e saj ne qendrimet qe ofronte , duke impoonuar gjate gjith kohes te njejtin qendrim , arriti te fusi ne boten mediatike shqiptare gjith tematikat me te rendesishme te ketyre koheve te fundit.

nderkohe qe kreshniku ka bashkupunuar me shume se njehere mepushtetin.dhe qendrimet e tij dhe pra ato  cka ai  vertet beson jan me teper  qendrimet prej juristi. dhe jo prej nacionalisti. ne nje parti me baza te shendosha ideologjike vihet ne plane te pare ideologjia  e saj ne raport me deshiren e anetarve te saj qe duan te ushtrojne pushtetin qeverises, kjo ka ndodhur me vetvendosje dhe po ndodh edhe me partit e tjera nacionaliste qe po lindin ne europe , nderkohe  qe   AK po flet qe tani per reformen e drejtesis qe do te bej kur te vij ne pushtet ,  athua se ka marr qe tani mandatin dhe po flet per reformen qe do te aplikoj.

dhe mbi te gjitha fokalizimi tek sistemi i drejtesise eshte nje shenj e keqe per vizionin e limituar te shtetit qe ka kjo parti , nje aprti nacionaliste  e shfrytezon shtetin ne te gjitha  dimensionet e tij ,nderkohe qe keta e shohin shtetin vetem tek nje  sistemi drejtesie te qendrueshem.

pra nacionalizmi eshte nje mask qe nuk i shkon spahiut , sepse sdo di ta mbaj deri ne fund. do e leshoj veten , ose per shak te presionit amerikan , ose per shkak te ndonje presioni tjeter monetare. dhe nqs sdo ta bej kete te fundit  mungesa e theksuar e imaginates dhe origjinaltietit tek kjo parti ka  per ta vene ne dukje kete mosperkim idesh dhe sjellje  atehere kur njerezit do te merziten , me propozimet dylekshe si limitimi i mandateve  ne dy apo ndryshimi i emrave te fshatrave me emra sllave. nderkohe qe vendi eshte i shytur ne varferi  dhe stagnacion ekonomik e vemtja gje qe di te flasi spahiu eshte drejtesia. hmmm... sa vizion te limituar qe ka te nacionalismit dhe te patriotizmit?!

Submitted by LORA (not verified) on

S'ka nevoje (ne realitetin  e vullnetit te deformuar te shqiptareve ne 22 vjet, ne menyre permanente) per pyetje me pergjigje 1 milion dollarshe.I vetmi problem qe duhet zgjidhur e garantuar eshte VOTA.Pastaj se ke zgjedhin,kjo eshte e drejte ekskluzive e njerezve.A mund te pergjigjesh ti Zaloshnja se a do te garantoht vullneti i shqiptareve,ne votimet qe vijne,apo jo?????

Kjo eshte nje pyetje qe nuk kerkon nje pergjigje me kosto.Nese juve ju kushton,nuk e dua fare.

Submitted by Astrit (not verified) on

Zaloshnja eshte gazetar dhe jo profet. Ai nuk ka nga ta gjeje sesi do te behen zgjedhjet e ardheshme.

Dhe ai ketu nuk hyn fare ne meriten e ceshtjes, ai diskuton ne rradhe te pare se cilat alternativa do te jene perpara elektoratit dhe sa atraktive jane ato. Zgjedhjet pastaj ka shume te ngjare te deformohen sic eshte tradita ne Shqiperi dhe kjo nuk eshte fare pyetje $1 milion se e dime te tere.

Submitted by Astrit (not verified) on

"Anonimi" me siper ben nje shpjegim mjaft te sakte te problemeve qe bart AK. Ftoj te tjeret ti referohen komentit te tij.

Ne rradhe te pare problemi i imazhit: AK vuan si aparencen ashtu edhe substancen e leader-ve te saj per te qene e besueshme. Per sa i perket aparences, ne krye te saje qendrojne disa juriste qe gjithe kohes kane qene ne aparate pro-qeveritare, me kryesori prej te cileve drejtoi pa bare ze KQZ ne zgjedhjet me te keqija te bera ndonjehere ne Atdheun e zgjedhjeve te keqija (Shqiperi). Si substance kjo levizje perfshin nje perzjerje eklektike te etosit folklorik mbushur me kompleksin e pafajesise dhe te persekutimit nga fqinjet (pjeserisht te justifikuar, pjeserisht te fantazuar) me vrullin pakrye te turmave te tifozeve te Qemal Stafes. Ne pergjithesi kjo eshte levizje "Kunder" shume gjerave por qe objektivisht frymezon pak kur bie fjala e dhenies se alternativave te reja.

Une mendoj se Shqiperia ka shume nevoje per nje parti te trete ndryshe. Qe le te mos marre votat me thase, por te marre nje pjese domethenese te tyre nga elektorati i iluminuar dhe edukuar. Kjo parti e trete per shume kohe do te kishte fuqi te reduktuar ne terren, por do te ishte shume e rendesishme te rigjeneronte Shpresen ne elektoratin pesimist shqiptar. Te pakten mua AK nuk me jep shprese...

Submitted by antishqiptari (not verified) on

Gjykimi per Ak eshte shume i thjeshte.

Spahiu mund te jete:

- Ne rastin me te keq nje psikopat nacionalist me mendesi te nje neorilindasi te keqformuar qe i ka seriozisht  ato qe thote dhe qe e ndan shume pak nga nje levizje neofasiste e cila do te jete qershia mbi torte ne panoramen e dhjere politike shqiptare.

- Ne rastin me te mire Spahiu eshte i pakenaquri i rradhes me Salen per shkak se nuk beri ne postin ne te cilin ai e vuri aq milione euro sa kishte ne mendje.

Sdq nuk votohet

Submitted by Anonim (not verified) on

perderisa je antishqiptare , skuptoj se cfare dreqin do qe shkruan  ketu. ik merr vella meso greqisht dhe anetaresohu tek agimi i  dhjere , se njerez si puna jote skan ci duhen shqiperis.

Submitted by turri (not verified) on

pse greqisht e jo serbisht, mbase nuk ja u a mban praapanica.

Apo mendoni se serbet i kemi vllezer gjaku Si Sasliu Fazllicin, Malltezin Oketiçin me shoke.

Greqia eshte nje kal i ngordhur qe nacionalizmin e ka per llafe ndersa sllavi vepron *ujku ujku dhe çakalli ha*.

Serbi perdit vret e dhunon e remben toka shqiptare e ju beni sikur nuk e dini/

Turp tju vij. Po u merzitet nga ky qortim  futni nje muzik sllave n e rehatohuni sic e keni zakon.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Do ta shihni ju se AK-ja ka per te dale nji parti neo-osmane.

Submitted by antishqiptari (not verified) on

Osmanizmi, me te mirat dhe te keqijat e tij eshte nje levizje mbikombetare, dhe te quash nacionalizmin patetik te Spahiut neoosmanizem duhet te kesh arsyetimin dhe guximin e nje njeriu qe ngaterron k... me dollarin

Submitted by anonim (not verified) on

Per mendimin tim, shume reklame po i beni kesaj fare 'partie' me flamur te madh carcaf. Dhe pas gjithe ksaj reklame, shtroni pyetjen se si do na dale kjo parti! (qe haptas e mbeshtesni me reklame).

Eshte nje parti fyese per inteligjences e nje votuesi mesatar! Mbledhje/miting me qesharake se Spahia as Salia s'ka bere!

Submitted by Vlora (not verified) on

Nuk do hyje ne debatin eshte realitet apo nje fllucke sapuni. Si emigrant i kthyer rishtazi ne Vlore nuk shikoje asnje parti tjeter te me perfaqesoje me mire se paria e Kreshnik Spahiut. N.q.s numerimi behet i sakt dhe jo me metodat ruse (ti voto dhe une numeroj) atehere do isha shume optimist per te ardhmen e vendit me Socialisten e Edi Rames ne krye dhe nje kryeopozitar si Kreshnik Spahiu , me pak fjale votoj me kriter per nje opozite funksionale per faktin se besoje AK nuk eshte gati per te ardhur ne pushtet

Submitted by altin goxhaj (not verified) on

AKZ eshte nj flluske televizive e projektuar nga media e Rames ku sallat mbushen me militante PS dhe nje grup i vogel tifozash ne rastin me te mire me shkolle te mesme! Autobuzi i rene nxorri nje fakt te cuditshem ne Librazhd! Te gjithe perfshire edhe shoferin i kishte sjelle Taulant Balla (kete e mesova nga nje koleg i shoqerise civile ne Librazhd). AKZ eshte nje projekt i Rames i cili eshte nje mik i ngushte i Spahise (kam qene deshmitare okular ne 2003, 2004 dhe 2007 mbi maredheniet e ngushta te Spahise dhe Rames gjate levizjes kunder importit te plehrave, nderkohe nga burime brenda PD aleancen e Rames me Topin e ka projektuar Kreshiku ne fillim te 2009 aq sa kishin rene dakort si per rizgjedhjen e Topit ne 2012 ashtu edhe per zgjedhjen e Prokurorit (nje person shume i afert me Familjen e Enver Hoxhes;-) direkt pas zgjedhjeve i cili do te synonte arrestimin e anetareve te familjes se Berishes). Veliaj, xheloz per sallat plot te Kreshnikut qe Rama nuk ia dha ne 2009, lavderoi Kreshnikun disa muaj me pare per te dekonspiruar prapravijen e PS ne krijimin e AKZ ndaj dhe 3 dite me pas Rama beri sikur sulmoi Kreshnikun ne menyre qe Kreshniku t dilte sa me i pavarur me qellim per te marre ndonje vote djathtas gjee cila ska per te ndodh sidomos qe FRD do te marre ndonje copez ne dem te Kreshnikut. AKZ nuk eshte nje projekt neootoman! AKZ shte financuar nga Soros ne 2010 per e krijuar rrjetin ne te gjithe Shqiperine gjoja ne emer te nje projekti per arsimin ne shkolat e mesme (shih Raportin e Soros per 2010 ne www.soros.al) . Por po ashtu AKZ merr financim te rregullt nga Ambasada e Iranit nepermjet Lisen Bashkurtit, Ilir Yzeirit, etj (kerkoni info tek Fondacioni Iranina Sahdi Shirazi, fondacion qe mendohet se hetohet nga amerikanet per veprimtari spiunazhi ne Shqiperi;-). AKZ nuk ka mbeshtetje amerikane dhe Arvizu nuk eshte shprehur per AKZ por kam bindjen se ishte at ashtu sic ishte edhe numerimin e votave me menge pervshur per ti kujtuar panelit qe po monitorohen me kujdes per sloganet e tyre nacionaliste. Mbeshtetja qe i ka dhene ndonje diplomat i huaj europian lidhet shum ngushte me historine personale te diplomatit te shtetit europian ne raport me Edi Ramen.

Dhe e fundit: AKZ DREJTOHET NGA NJE

- PSIKOPAT POLITIK AMBICIOZ

- IDIOT NE PROFESION

- SUPER I KORRUPTUAR NE CDO POZICION

Niveli i tij i ulet kultural eshte i ngjasem vetem me homologun e tij te Agimit te Arte!

Sa vota do te marre? Mos degjoni Zaloshnjen se ja fut gjithmone kot (e nxorri G99 3 vjet me pare me 4 deputete;-) Spahiu do te mare rreth 18.000 vota te shperndara dhe me kete formule zgjedhore nuk nxjerr dot asnje deputet. 1 vit kalon shpejt, ketu jemi, do flasim (une po e shenoj kete link faqeje qe tua kujtoj pas 1 viti;-)

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Eshte e shtune sot. Shko pastro portretin e Sales qe ke tek dhoma e ndenjes se ka kaluar 1 jave dhe ka zene pak pluhur.

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Ben gabim ti kujtosh te gjithe si vetja, militant.

Lexo komentin poshte per te pare c'mendoj une per Ramen (dmth debil).

Submitted by altin goxhaj (not verified) on

Me fal se ngaterrova objektin tend te adhurimit... qeka Kreshnik Spahiu!!! Hahahahahaa

Vetem nje njeri me zhvillim te vonuar mendor mund te kete si objekt adhurimi te parin e klases me aftesi te kufizuar: Kreshnikun;-))) Duhet me ja la, pastru, fshi, lepi fotografine Kreshnikut;-)))

Submitted by I3VI5 (not verified) on

hahaha

S'ke faj ti jo. Je mesuar te cuditesh nese te tjeret nuk dashurojne verberisht nje lider partie. AK (Jo kreshniku, se nga kjo e kemi pesuar ne, per shkak te militanteve si ti, partia dhe kryetari jane e njejta gje.) sic e permenda me poshte ka disa objektiva qe do ti sherbenin vendit, sic eshte kufizimi i mandatave qe mos te na ndodhi here tjeter qe tipa si Berisha te qendrojne 20 vjet ose ne krye te qeverise, ose ne krye te opozites.

Per sa i perket "atdhetarizmit" te pamase qe deklarojne, normale qe eshte populizem per te marre vota. Por te pakten kur te vijne ne parlament do te ulin disi servelizmin/peruljen e pamase qe Rame me Berishen kane per fqinjet, fakt qe ty nuk te ben pershtypje sepse fundja i vetmi qellim i jetes tende eshte mirqenja e Sales (Te na rroje sa malet!)

Submitted by altin goxhaj (not verified) on

Ti qofsh per fantazine e shfrenuar bazuar mbi nje nivel arsyetimi te denje per filloren qe te besosh tek ulja ne parlament e AKZ, tek roli i saj mbi karriken e fantazuar parlamentare dhe mbi pozicionin dhe qellimet e presupozuara te jetes sime;-)))

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Vetem kushtezimi i c'do aleance te ardhshme politike me kufizimin e mandateve mjafton per ta votuar AK-n, megjithe kritikat qe mund te kemi ndaj tyre. Si Berisha, si Rama, jane lidere autoritar qe vdesin per te pasur pushtet. Budallenjve te tille nuk duhet ti lihet dore e lire sepse eshte e pamundur te zevendsohen nga rotacionet brenda partise per shkak te pushtetit tyre te hekurt.

Submitted by Anonim (not verified) on

jo nuk mjafton aspak , se ramen dhe berishen e njohim e dim qe jan tradhetare te  kombit , por keta po perdorin simbolet tona kombetare per qellime politike personale esht enje vizion te ri te vendit qe keta duhet te ofrojne dhe asnjehere ne si shqiptare sduhet te mjaftohemi vetem me propozime iidote si kufizimi i  mandateve.  vendi ka nevoj te eci perpara , dhe jo me hapa te vegjel .... se katerqind vjete diference me perndimin nuk kapen me hapa te vegjel , kapen duke vrapuar.

prandaj miku im jo , akz  ka guximin ti komercalizoj simbolet tona kombetare ne ofert politike , atehere duhet te sjelli nje vizion te ri te vendit dhe jo vetem dy propozime elektoraliste sic po ben tani.

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Une them se mjafto (per momentin), gjithmone kur e krahaso me cfar alternativash na paraqiten. Te gjitha partite e tjera, dmth lideret e tjere sepse tek ne kryetari me partine jane e njejta gje, nuk e kane ne plan kufizimin e mandateve, qe do te thote po qe per ta do udhehiqnin deri sa te vdesin. Gjtihsesi mendoj se ky eshte vetem fillimi. Programi do zgjerohet akoma sepse do ia kerkoi publiku qe te jete me i detajuar.

Ti cfar alternative tjeter ke ne mendje psh?

Submitted by rrushi cenit (not verified) on

Kosovaret thone Tollovi para portes.Keshtu esht6e dhe prag zgjedhjet tek ne.Sikur nje dy qameti tre deputete te marre aleanca qar e ka,se mos i plasi prapanica kujt per shqiperine e shqiptaret.Te gjithe e kane mendjen tek paret dhe per pare edhe gjyshja ime e con shurren ne katin e peste.

Submitted by Anonim (not verified) on

Po c'lidhje ka AKZ me nacionalizmin dhe te ardhmen e ketij vendi. Kjo duket me shume si nje fshese qe duhet te ngreje pluhur kur dy gjela zihen. Keshtu qe shfaqja s'do jete shume e qarte. Por kushdo qe kane qene ideatoret e kesaj levizje ia kane futur kot me kete palo rob qe i kane vene ne krye. Po c'levizje a parti ti thuash kesaj kur, me perpara i vune emrin dhe pastaj idete i " mendojne" rruges. Me duket se kjo fllucke ka plasur pa u fryre mire akoma.

Submitted by nik (not verified) on

kush e degjoi spahi brilantinen (me duket se eshte homo ky) te emisioni xhunges.

ishte gallate e madhe se e kuptuam shume mire altrenativen e tij.vetem ky zaloshnja qe ishte present dhe u mundua (sipas porosise) qe ta nxirrte sa me mire jo vetem qe nuk arriti por nuk paska kuptuar asgje (ne fakt ka bere sikur nuk ka kuptuar se pagesa e majme qe merr nuk e le te shohe tej lekeve).

gazetaret e pyesnin per programin ekonomik ai fillonte shante berishen,

ata e pyesnin si do te arrinte qe te zgjidhte presidentin dhe gjykatesit nga populli ai perseri shante berishen

gazetaret e pyesnin se si do ta arrinte bashkimin ai perseri shante berishen.

kur e pyeten se ishte rritur korrupsioni ne gjyqsor gjate 5 vjeteve qe ai drejtoi KLD,perseri fajin e kishte berisha.

shume alternative e qarte.

nuk ke ci ben .trapi trap mbetet sado qe i jep vota zaloshnja njelloj si g99.states

Submitted by luani (not verified) on

Mendoj se bashke me FRD jane alternativat e vetme te mbetura. PD dhe PS na kane ardhur ne maje te hundes, kane 22 vjet qe vjedhin Shqiperine.

Submitted by Dritan (not verified) on

AKZ, eshte thjesht nje levizje kaotike e drejtuar nga nje palaco, qe po perdor mjete otomane.

Nje force ekstremiste e rrezikeshme.

Submitted by XHIMI (not verified) on

Bravo Zalozhnja, qe ngjyen penen ne historite me andarte,gjysher,ameriakne,Republike Bananesh e tje!

AKQ-ZI  eshte nje imitacion i keq i ekstremeve te djathte ballkanike,dhe nje "alternative" e Sistemit(Amerikan,EB),per te kontrolluar partite klasike shqiptare.Te tjerat jane llogje dhe "analiza ermocionale" me andarte,cetnike dhe komite.

Uroj qe te fitosh kunder grekerve,emocionalish, pasi AKQZ- ka celsat e kashtes,dhe ti nje pene qe e ngjyen ne balten e 1913-SS(es,es).

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.